Aktualitet

Makina përfundon në kanal në aksin Fier-Lushnje, një person humb jetën, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Ka qenë një makinë tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë marrë dëmtime të shumta.
Featured image of article: Makina përfundon në kanal në aksin Fier-Lushnje, një person humb jetën, dy të tjerë në gjendje të rëndë Aksidenti në Lushnje

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në autostradën Fier-Lushnje, ku një makinë ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve mësohet se nga aksidenti i ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës, një person ka mbetur i vdekur dhe dy të plagosur. 

Ka qenë një makinë tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë marrë dëmtime të shumta.

Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bllokuar aksin rrugor dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI  I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot rreth orës 21:30, në aksin rrugor Lushnje–Fier,në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, mjeti tip “DAIMLER CHRYSLER”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.

Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment