Aktualitet

Aksidenti tragjik/ Ndërron jetë i plagosuri i dytë në aksidentin në Lushnje (Emrat)

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje.
Featured image of article: Aksidenti tragjik/ Ndërron jetë i plagosuri i dytë në aksidentin në Lushnje (Emrat) Foto nga vendngjarja e aksidentit

LUSHNJE– Ka ndërruar jetë ditën e sotme Alteo Shabani, i cili u  plagos mbrëmjen e djeshme në aksin Fier-Lushnje, ku makina me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga. Në këtë aksident humbi jetën edhe kushëriri i tij, Jorges Shabani 21 vjeç.  Ndërsa, në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës vazhdon të jetë Alban Doksani 24-vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm, ku ndërroi jetë shtetasi J.Sh , 21 vjeç, ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shtetasi A.Sh, 22 vjeç”- njofton policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nderkohe qe shtetasi A.D, 16 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës ne Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht te plagosurit u derguan ne spitalin e Lushnjes. Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal. Perplasja ka qene tragjike per dy te rinjte, njeri prej te cileve humbi jeten ne vend.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment