"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Kamionët nga Kosova të bllokuar në Serbi, Rama i lutet serbisht Vuçiçit: Ngrijeni atë tra, le ta bëjmë rajonin shembull
31 Mars 2020, 15:16Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është drejtuar në serbisht presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit për të lejuar që të kalojnë kamionët nga Kosova, të cilët kanë mbetur të bllokuar në kufi prej 24 orësh.
Me anë të disa postimeve në Twitter, disa prej tyre në serbisht, kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar lirimin e kamionëve në mënyrë që Ballkani të jetë shembull solidariteti në botë në luftën kundër koronavirusit. Sipas Ramës, luftën kundër pandemisë që ka ‘gjynjëzuar’ botën mund të fitojmë vetëm nëse jemi të bashkuar dhe ndihmojmë njëri-tjetrin.
“Vetëm me solidaritet pa kufi dhe dhembshuri për njerëzit mund dhe do të mposhtim një armik të përbashkët. Z. President, ju lutemi hiqni pengesat për kamionët nga Kosova. Le të jetë fqinjësia jonë një shembull i solidaritetit shumë të nevojshëm për të fituar këtë luftë! Kamionët nga Kosova kanë 24 orë të bllokuar në kufirin e Serbisë! Në luftë kundër një armiku të përbashkët që nuk di për kufij, duhet të fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin. Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën,”-shkruan Rama.
Prej më shumë se një ditë, disa kamionë me mallra të Kosovës kanë mbetur të bllokuar në doganën serbe pasi autoritetet vendase nuk i lejojnë që të kalojnë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri dhe Lulzim Basha, kreu i PD, duket se kanë ëbrë sërish paqe. Sot ata kanë zhvilluar një bisedë virtuale, ...
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ngritur pikëpyetje lidhur me tenderin 1.5 milionë eurosh për blerjen e ushqimeve për Rezervën e Shtetit. ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e kurbës së përhapjes së koronavirusit në Europë dhe në botë, ku nuk mungonte as ajo e Shqipërisë.Kurb...
TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar pas lajmit të Dosja.al se një prej mjekëve e nisur për të ndihmuar Italinë ka qenë punonjës në një karbura...
TIRANE- Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar lajmin e botuar nga Dosja.al për rastin e Qazim Ismailit, njëri nga 30 anëtarët e stafit mjekësor që u dërguan nga...
Tiranë– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim online me gazetarët ka deklaruar se buxheti i shtetit ka para për të përballuar krizën...
TIRANË– Profesori Përparim Kabo ka kërkuar ndjesë, pasi i kërkoi ish-deputetit Tritan Shehu që të shkojë e të dalë vetë në vijë të parë në luftën ndaj Covi...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje për transparencë nga ana e qeverisë në lihdje me masat e marra në kohën që Shqipëria po...
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference me gazetarët ka deklaruar se qeveria është në ‘gjendje të rëndë mendore’, pasi hapi edhe...
TIRANË– Ka mjaftuar vetëm dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve të Shqipërisë drejt vendit fqinj që kryeministri Edi Rama të bëjë xhiron e mediave italiane...