"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Mori taksi në Tiranë, po shkonte në Durrës! 23-vjeçari palestinez nxjerr thikën dhe kërcënon shoferin, donte t’i merrt
15 Shkurt 2021, 09:55Nga DOSJA
DURRËS– Policia e Durrësit ka prangosur një 23-vjeçar nga Palestina, i cili tentoi që të vidhte një taksi, duke plagosur shoferin e saj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 23-vjeçari palestinez mori taksi në Tiranë dhe po shkonte me të drejt Durrësit.
Sapo ka hyrë në zonën e Fllakës, 23-vjeçari kërcënoi taksistin duke i vënë thikën në fyt 40-vjeçarit nga Tirana me iniciale D.M. Shoferi i taksisë nuk i është bindur dhe është përleshur me palestinezin, duke marrë edhe dy plagë në dorë. Në momentin kur i riu është larguar, taksisti ka njoftuar Policinë, e cila ka arritur që të prangosë 23-vjeçarin.
I riu nga Palestina do të dalë para drejtësisë, pasi akzuohet për veprën penale “vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit”, tha Policia në njoftimin e saj për mediat.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale për Ervin Matën. Ky i fundit do të akuzohet për kallëzim të rremë pas dëshmisë që dha në muajin...
DIBËR– Zonat e thella malore në Qarkun e Dibrës po përballen me një acar të vërtetë prej 3 ditësh. Në Lurë e Kala të Dodës banorët janë të izoluar totalish...
Aktualitet15 Shkurt 2021, 09:11
DIBËR–F.Shehu, nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sali Shehu ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasditen e djeshme në fshatin Limjan të njësis...
KUKËS-Në qarkun e Kukësit, situata meteorologjike paraqitet e stabilizuar pasi reshjet e dëborës kanë pushuar, megjithatë temperaturat e vijojnë të jenë të...
TIRANË– Policia e Shtetit ka prangosur 8 persona, një prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Në pranga kanë përfunduar persona, të akuzuar për vepra pena...
SHKODËR– Qyteti i Shkodrës vijon të jetë i përmbytur. Aktualisht janë 1800 hektarë tokë bujqësore nën ujë ndërkohë që rrugë të bllokuara ka në Darragjat, S...
TIRANË– Një 25-vjeçar është prangosur në kuadër të operacionit “Sunday”, pas disa informacioneve që Policia e Shtetit mori se i riu mbante armë në b...
LEZHË– Situata në qarkun e Lezhës duket se ka nisur që të përmirësohet. Emergjencat civile në qytet kanë bërë me dije se rruga e Kombit në zonë është e kal...