Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berat- Elian Qama është një 19-vjeçar nga qyteti i Beratit, që ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.
I riu vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur, “chordome cervival”, e cila është një formë shumë e rrallë e kancerit, që prek një në një milionë njerëz. Kjo sëmundje agresive i ka bllokuar ezofagun dhe e pengon atë të ushqehet normalisht.
Një i afërm i Elianit ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve për 19-vjeçarin, i cili është detyruar të shtrohet në Belgjikë për kurim, pasi në Shqipëri nuk i është dhënë asnjë shpresë. Sipas tij, ndërhyrja kirurgjikale që do t’i shpëtonte jetën Elianit kushton rreth 200-300 euro, të cilat familja e tij nuk mund t’i sigurojë dot.
Kushëriri i 19-vjeçarit shkruan se mjekët i kanë dhënë jo më shumë se 2 muaj jetë të riut, pasi çdo ditë i rritet masa tumoriale.
Mesazhi i plotë: “Pershendetje Joq, doja nje ndihme te vogel nga ju. Nje kusheriri im eshte me semundje te keqe, nje lloj kanceri shume i rralle, agresiv dhe vdekjeprures dhe ka shkuar ne belgjike per tu kuruar. Kjo semundje prek 1 ne 1 milion banore dhe operacioni kushton shume shtrenjte, rreth 200-300 mije euro. Eshte vetem 19 vjec dhe eshte shum i ri qe ta humbi jeten. Kam foton e skanerit qe tregon nga se vuan, eshte e shkruar ne frengjisht. Ju lutem shperndajeni. Ai nuk ka kohe, cdo dite i rritet masa tumoriale. Ju lutem ata qe kan mundesi te vene doren ne zemer dhe ta ndihmojn Elianin, nese nuk mblidhen parate ai vdes. Mjeket i kane dhene edhe 2 muaj jete.”
Edhe vetë 19-vjeçari i sëmurë ka bërë një thirrje për ndihmë, në faqen e një fondacioni francez “Leetchi“, ku publikohen apele për ndihmë dhe grumbullohen fonde për njerëzit që kanë nevojë urgjentisht për ndihmë.
Ai tregon se një ndërhyrje kirurgjikale në Belgjikë, e shoqëruar me kimioterapi, do t’i shpëtonte jetën. Eliani thekson se tumori rrezikon t’i marrë jetën, duke i bllokuar frymëmarrjen.
Apeli i 19-vjeçarit: “Pershendetje, quhem Elian, jam 19 vjeç dhe vuaj nga një sëmundje e rëndë dhe e rallë që quhet chordome cervical (është një tumor shume i rrallë dhe shumë agresiv që me ka bllokuar ozofagun dhe me pengon të ushqehem normalisht. Ky lloj tumori rrezikon të më marrë jetën duke më bllokuar frymëmarrjen. Jam shqiptar, por në vendin tim nuk ka asnjë zgjidhje për mua, atje jam i dënuar të vdes nga kjo sëmundje e rrallë. Këtu në Belgjikë, një ndërhyrje kirurgjikale e shoqëruar me radioterapi do të më jepte mundësinë ti mbijetoja kësaj sëmundjeje. Por, duke mos qenë i siguruar me dokumente dhe kartë shëndetësore, unë dhe familja ime duhet të paguajmë gjithë faturat që janë tepër të kushtueshme . Për këtë arsye ne kemi nevojë për solidaritetin tuaj. Ndihma juaj më është shumë e vyer.
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar 19-vjeçarin:
Numri i llogarisë: BE79 1030 6386 1333
Për derdhjen e parave nga jashtë shtetit, duhet edhe ky kod: BIC NICABEBB
Marrë nga JOQ
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Greqi- Me një këngë shqiptare, këngëtarja ukrainase ka mahnitur grekët. Bëhet fjalë për këngëtaren Angelina Statyeva, e cila zgjodhi që në skenën e “The Voice ...
Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View ...
Kosovë- Një të mërkurë në mesditë në fillim të shtatorit, gazetarët u mblodhën në një dhomë të vogël në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për një k...
Tiranë- Emisioni Opinion, këtë të hënë diskutoi mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Gazetari Spartak Koka tha se disa njerëz të botës së krimit janë pajisur ed...
Tiranë- Ndriçim Mehmeti, pedagogu dhe eksperti i arsimit ka deklaruar së fundmi se qeveria shqiptare me politikat e saj po shkatërron ëndrrën e rinisë s...
Shqipëri-Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, shumë shqiptarë, sidomos administrata, pritet t’i festojë jashtë vendit. Data 28 dhe 29 bien të enjte dhe të pr...
TIRANË- Pas lajmit të dhënë mëngjesin e sotmë se një godinë në Qytetin Studenti e rikonstruktuar 4 muaj më parë, një tjetër rast i tillë është regjistruar ...
TIRANË- Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detjae të tjera në lidhje me një vrasje të bujshme që ka ndodhur nëntorin e kaluar në Durrës, ekzekutimin e Edison...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” ka treguar se në vend ka ardhur një tjetër ngarkesë me drogë nga Ekuadorit.Në fjalën e tij, ...
LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në autostradën Fier-Lushnje, ku një makinë ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve mësohet se nga akside...