Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është nxjerrë nga qelia e paraburgimit për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se magjistratja do të merret në pyetje në lidhje me pretendimet e familjarëve, se ajo është kërcënuar për të liruar nga qelia persona të rrezikshëm. Hoxha do të pyetet nëse pretendimet e familjarëve të saj qëndrojnë.
Të shtënën, ditë kur gjyqtarja doli para GJKKO-së, për t’u njohur me masën e siguriusë, e bija dhe babai, u shprehën se ajo ishte e drejtë në marrjen e vendimeve, por se mund të ishte kërcënuar.
Vetëm dy ditë më parë, Anta Kraja do të deklaronte para mediave: Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ato. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar.
Por përse akuzohet gjyqtarja?
Enkelejda Hoxha u vu në pranga pak ditë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës. Edhe mjeku, ka përfunduar i arrestuar.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është përplasur me kreun e Partisë “Balli Kombëtar”, Adriatik Alimadhi. Deputeti i opozitës u indinjuar pasi pa...
TIRANË– Një qytetar ka kërkuar nga spitali Infektiv nxjerrjen e personit të afërm që ka të shtruar për shkak të Covid. Për mediat ai është shprehur se ësht...
DURRËS– Prej disa ditësh vendi është pushtuar nga temperaturat e ulëta dhe moti i keq, i cili ka shkaktuar problematika në bllokimin e akseve dhe ndërprerj...
TIRANË– Infektime me koronavirus janë konfirmuar në institucionet shqiptare të drejtësisë. Kështu me Covid rezulton gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme ...
KORÇË– Fshati malor i Dardhës në Korçës është ‘zgjuar’ i mbuluar nga dëbora. Në videon e siguruar nga ‘Dosja.al shihet se e gjithë rruga ësht...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është infektuar nga pandemia e koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar ajo vetë me anë të një postimi në rrjetet...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli.Në fillim ishin dy pista kryesore: ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasje...
DURRËS– Policia e Durrësit ka prangosur një 23-vjeçar nga Palestina, i cili tentoi që të vidhte një taksi, duke plagosur shoferin e saj. Burime për ...
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale për Ervin Matën. Ky i fundit do të akuzohet për kallëzim të rremë pas dëshmisë që dha në muajin...
TIRANË– Kataldo Kuliçi është prangosur nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim. 24-vjeçari, i arrestuar për gjobvënie akuzohet se...