"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Aktualitet
Zbardhet zjarrvënia e 19 shkurtit në Lushnje, arrestohet 26-vjeçari, dyshohet se i vuri flakën 3 automjeteve në qendrën tr
1 Maj 2021, 07:36Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
FIER- Zbardhet zjarrvënia e 19 shkurtit në Lushnje ku gjatë një zjarri në parkingun e një qendre tregtare, u dogjën 3 makina dhe magazina e kompanisë. Në pranga është vënë një 26-vjeçar i identifikuar si Fridman Xhaferri. Ai akuzohet se është personi që i vuri flakën automjeteve. Gjithashtu, në një tjetër aksion policor në këtë qark është arrestuar një i mitur që qarkullonte me armë zjarri pa leje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lushnjë/Mallakastër Vijon puna nga strukturat e DVP Fier për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave që mbajnë armë zjarri. Në Lushnjë zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare ku u dogjën 3 automjete. Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies. Në Mallakastër vihet në pranga një 17-vjeçar i cili dispononte armë zjarri pa leje. •Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregëtare. •Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Ninësh, në tokën e shtetasi M. J., gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri karabinë dhe disa fishekë të cilat i posedonte shtetasi N. S., 17 vjeç, banues në Ninësh, Mallakastër. Në përfundim të veprimeve hetimore procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. S., për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryepeshkopi Anastas Janullatos iu ka uruar Pashkët me një mesazh besimtarëve ortodoksë për Pashkër Ortodokse.Në një mesazh të shpërndarë në rrjete...
LEZHË–Tri ditë pas denoncimit të një qytetari që deklaroi se kishte shitur votën e tij dhe të familjes në këmbim të 200 mijë lekëve të vjetra, një ngjarje ...
TIRANË-Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira të afatshkurtër në veri dhe qendër gjatë mesditës. Nde...
TIRANË– Përhapja masive e të dhënave sensitive të rreth 910 mijë qytetarëve të Qarkut të Tiranës, në kundërshtim me të gjithë kornizën ligjore që garanton ...
NJU JORK – Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë arritën në përfundimin se ankthi dhe jo vaksinat ishin faktori që u shkaktoi gjendje të fikti, marrje mendsh...
DIBËR- Banorët e fshatit Maqellarë i janë bashkuar efektivëve të policisë për të arrestuar Florian Tonuzin, i cili vrau vëllanë e tij ditën e djeshme. Oper...
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në parlament raportin për kriminalitetin në vend. Gazetarja Anila Hoxha një lidhje live në edicionin e ...
SHQIPËRI- Sot është festuar ‘E Premtja e Zezë’ në Shqipëri, dita që simbolizon kryqëzimin e Jezu Krishtit. Për shkak të situatës së pandemisë në vend, fest...