Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANW-Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet ish-deputetes Albana Vokshi, në lidhje me caktimin e datës 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Sipas Vokshit, vendimi i Ministres së Arsimit, Besa Shahini është antikushtetues dhe kriminal dhe vë në rrezik shëndetin e studentëve.
Ndër të tjera ajo shtoi, se ky vendim lë jashtë votimit 75% të studentëve. Ish-deputetja gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po tenton të kapë universitin me zgjedhjet e 30 korrikut.
Fjala e Vokshit
Zgjedhjet universitare janë ngjarja me domethënëse për demokracinë e universiteteve, por qeveria e Edi Ramës synon t’i shndërrojë ato në zgjedhje moniste për të emëruar më të besuarit në krye të fakulteteve dhe universiteteve, veçanërisht në Tiranë. Këtij qëllimi kriminal i shërben edhe vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, që ka caktuar datën 30 Korrik për zgjedhjet në univeristete. Nga pikëpamja ligjore, vendimi i qeverisë “Rama” është antikushtetues. Nga pikëpamja njerëzore, është kriminal. Ai vë në rrezik shëndetin e studentëve dhe pedagogëve, të cilët i thërret në një proces zgjedhor, në një kohë kur numrat e të prekurve nga COVID dhe vatrat e infeksionit po rriten çdo ditë. Edi Rama kërkon të bëjë me universitete atë që bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit, të emërojë njerëzit e tij, duke eliminuar çdo mundësi për garë të ndershme. Me vendimin antikushtetues dhe të paligjshëm të Ministres së Arsimit, qeveria ka përjashtuar 75 përqind të studentëve nga e drejta për të votuar. Ai lejon të kthehen në auditorë vetëm një pjesë të studentëve, ata që largohen këtë vit akademik, si në bachelor edhe në master, duke përjashtuar dhe duke i hequr të drejtën e votës, të gjithë pjesës tjetër të stundetëve. Ministrja e Arsimit nuk lë asnjë mundësi për shpalljen e platformave të dekanëve apo rektorëve, nuk lë asnjë mundësi për fushatë me studentët dhe pedagogët, pasi fakultetet janë të mbyllur, studentët janë të larguar për shkak të pandemisë. Kjo situatë e krijuar me vetëdije nga Edi Rama dhe Besa Shahini për të kapur dhe kontrolluar edhe universitetet, si çdo qelizë tjetër të këtij shteti, është e papranueshme! Është një përpjekje për të rrënuar edhe atë pak që ka mbetur nga autonomia në arsimin e lartë. Është shuarje e çdo shprese që kishin një vit më parë studentët në protestën e tyre. Këto zgjedhje pa votues, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen! Zgjedhjet në universitete duhet të kryhen në ligjshmëri të plotë, ku të respektohet e drejta kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar standarde, konkurencë dhe garë të lirë e të ndershme.Vendimi antikushtetues i qeverisë së Edi Ramës për të bërë zgjedhjet në universitete më 30 Korrik i shërben vetëm emërimit pa garë në krye të rektoratit të një shërbëtori të pushtetit, si Artan Hoxha, dekanit famëkeq të Fakultetit Juridik. Përveçse njihet si ish gjyqtari me pasuri të pajustifikuar 200 mijë dollarë, Artan Hoxha, mbahet mend si dekani që futi pabesisht policinë në mjediset e universitetit për të rrahur studentët në kulmin e grevës së tyre. Atë që nuk bëri dot Emiljano Shullazi 4 vjet më parë, nuk mund ta bëjë sot me një vendim antikushtetues Besa Shahini dhe Edi Rama.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Kryedemokrati Lulzim Basha u takua sot me përfaqësues të shoqatave kryesore të turizmit, ku u njoh më nga afër me shqetësimet e tyre. Nëpërmjet nj...
TIRANË- Opozita e bashkuar ka reaguar pas orë pasi Damian Gjiknuri ka dorëzuar në Kuvend draftin e miratuar në Këshillin Politik. Maxhoranca dhe opozita ar...
TIRANË- Gramoz Ruçi mblodhi sërish sot Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit e Ligjeve, ku u diskutua për kërkesën e opozitës për ndryshimin e...
TIRANË- Festa e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në një ‘festë’ edhe shqiptare. Përvit, ambasada amerikane organizon pritje për...
TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas çeljes së garës për aksin rrugor Milot Fier. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Salianj...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha folur për revolucion. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan me fjalët e John Kene...
Shqipëri- Deputeti Adriatik Alimadhi është larguar nga Tirana për të kaluar disa ditë relaksi në plazh. Ka qenë vetë deputeti në rrjetet sociale, i cili ka publ...
TIRANË– Ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë sot në seancën e radhës në Gjykatën Penalë në Tiranë.Pas daljes nga seanca, Balliu u shpreh i revoltuar përpara ...
VLORË- Kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, prej ditësh është nën sulme, të cilat në fillim i janë bërë nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas nga qytetarët. ...