Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
1 Prill, 09:18
Shqipëria 14 vite në NATO, Amba...
Aktualitet
11 Mars 2021, 07:47Nga DOSJA
ITALI– Zhvillime të reja lidhur me hetimet për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri. Sipas “La Nazione”, mostrat e eshtrave të gjetura në makinën e djegur në Pukë kanë mbërritur në laboratorët e Policisë Shkencore në Romë, ku edhe do të krahasohen me ato të fëmijëve të tij.
Kryeprokurori Raffaele Cantone dhe zëvëndësi i tij, Giuseppe Petrazzini, të dy kanë hapur një dosje lidhur me rastin, ku dy pistat kryesore të hetimit janë: vrasje me dashje dhe përfshirje në trafikun e drogës. Sipas mediave italiane, lidhur me këtë të fundit, konfidencialiteti nga ana e hetuesve është maksimal.
“Prokurorët dhe policia nuk duan të lënë asnjë gur pa lëvizur për të hedhur dritë mbi zhdukjen e biznesmenit,”-shkruhet në artikull.
Ndërkohë që hetimet vijojnë paralelisht. Hetuesit e sektorit të krimit të organizuar kanë dëgjuar disa dëshmitarë, duke përfshirë partnerin e sipërmarrësit Pecorelli, me origjinë nga Shqipëria, por banues në Itali.
Gjithashtu po rishikohen edhe të dhënat ekonomike të babait të katër fëmijëve. Sipas detajeve të zbuluara, kohët e fundit Pecorelli nuk po “lundronte në ujëra të qeta” nga pikëpamja financiare, aq sa u përpoq që të zgjeronte biznesin e tij në Vlorë.
Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri, fillimisht në Vlorë, dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën, ku qëndroi për dy net, por nuk u kthyer më kurrë në hotel. Në Pukë iu gjet dhe makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pecorelli e kishte marë me qera në aeroport. Brenda mjetit janë gjetur disa eshtra të djegura, ndërsa telefoni dhe ora e biznesmenit ishin të padëmtuara. Ndërkohë që duket i pabesueshëm fakti që zjarri të ketë shkatërruar skeletin e 45-vjeçarit por jo celularin e tij.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Myslym Shyri’ në Tiranë. Zjarrëfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka...
ELBASAN– Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, nën akuzën e pros...
KORÇË– Në juglindje të vendit kanë nisur reshjet e dëborës pas disa javësh mot të qëndrueshëm. Reshje më të shumta kanë rënë në Dardhë, ku dëbora ka...
DURRËS– Nëndetësja “TCG Çanakkale”, ka mbërritur në brigjet shqiptare. Sipas një njoftimi nga Autoriteti Portual i Durrësit në rrjetet sociale, nënd...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin se pas dy ditësh do të vijnë në Shqipëri dozat e para të va...
ITALI– Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi në banesën ku jetonte iu gjetën drogë dhe sende të vjedhura. Shqiptari i ident...
TIRANË– Dielli do të jetë i pranishëm ditën e sotme në territorin e vendit, mirëpo temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.Sipas MeteoAlb kthjellime dh...
TIRANË– Regjisori Robert Budina ka kujtuar rrugëtimin e tij drejt Italisë në vitin 1991. Budina tha se në anijen në të cilën udhëtonte i ka rënë të f...
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka kapacitete për të bërë të paktën 3500 testime në ditë për Covid 19.Gentjana Qirjaku, eksperte e ISHP-së, në një int...
PËRMET- Djali i Drini Elezi, tregoi për emisionin “Stop”, se babai i tij ka 2 vite, që qëndron i mbyllur në burgun e Zaharisë, ku trajtohet si i sëmurë men...