LIVE UPDATES
Politike

Reforma Zgjedhore, ambasadorja Yuri Kim: Marrëveshja e 5 qershorit duhet të kalojë siç është, s’mund të ndryshohet

9 Korrik 2020, 20:02 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, ambasadorja Yuri Kim: Marrëveshja e 5 qershorit duhet

VLORË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është ndalur gjerësisht tek reforma zgjedhore, për të cilën u arrit një marrëveshje dakordësie mes palëve, me ndërmjetësimin e saj, në datën 5 qershor. Në një intervistë për ‘Real Story’ në ‘News24’ Kim theksoi se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen në fjalë, ndërsa shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend.

PJESE NGA INTERVISTA

Çfarë mendoni se do të ndodhë me reformën zgjedhore? Duket shumë e ndërlikuar kur vjen tek votat. Sepse, ironikisht, kemi shumicën që thotë i pëlqejnë ndryshimet por nuk ka votat. Keni opozitën jashtë parlamentit që thotë i pëlqejnë ndryshimet por nuk i ka votat. Kemi dhe ata që kanë votat por nuk janë dakord. Opozita parlamentare. Si do shkojë mendoni?

Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore.  Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare. Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme.

Ajo që është arritur, doni të thoni marrëveshja?

5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton.

Po.

Sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme.

E kuptoj.

Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë.

Pra, është një lloj mesazhi që shkon kryesisht për qeverinë sepse ata kanë votat, ata kanë aftësinë të luajnë me votat në parlament. Por ju thoni që tek marrëveshja nuk ndërhyhet, po?

Po them që marrëveshja, 5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri.

Por e dini, kur flasim për rotacion dhe ndryshim, njerëzit duan ndryshim dhe i shohin listat e hapura si shenjë e marrjes së pushtetit nga politikanët tek vetja e tyre.

Po.

Dhe ky është çasti më i trishtë i situatës, sepse politikanët e arrijnë atë që duan të arrijnë, ndërsa atë që duan njerëzit, nuk e arrijnë dot. Prandaj ndihen të trishtuar.

Të shohim çfarë do të ndodhë.

Ok, meqenëse po arrijmë një destinacion të caktuar, si e shihni procesin e integrimit evropian?

Mendoj se është një projekt historik dhe përgëzoj popullin shqiptar dhe qeverinë shqiptare që kanë arritur në këtë pikë në histori. Do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë dhe po i thoja Luigi Soreca-s, Ambasadorit të BE-së, se ne jemi miqtë e Shqipërisë për 100 vitet e fundit dhe duhet të shtoni BE-në sin jë tjetër mik për 100 vitet e ardhshme. E di që flasim për atë që mund të fitohet nga procesi. Nuk është vetëm çfarë fitohet, por në fakt, ajo që duhet bërë. Dhe kjo do të kërkojë që qeveria shqiptare dhe populli shqiptar dhe udhëheqësit politikë shqiptarë, avokatë, gjyqtarë, prokurorë të bashkojnë forcat për ta bërë reformën në drejtësi realitet. Është e vështirë. E di që jo të gjithë e duan.  Jo të gjithë duan të gjitha pjesët e saj, por është vërtet e nevojshme dhe shumica dërrmuese e popullit shqiptar e do dëshpërimisht. Tjetra që di është që biznesi amerikan me të cilët flas e do dëshpërimisht. Askush nuk do të investojë në Shqipëri nëse nuk kanë ndjesinë se kontratat do të zbatohen, që nëse ka një mosmarrëveshje dhe nëse shkojnë në gjykatë, do të marrin një gjykim transparent dhe të ndershëm. Po ju jap një shembull: situata me duty free në aeroport. Çfarë turpi! Kur mendoj këtë, më vjen turp për të gjithë njerëzit e përfshirë në atë rast. Ishte një mundësi e madhe dhe përkundrazi, mendoj se mënyra se si situata shkoi ku një kontratë nuk u zbatua si duhej, jep pikërisht mesazhin e gabuar. Shpresoj që kjo të ndryshojë.

Si mund të ndryshojë? Sepse shembulli…

Reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi. Vetingu. Gjyqtarët që janë qartësisht të korruptuar duhet të dalin që aty. Nuk duhet të ulen në ato salla gjyqi. Nuk duhet të marrin vendime për asgjë. Duhet të jenë jashtë që aty.

Në fakt duhen futur në burg. E them unë këtë. Por gjithsesi, kur sheh ç’po ndodh me gjykatën kushtetuese, të gjithë njerëzit rreth saj në konflikt interesi me të, njerëzit humbin jo vetëm durimin, por edhe besimin.

Po.

Sepse përpara se të përfshihej Dvorani, gjërat shkonin keq. Tani që Dvorain nuk është aty, gjërat shkojnë mirë. Pra duket sikur në momentin që institucionet e drejtësisë arrijnë balancën politike, politikanët janë ok me të. Në momentin që duhet ndryshuar, luftojnë. Dhe ky është momenti kur ne themi, okay, Shtetet e Bashkuara u përfshinë, pse pranojnë kompromise në fund?

Mendoj duhet të shohësh se si…

Se unë nuk mendoj që për këtë reformë na duhen kompromise.

Mendoj duhet parë se u mbaron historia dhe jemi larg fundit të historisë. Do t’ju them se unë e marr procesin e vetingut shumë seriozisht. Dhe mendoj gjyqtari Dvorani është një nga gjyqtarët që e kaloi qartësisht këtë proces shumë të vështirë. Kam besim tek procesi dhe kam respekt për gjyqtarin. Se çfarë ndodh nga tani dhe kush e di se kur, të shohim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por mendoj se pika kyçe tani, në këtë çast, është që kemi opinionin e Komisionit të Venecias dhe mendoj se është një mundësi dhe duhet t’i mbajmë sytë tek rezultati pozitiv fundor dhe të kërkojmë mënyra se si mund të ecim përpara. Nuk më pëlqen të ngec në pyetje teologjike. Nuk më pëlqen të ngec në çështje filozofike. Siç e kam thënë më parë, nuk jam prift që të gjykoj kush është i përlyer e kush i papërlyer, nuk jam polic që të vendos kush duhet të jetë në burg dhe kush jo. Jam vetëm një diplomate amerikane dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e vendit tim, të cilat ka qëlluar të përfshijnë një të ardhme për Shqipërinë si një vend i forte, sovran dhe demokratik. Prandaj jam këtu dhe ky është misioni im.

(Marrë nga BalkanWeb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik reforma zgjedhore yuri kim keshilli politik reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet