Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë- Ndriçim Mehmeti, pedagogu dhe eksperti i arsimit ka deklaruar së fundmi se qeveria shqiptare me politikat e saj po shkatërron ëndrrën e rinisë shqiptare për të studiuar.
Në një shkrim të gjatë në Facebook, ai ka renditur 8 pikat që sipas tij janë bërë në vendimet e qeverisë, që penalizojnë gjimnazistët të ndjekin studimet e larta. Ai thekson se qeveria nuk lejon që studentët me mesataren nën 6.5 nuk mund të konkurrojnë për shkollë të lartë dhe sipas tij kjo nuk është e drejtë.
“Pse Këshilli i Ministrave ndërhyn në këtë konkurrim dhe vendos vetë një vizë të përgjithshme, pragun minimal 6, pas 6.5, pastaj 7.5? Pse nuk lejon edhe ata nxënës me mesatare nën 6.5 të konkurrojnë? Këta nxënës vetë do të jenë më pak të favorizuar nga bashkënxënësit e tjerë që kanë nota lëndore më të larta për shkak të notave të ulëta që përfshihen në kriteret e pranimit. Pse nuk rri dot Këshilli i Ministrave të ndërhyjë aty nuk i takon? Kjo është një prirje e fortë etatiste.”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Nota si ndëshkim për universitetet në rrethe dhe shkatërrim i ëndrrës së rinisë shqiptare
1. Vendimi i Këshillit të Ministrave
Në qershor të vitit 2016 Këshilli i Ministrave vendosi që jo kushdo me diplomën e shkollës së mesme ka të drejtë të vazhdojë një nga shkollat tona të larta. E kanë këtë të drejtë vetëm ata nxënës me mesataren 6 (gjashtë) e lart. Kjo është pjesa themelore e Vendimit:
“ Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare minimale për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë … në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2016-2017, të jetë 6 (gjashtë).
Nota mesatare për tu pranuar në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:
a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollave në arsimin e mesëm të lartë;
b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës/Maturës Shtetërore.
Paragrafi 3: “Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në këtë vendim. Me sa kuptohet, ky Vendim ka pasur ndërmend të përmbushë dy qëllime njëherësh: Të përmirësojë cilësinë e shkollave të arsimimit të mesëm të lartë, d.m.th.të gjimnazeve, shkollave profesionale dhe shkollave të mesme të orientuara.
Për rrjedhojë, të përmirësojë cilësinë e shkollave tona të larta dhe të fashisë, kështu, ankesat e përsëritura të pedagogëve për prurjet e dobëta nga gjimnazet sidomos. Një qëllim i mirë dhe as dy qëllime të mira nuk plotësohen me mjete të gabuara. Ndërkohë viti pas viti qeveria rriti pragun e mesatares për pranim, çka vështirësoi së tepërmi praninë e të rinjve në universitet e në veçanti ato të rretheve.
2. Vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën
Neni 57, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë“Kushdo ka të drejtë për arsimim.”
Ky paragrafi nuk përjashton ndonjë nivel arsimimi. Falë vendimit të Këshillit të Ministrave që del gjithnjë vetëm 1 muaj përpara përfundimit të Maturës Shtetërore, disa qytetarëve të Republikës së Shqipërisë u mohohet kjo e drejtë e arsimimit për arsimin e lartë. Arsyeja e pa provuar dhe pa asnjë mbështetje në matje apo studime serioze: Nota mesatare 6.5, apo, më tutje 7.5, do të rrisë cilësinë në arsimin e lartë!?
3. Pasoja e dëmshme e paragrafit a) të Vendimit
Nota mesatare e nxënësve fillon të llogaritet si mesatarja e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet … Kjo notë mesatare varet nga nota që çdo mësues i lëndës cakton për secilin nxënës të tij. A besojmë vërtet se mësuesit, në përgjithësi,të këmbëngulin për disa nxënës notën e merituar 5 (pesë) në vend që t’ua ngrenë vetëm një notë, deri te pragun minimal, 6 (gjashtë), e më pas pse jo 7 dhe 8? Pra, a besojmë vërtet se mësuesit, në përgjithësi, marrin vendimin e vështirë që të jenë ata të cilët tu mohojnë disa nxënësve për të aplikuar për në shkollën e lartë?
Pastaj, a do ta pranonin këtë qëndrim të ndonjë mësuesi së paku në komunitetet e fshatrave dhe të qyteteve të vogla? Sa për mësuesit që nuk lëshojnë do të bënin çmos prindërit që të thyheshin me abuzime deri në korrupsion, sepse edhe prindër të përkorë ndaj respektimit të ligjeve gjatë jetës së tyre, ligshtohen kur bëhet fjalë për fëmijën e tyre. Sigurisht ka shumë mësues korrekt ndaj ndërgjegjes së tyre profesionale.
Megjithatë nga ekspertë të mirënjohur në fushën e arsimit, sapo u shpall ky Vendim i vitit 2016,thanë se tani e tutje nota më e ulët kaluese nuk do të jetë nota 5 (pesë) por 6 (gjashtë)
Pra, një pasojë e dëmshme e këtij Vendimi është që një pjesë jo të vogël të nxënësve përgjithësisht nota e vërtetë 5(pesë) do të kthehet në një notë më të lartë të falsifikuar.
Një pasojë tjetër: Do të shtohet trysnia ndaj mësuesve për të mos e kryer detyrën e tyre ashtu si duhet. Disa mësues dhe drejtorë të shkollave janë ankuar nën zë për këtë dukuri. Një shoqatë joqeveritare do ta zbulonte me statistika të qarta po të merrte përsipër të nxirrte në shesh të vërtetën. Nota mesatare dëmton edhe nxënësit me nota të larta, por kjo është një temë tjetër, që ha diskutim më vete
4. E njëjta notë lëndore midis dy nxënësve, kudo në Shqipëri
E njëjta notë lëndore midis dy nxënësve, kudo në Shqipëri, a dëshmon të njëjtin nivel përvetësimi të lëndës?Aspak. Kush ka dhënë mësim në vitin e parë të gjimnazit ka vërejtur sa shumë ndryshon edhe nota 5 (pesë), madje 10 (dhjetë) midis dy nxënësve të ardhur nga dy shkolla të ndryshme nëntëvjeçare. Këshilli i Ministrave vendosi që një peshë të madhe të notës mesatare për tu pranuar në institucionet e arsimit të lartë ta zërë nota përfundimtare vjetore e lëndëve. Kjo do të thotë të krijosh një pabarazi të padrejtë midis maturantëve të diplomuar e cila dëmton konkurrencën e paanshëm për t’u pranuar në shkollat e larta. Është një dëm që Vendimi i përvitshëm i qeverisë, e shkakton në kurriz të maturantëve.
5. Pse Qeveria ndërhyn në konkurrimin te maturantët për të ndjekur shkollën e lartë?
Shkollat tona të larta kanë vendosur kriteret e tyre të pranimit. Nuk është rasti këtu për të komentuar këto kritere, po, sidoqoftë, për secilin program studimi në fakultete të ndryshme në Tiranë e rrethe, maturantët e diplomuar konkurrojë dhe renditen njëri pas tjetrit sipas kritereve të vendosura nga shkollat e larta. Një vizë ndan ata që e fitojnë ndjekjen e asaj dege nga ata që nuk e ndjekin.
Pse Këshilli i Ministrave ndërhyn në këtë konkurrim dhe vendos vetë një vizë të përgjithshme, pragun minimal 6, pas 6.5, pastaj 7.5? Pse nuk lejon edhe ata nxënës me mesatare nën 6.5 të konkurrojnë? Këta nxënës vetë do të jenë më pak të favorizuar nga bashkënxënësit e tjerë që kanë nota lëndore më të larta për shkak të notave të ulëta që përfshihen në kriteret e pranimit. Pse nuk rri dot Këshilli i Ministrave të ndërhyjë aty nuk i takon? Kjo është një prirje e fortë etatiste.
6. Ndryshimi i rregullave të lojës ndërkohë që loja ka nisur.
Nxënësit e parë, që përfshihen në zbatimin e Vendimit të qershorit të vitit 2016, do të paraqesin kërkesën e tyre për shkollim në 2019 ndoshta edhe më vonë. Sata ën vitin e parë mësojnë se mesatarja është 6, pastaj ajo bëhet 6.5, pastaj 7 dhe askush nuk mund të parashikoj se deri ku do të ngrihet ky prag.
Ndërkaq nxënësit që konkurruan në 2016, kanë punuar pa këtë Vendim për dy vitet e para të shkollimit. Duke dëshiruar të ndjekin një profesionin, gjatë këtyre dy viteve kanë përzgjedhur lëndët me zgjedhje që u përshtaten, madje për jo pak prindërit e tyre kanë shpenzuar për kurset e duhura private. Ata kanë parashikuar një mesatare përfundimtare të lëndëve të shkollës së mesme të lartë të mundshme për një konkurrim fitues kurse papritur shpallet një ndryshim i rëndësishëm. Nxënësit do të vepronin ndryshe po të ishin lajmëruar qysh pas përfundimit të shkollës nëntëvjeçare. Pse i gjithë ky ngut?
7. Vendimi i prillit të vitit 2017
Vendimi i Këshillit të Ministrave për notën minimale ishte në fuqi vetëm për një vit shkollor.
Në prill 2017 Këshilli i Ministrave e shtyn edhe për një vit respektimin e pragut 6 (gjashtë), veç përsëri me një ndryshim: Paragrafi 3) i Vendimit tani shpall notën 7 (shtatë) si prag minimal për këdo maturant të diplomuar që dëshiron të bëhet mësues.
Pse pikërisht për mësuesit? Arsyen na e tregon Ministrja e mëparshme, Znj. Nikolla. “Nuk mund të rrinim symbyllur, dhe të shikonim se gjithmonë dhe më shumë maturantët më të dobët zgjidhnin profilet e mësuesisë … për të injektuar pastaj në sistem mësues të dobët … “
Fare mirë, por meqë degët e mësuesisë do të shpëtojnë tani e tutje nga “nxënësit e dobët”.
le të bëhen këta “më të dobëtit” mjekë, ekonomistë, juristë, inxhinierë etj. “… ne duhet të bëjmë të pamundurën që programet e mësuesisë të përcjellin mësues cilësorë.” – deklaroi Nikolla. Si kanë menduar që maturantët të cilët kanë dëshiruar dhe përgatitur për t’u bërë mjekë, ekonomistë, inxhinierë etj. të heqin dorë sakaq dhe të aplikojnë për mësues?
Ajo këshillon bukur “… të zgjidhni pa frikë pikërisht këtë profesion se ju fisnikëron …”
Po mjekësia, p.sh., nuk të fisnikëron?! Si do të arrijnë të tërheqin mësuesit cilësorë?
Ja sesi sipas Nikollës: “Duke mundësuar në fakultetet e edukimit një histori të re të formimit të tyre.” Ka dashur të thotë që do të përmirësohen fort degët mësuesisë.
Tjetër: “ … deri në 40% deri në fund të mandatit pagën e mësuesit.” D.m.th. në fund të mandatit qeverisës pagat e mësuesve do të rriten me 40%. A po ngjet kështu vërtet?
Mësuesit mos do të kenë pagën më të lartë nga profesionet e tjera, apo nuk ka dashur të thotë këtë? Nuk ka premtuar që maturantët do ta parapëlqejnë profesionin e mësuesit, sepse të gjithë atyre do t’u jepet bursë e plotë. Do të ishte një lehtësim i mirë për studentët e familjeve të varfra. Në të vërtetë thotë diçka për bursat: “… qeveria do të mbulojë përmes bursave, të gjitha ata maturantë me notë mesatare mbi 9” Veç kjo sikur nuk ka lidhje me reformën e notës 7 (shtatë). Në 2019, për të treguar se edhe Besa di të bëjë reforma, i propozoi KM, notën mesatare 7.5, e cila u sanksionua në VKM. Pra pa bërë asnjë studim, pa u mbështetur në asnjë matke, Besa na propozon se 7.5 na siguron mësues më cilësor. Rezultati? Programe studimi të mbyllura, Fakultete të mbyllura, të rinj që janë në rrugë me valixhe në dorë për tu larguar. Në një të ardhme të art nuk do të kemi më mësues për përmbushjen e nevojave të arsimit të detyruar dhe atë të mesëm. Padija do të shtojë dhe thellojë edhe më tepër varfërinë
8. Në fund edhe diçka e rëndësishme
Kush na qenka ai që na parashikoka që maturantët e diplomuar me mesataren nën 6.5, nuk do të kenë sukses në shkollat e larta?! Përvoja botërore ka dëshmuar se edhe talentet shpesh shfaqen jo herët, jo më për nxënës që për shkaqe krejt subjektive si papjekuria e moshës ose rrethana të pafavorshme tënga më të ndryshmet nuk japin më të mirën në arsimin e mesëm të lartë, por e marrin me përkushtim dhe rezultatet më të larta, kur ndjekin degën e dëshiruar prej kohësh. Qeveria dhe Ministria e Arsimit, me vendimet e tyre, ndëshkuan rëndë universitet në rrethe dhe shkatërruan ëndrrën e të rinjve, për të provuar një mundësi më shumë në jetën e tyre. Ulja drastike e numrit të nxënësve në arsimin e mesëm, pengesat artificiale të nxjerra prej VKM-ve, do të ulin numrin e studentëve, duke varfëruar jetën studentore në rrethe, por edhe në Tiranë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqipëri-Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, shumë shqiptarë, sidomos administrata, pritet t’i festojë jashtë vendit. Data 28 dhe 29 bien të enjte dhe të pr...
TIRANË- Pas lajmit të dhënë mëngjesin e sotmë se një godinë në Qytetin Studenti e rikonstruktuar 4 muaj më parë, një tjetër rast i tillë është regjistruar ...
TIRANË- Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detjae të tjera në lidhje me një vrasje të bujshme që ka ndodhur nëntorin e kaluar në Durrës, ekzekutimin e Edison...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” ka treguar se në vend ka ardhur një tjetër ngarkesë me drogë nga Ekuadorit.Në fjalën e tij, ...
LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në autostradën Fier-Lushnje, ku një makinë ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve mësohet se nga akside...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar kërcënimin e denoncuar sot nga deputetja e opozitës Rudina Hajdari.I ftuar në “Opinion”, Hoxha është...
BELGJIKË- Një qytetar nga Brukseli ka arritur që të gjejë biçikletën e tij të vjedhur në Fier. Pas humbjes së saj e shumë muaj kërkime, ai ka arritu...
FUSHË-KRUJË- Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Fushë-Krujë. Ashtu siç duket nga pamjet dy makina janë përplasur me njëra-tjet...
TIRANË– Tre kandidatët për kryeprokuror të Përgjithshëm do të intervistohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorirsë më 11 nëntor. Në intervistat publike ...
KAPSHTICË– Radhë kilometrike janë shënuar pasditen e sotme në pikën kufitare me Greqinë, atë të Kapshticës.Mësohet se radha e makinave ka shkuar thu...