LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata pas tërmeteve, ministrja Shahini: Nesër të gjithë në mësim, dy shkolla nuk hapen

23 Shtator 2019, 09:51 Nga DOSJA
Situata pas tërmeteve, ministrja Shahini: Nesër të gjithë

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar ditën e sotme që mësimi do të rifillojë si normalisht. 

Në një konferencë për shtyp, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u shpreh se nga nesër të gjitha institucionet arsimore do të rihapin dyert për nxënesit, përveç dy shkollave të dëmtuara nga lëkundjet.

“Mësimi rifillon nesër me shfaqjen e një video informuese të ndërtuar nga “Save the Children” në lidhje me masat që duhen ndërmarrë në rast tërmeti. Është video e animuar me disa personazhe fëmijë që kujdesen për vete në rast tërmeti,”- u shpreh ministrja.

Deklarata e plotë:

“Ashtu siç e raportuam edhe mbrëmjen e djeshme, dita e sotme ishte ditë pushimi për nxënësit e arsimit parauniversitar në Qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit – ndërkohë ditën e nesërme fillon normalisht procesi mësimor. Bëj me dije se dita e sotme e pushimit për nxënësit e zonave në fjalë, do të zëvendësohet në të ardhmen me një ditë tjetër. Për datën se kur do të bëhet zëvendësimi, vendosin zyrat arsimore në vijim.  Nga verifikimet në terren që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme nga ekipet e MASR, zyrave vendore arsimore, në bashkëpunim edhe me inxhinierët e njësive bashkiake – kemi konstatuar se në të gjithë territorin e vendit godinat e shkollave janë kryesisht te padëmtuara dhe plotësisht të gatshme për mësim. Janë vetëm dy objekte shkollore – të dyja shkolla vartëse në fshatra – një në Berxullë (Vorë) dhe tjetra në Allgjatë (Tiranë) – të cilat ditën e nesërme nuk do të hapen për efekt sigurie, por nxënësve të këtyre dy shkollave i kemi siguruar transportin për në shkollat qendër ku do ta vazhdojnë mësimin nga nesër e tutje.  Mësimi rifillon nesër me shfaqjen e një video informuese të ndërtuar nga “Save the Children” në lidhje me masat që duhen ndërmarrë në rast tërmeti. Është video e animuar me disa personazhe fëmijë që kujdesen për vete në rast tërmeti.

Katër gjërat kryesore që i mësojmë nga kjo video:

– gjatë lëkundjeve NUK duhet vrapuar jashtë godinës, por duhet gjetur një vend i sigurtë brenda dhomës (p.sh nën tavolinë) për të qëndruar deri sa të kalojë lëkundja;

– pasi pushon lëkundja, duhet të siguroheni që jeni mbathur më këpucë që mbulojnë këmbën (të parandalojmë lëndime në këmbë në rast se ka xhama të thyer);

– duhet mbuluar koka me një jastëk apo libër dhe ngadalë duhet dalë nga ndërtesa – pa vrapuar dhe duke ruajtur qetësinë;

– në rrugë, nuk duhet të qëndrohet nën dritaret e shtëpive, sepse mund të bjerë diçka nga lartë.

Video informuese do të shpërndahet që në orën e parë të mësimit dhe do të diskutohet në lidhje me këto masa.

Prapë në kuadër të mirë-informimit, bashkërisht edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, jemi duke hartuar njëkohësisht të tjera materiale edukative për shkollat në mënyrë që secili të ndjehet i pajisur me informacion që do t’i ndihmojë në përballimin e situatave të tilla në të ardhmen.

Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për shtyp njoftoi se mësimi në shkolla do të pezullohej deri pas qetësimit të situatës. Bashkë me fëmijët, edhe prindërit të cilët punojnë në administratë do të ishin pushim për të qëndruar pranë prindërve. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini rihapen shkollat pas termetit termet i forte ne shqiperi besa shahini rihapen shkollat pas termetit termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet