Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BRUKSEL- Komisioni Europian i ka prezantuar Këshillit të BE-së kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Lajmin e konfirmoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
“Një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne sot vendosim kornizat për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit në BE për dy vendet. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, me një kontroll të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Mezi presim diskutimet e shteteve anëtare,”-shkruan ai.
Për përcaktimin e një date për vendimin e çeljes apo jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që ky kuadrër negociues të aprovohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Kuadri negociues përmban parimet, strukturën, thelbin e procesit të negociatave dhe bazohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për dy vendet.
Draft-kornizat janë ndarë në tre pjesë: 1) parime që rregullojnë negociatat e pranimit, 2) përmbajtja e negociatave dhe 3) procedura e negociatave.
Në muajin mars vendet anëtare të BE miratuan hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ende nuk ka një datë të caktuar se kur vendet do të merren në “shqyrtim” nga konferenca ndërqeveritare.
Pasi Shtetet Anëtare të kenë miratuar kornizat e bisedimeve, Kryesia e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian do të paraqesë Pozicionin e Përgjithshëm të BE-së të dakordësuar në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend, duke shënuar fillimin zyrtar të negociatave të pranimit. Kornizat e bisedimeve do të bëhen publike në këtë fazë.
Ndërkohë deri atë ditë, Shqipëria ka 15 kushte për të plotësuar, të cilat kanë lidhje me drejtësinë e re dhe me luftën ndaj krimit e korrupsionit, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË -Kryeministri Edi Rama ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje ndaj kreut të AAK, Ramush Haradinaj. Kreu i qeverisë shqiptare tha ditën e djeshme ...
KOSOVË– Ditën e sotme zv.kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka prezantuar Projektligjin për Qeverinë. Në dokumentin e prezantuar, janë përc...
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet Dorian Telitit, drejtorit të kabinetit të kryetarit Lulzim Basha, ka reguar në lidhje me projektin e prezantuar sot ng...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta, ka falenderuar homologen zviceriane, Simonetta Sommaruga, me rastin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike m...
TIRANË- Ministri i Jashtëm italian Di Maio bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ministri di Maio, gjatë të dy biseda...
TIRANW-Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet ish-deputetes Albana Vokshi, në lidhje me caktimin e datës 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Sipas Vokshit...
TIRANË – Kryedemokrati Lulzim Basha u takua sot me përfaqësues të shoqatave kryesore të turizmit, ku u njoh më nga afër me shqetësimet e tyre. Nëpërmjet nj...
TIRANË- Opozita e bashkuar ka reaguar pas orë pasi Damian Gjiknuri ka dorëzuar në Kuvend draftin e miratuar në Këshillin Politik. Maxhoranca dhe opozita ar...
TIRANË- Gramoz Ruçi mblodhi sërish sot Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit e Ligjeve, ku u diskutua për kërkesën e opozitës për ndryshimin e...