LIVE UPDATES
Aktualitet

Të dhënat personale, dëmi i pakthyeshëm! Rreziku i përjetshëm për të qenë viktima të sulmeve kibernetike

1 Maj 2021, 05:38 Nga DOSJA
Të dhënat personale, dëmi i pakthyeshëm! Rreziku i

TIRANË– Përhapja masive e të dhënave sensitive të rreth 910 mijë qytetarëve të Qarkut të Tiranës, në kundërshtim me të gjithë kornizën ligjore që garanton mbrojtjen e të dhënave personale, i ka vënë ata përballë rrezikut të përjetshëm për të qenë viktima të sulmeve kibernetike. Të dhënat që dolën nga një databazë të krijuar nga Partia Socialiste për qëllim të zgjedhjeve të përgjithshme, përfshijnë informacione të rëndësishme për popullsinë mbi 18 vjeç, si emri, atësia, numri i telefonit, kodi postar dhe më e rëndësishmja numri i kartës së identitetit (e dhënë kjo e pandryshueshme për të gjithë jetën).

Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale deklaroi se, qarkullimi i të dhënave në fjalë përbën një “lojë” të rrezikshme dhe me pasoja të pakthyeshme për qytetarët. Rrjedhja e të dhënave për rreth 1 milion qytetarë renditet nga më të mëdhatë në rang global të viteve të fundit, për më tepër nuk ekziston asnjë mënyrë rikuperimi, duke i ekspozuar personat e listuar ndaj mashtrimit financiar, vjedhjes së identitetit etj.

Një ekspert i Teknologjisë dhe Informacionit, i cili më parë ka punuar në ngritjen e sistemeve informatike të qeverisë, shpjegoi se, shumica e dhënave ka rrjedhur nga databazat që grumbullojnë informacione për llogari të e-Albania. Mënyra se si janë ndërtuar sistemet, përfshin shumë persona dhe institucione në informacion, duke e bërë rrjedhën më të lehtë, por ai parashtroi rrezikun se këto të dhëna janë një burim i madh “ushqimi” për abuzuesit.

Ylli Manjani, politikan i njohur, ekspert i çështjeve ligjore tha se, partitë politike nuk kanë asnjë të drejtë të posedojnë të dhëna personale apo sensitive të marra në institucionet publike që kanë për detyrë t’i ruajnë ato. Nr. i ID është një e dhënë e mbrojtur, që gjenerohet nga shërbimi i gjendjes civile. Ky shërbim mund t’ia japë këtë të dhënë një institucioni tjetër publik (fjala vjen e-Albania apo Policisë së Shtetit), për nevoja të shërbimit publik, apo shërbimeve të sigurisë kombëtare, por asnjë institucion publik nuk mund t’ua japë këto të dhëna organizatave politike, shoqatave apo individëve, tha zoti Manjani.

Rreziqet për mashtrim

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vitin e kaluar, ranë pre e vjedhjes rreth 1.4 milionë numra identifikimi. Pandemia e Covid-19 zhvendosi shumë shërbime online, teksa nga ana tjetër lulëzoi mashtrimi, duke përfituar nga paketat e ndihmës, shërbime shëndetësore, mashtrime financiare etj. Vlera e mashtrimit i ka kaluar 2.5 miliardë dollarët në vitin 2020 dhe është bërë një nga shqetësimet kryesore të Departamentit të Sigurisë. Numri i mashtrimeve u rrit me trefish në raport me 2018. Hajdutët që vodhën identitetin e njerëzve të tjerë aplikuan për të marrë patentë, pasaporta dhe dokumente të lëshuara nga qeveria, thanë burimet zyrtare.

Eksperti i çështjeve të TIK, i cili ruajti anonimatin tha se, edhe Shqipëria është e ekspozuar nga këto lloj mashtrimesh. Për shembull, një qytetar që nuk ka aplikuar asnjëherë më parë në e-Albania, mund të abuzohet nga dekonspirimi i të dhënave. Me numrin e identifikimit në dispozicion mund të hapet një profil i rremë dhe të përdoret për aplikime ose tërheqje të dokumenteve të ndryshme me rëndësi si hipoteka, certifikata dhe dokumente të tjera.

Të dhënat mund të përdoren për vjedhjen e identitetit. Me një identitet të rremë kryhen ose fshihen vepra penale. Me një identitet të rremë mund të merret kredi në bankë. Edhe në botë, marrja e huave me identitetit të rremë është një formë e përhapur e mashtrimit financiar me të dhëna personale të vjedhura.

Në Shqipëri, sistemi bankar nuk ka përparuar në shërbime teknologjike dhe pagesa në distancë, por vitin e kaluar bankingu në distancë, shënoi rritje për shkak të pandemisë. Rreth një e katërta e pagesave u bë me mjete elektronike, karta, “Mobile banking”, “Home Banking” etj. Por në të ardhmen, shërbimet dixhitale pritet të rriten.

Eksperti i TIK tha se, vjedhja e identitetit ndodh kur mashtruesi ka informacion të mjaftueshëm për identitetin e dikujt (si emri i tyre, data e lindjes, adresat aktuale ose të mëparshme) për të kryer mashtrim në identitet. Nga kjo lloj vjedhje nuk shpëtojnë as të vdekurit. Eksperti tha se vjedhja e identitetit mund të çojë në mashtrim të drejtpërdrejtë të financave personale dhe dokumente të tjera të rëndësishme si hipoteka etj.

Mashtruesit mund të përdorin detajet e identitetit për të hapur llogari bankare, për të marrë kredi në emrin tuaj, përvetësojnë llogaritë tuaja, aplikojnë për kartë krediti, për ndihma shtetërore dhe marrin gjithashtu dokumente me rëndësi si kontrata telefoni, patenta, dokumente pronësie etj. Kriminelët kryejnë vjedhje të identitetit duke vjedhur informacionin personal.

Si i trajton qeveria të dhënat tona

Institucionet publike shqiptare, si kudo në botë, disponojnë të dhëna sensitive të qytetarëve të tyre. Të dhënat mbi popullsinë mbahen nga Regjistri i Gjendjes Civile, që administrohet nga Ministria e Brendshme dhe disponon emrat, adresat dhe nr. e identifikimit etj.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Shoqërore disponojnë të dhëna senstitive, gjithashtu hipoteka etj. Këto institucione dhe të tjera janë të ndërlidhura në një sistem raportimi online me e-Albania. Eksperti, i cili ka punuar në sistemet e TIK të qeverisë, tha se, kur u krijua baza e të dhënave për të ofruar shërbime në e-Albania, serverët ishin të lidhura kokë me kokë (në gjuhën teknike informacionet ishin më të fragmentuara).

Por, për të rritur sigurinë në vitet e mëvonshme, u qendërzuan të dhënat në përputhje me arkitekturën ESB (Platformën unike qeveritare të ndërveprimit) pranë AKSHI (shih skemën bashkëngjitur). Kjo do të thotë se tani, informacionet nga të gjitha institucionet grumbullohen në një ESB, e cila monitorohet dhe mirëmbahet nga AKSHI. Eksperti tha se, databaza e krijuar nga Partia Socialiste është mbushur me të dhëna nga institucionet dhe e-Albania. Pasi ka përpunuar të dhënat, ai ka zbuluar se origjina e informacionit është e ndryshme. Personat që nuk kanë aplikuar asnjëherë në e-Albania dhe në institucione të tjera, nuk janë pjesë e databazës, ose nuk janë raportuar me të dhëna, tha ai.

Ndërveprimi nëpërmjet platformës unike qeveritare lejon shkëmbimin e mesazheve elektronike ndërmjet Government Gateway dhe sistemeve të brendshme. Infrastruktura mbështetëse që shërben për të shkëmbyer informacion me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit është DIS (Department Integration Server).

DIS realizon komunikim të dyanshëm, merr kërkesa nga Core Government Gateway/ ESB dhe i dërgon drejt sistemeve fundore dhe duke marrë mbrapsht një përgjigje nga sistemi fundor e dërgon drejt Government Gateway Core/ ESB. Në të njëjtën kohë, përveç përgjigjeve, mund të marrë kërkesa nga sistemi fundor dhe t’i dërgojë drejt Government Gateway Core/ ESB. Eksperti tha se, nga përpunimi i databazës, të dhënat janë marrë nga disa burime qeveritare, të cilët kanë detyra kyçe nga institucionet që mbajnë të dhënat.

Përdorimi i të dhënave në shkelje të Kushtetutës

Sipas Kodit Zgjedhor, subjektet zgjedhore të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me kërkesën e tyre dhe pa pagesë, mund të marrin nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile një kopje elektronike të listave të zgjedhësve, ose ekstraktit të përbërësve zgjedhorë në shkallë vendi, si dhe sa herë që ato përditësohen dhe publikohen, sipas nenit 51 të këtij Kodi. Kopja elektronike hartohet në mënyrë që të lejojë kërkime dhe krahasime të kryqëzuara të të dhënave.

Ylli Manjani, politikan dhe ekspert i njohur i çështjeve ligjore tha se, në parim partitë nuk kanë asnjë të drejtë, të posedojnë të dhëna personale apo sensitive të marra në institucionet publike që kanë për detyrë t’i ruajnë ato. Manjani thotë se, “partitë, për shkak të veprimtarisë së tyre publike e politike, mund të administrojnë të dhëna personale e sensitive, por në çdo rast, vetëm për anëtarësinë e tyre dhe të dhëna që vetë anëtarët i japin me dëshirën e tyre.

Kur them të dhëna, kam parasysh edhe ato sensitive”. “Fakti që ID ime apo e të gjithë jo anëtarëve të PS, gjendet në zyrën e PS-së është e paligjshme, sepse nuk e kam dhënë unë, por e kanë marrë nga një burim zyrtar, kur ky i fundit kishte detyrë ta ruante. Alternativa tjetër është se këtë të dhënë, PS e ka vjedhur” – tha Manjani. Të dhënat personale të çdo shtetasi garantohen e mbrohen nga Kushtetuta e Republikës (neni 35) dhe nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Sipas ligjit 9887, “Të dhëna personale” është çdo informacion për një person fizik, i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm. Elementet, me të cilat realizohet identifikimi i një personi, drejtpërdrejt apo tërthorazi, janë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë etj.”.

Gjithashtu, po sipas ligjit 9887, “Të dhëna sensitive” është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna përshëndetin dhe jetën seksuale.

Si të dhënat personale, ashtu edhe ato sensitive, mbrohen në ligj. Ligji përcakton rregulla se si këto të dhëna mbrohen dhe çfarë ndodh kur mbrojtja e tyre cenohet.

Marrë nga Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me te dhenat personale skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet