"Donin të shpërbënin Shqipërinë pa i bezdisur askush", Kalaja para bashkisë: Fitorja e Trump tregoi se duhet t&eum...
Aktualitet
Lajmi fals për tërmetin, Elton Deda: Disa portale janë të mjerë… vendin e ka harruar Zoti
23 Shtator 2019, 09:53Nga DOSJA
Tiranë- Për lajmin që u publikua ditën e djeshme se në orën 23:30 do të kishte një tërmet të fuqishëm ka reaguar edhe këngëtari Elton Deda. Ai shprehet ndaj gazetarëve se janë të mjerë që panikosin njerëzit.
Sipas tij disa portale janë të mjera pasi për disa “likes” futin frikën tek njerëzit.
“Kjo tregon edhe njëherë se ku është degjeneruar morali i shoqërisë sonë në këtë vend të harruar edhe nga Zoti. Te përhapësh panik për pak “likes” te disa portale që ja punojnë vëllezërve te tyre. Ne kemi kohe qe jemi shthurur moralisht e na ka vene poshtë vesi dhe poshtërsia, por o njerëz çdo gjë ka një kufi. Jeni te mjerë e me vjen keq për ju. Shqipëria do jetojë e do begatojë e s’ka termet qe ta vërë poshtë. Uroj qe të jetoj pa ju qe panikosni njerëzit e vuajtur e hallemëdhenj. Natën e mire e kthehuni në shtëpi.“, shprehet Elton Deda.
Policia e Tiranës ka shoqëruar dy gazetarë, të cilët kanë publikuar lajmin së një tërmet i fortë do të trondiste Shqipërinë në orën 23:30 të mbrëmjes së sotme, lajm i cili rezultoi fals. Bëhet fjalë për gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica të “Shekullit”.
Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë dy ditë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar ditën e sotme që mësimi do të rifillojë si normalisht. Në një konferencë për shtyp, ministrja e Arsim...
TIRANË- Në median greke flasin për një shkencëtar nga njëra anë, person me psikoza të çuditshme nga ana tjetër. Akis Tselentis, profesor i Sizmologj...
GREQI- Një meteorolog grek ka alarmuar të gjithë pas një postimi që ka bërë ai në rrjetin e tij social në Facebook. Sakis Arnaoutoglou në një reagim, ka bërë me...
Tiranë- Mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme në orën 12:00 është shtyrë. Shkak ësh...
Shqipëri- Dom Gjergj Meta, Drejtuesi i Dioqezës së Rrëshenit ka reaguar për çështjen e tërmete në vend. Ai shkruan në “Facebook” se parimi kryesor që duh...
TIRANË– Lëkundjet e tokës nuk kanë ndaluar as gjatë natës në vend. Sipas agjensive të huaja të matjes së tërmetit, një tërmet ka rënë në Patok dhe një tjet...
Tiranë– Pas tërmetit të rëndë që goditi vendin të shtunën pasdite, fotoreporteri gent Shkullaku ka publikuar një foto nga fshati Zhurje i Tiranës, ku një grua p...
TIRANË– Regjisorja e njohur Elma Doresi ka rrëfyer tmerrin që përjetoi mbrëmjen e djeshme pas përhapjes së lajmit të rremë për tërmetin që pritej të ndodht...
TIRANË- Gazetarja e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Polici, Daniela Grrica, e medias “Shekulli Online” ka reaguar pas akzuave që i janë bërë se kishte përh...
Shkodër- Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë- Shkodër, në fshatin Plezhë. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një k...