LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet vrasja e biznesmenit Behar Sofia, Polica njoftim ZYRTAR: Arrestohen një grup vrasësish me pagesë (EMRAT) 

13 Mars 2021, 09:34 Nga DOSJA
Zbardhet vrasja e biznesmenit Behar Sofia, Polica njoftim ZYRTAR: Arrestohen

TIRANË- Zbardhet vrasja e biznesmenit Behar Sofia, që u ekzekutua disa ditë më parë.

Policia, ditën e sotme ka arrestuar 4 persona, të cilët kishin marrë shumën prej 50 mijë eurosh për të vrarë 66-vjeçarin.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Piramida”, ka arrestuar Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentative dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Policia bën me dije se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.

NJOFTIMI:

 Tiranë

Finalizohet me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”. Zbardhet vrasja e 66-vjeçarit, e ndodhur më 25 shkurt 2021. Arrestohet një grup vrasësish me pagesë, të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim kanë kryer vrasjen e shtetasit Behar Sofia. Vihen në pranga 4 shtetas të përfshirë në këtë vrasje kriminale. Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Instituti i Policisë Shkencore, nën drejtimin  e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është finalizuar me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”. Si rezultat është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor me prova shkencore i ngjarjes së ndodhur në datë 25.02.2021, rreth orës 08:45, në bulevardin “Bajram Curri”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Behar Sofia. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë.

Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij. Shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon publikisht Policinë e Malit të Zi, për ndihmën e mënjehershme të ofruar për lokalizimin dhe kapjen e ekzekutorit Ernejt Shyti. Pas takimit operacional të organizuar në vendin e kalimit Hani i Hotit, të dy policitë kanë shkëmbyer informacion në kohë reale duke u finalizuar me kapjen dhe deportimin e tij. Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj. Analiza e këtyre provave hap prespektivë për identifikimin edhe të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë krim. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon me intensitet puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësjaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend  dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e Komisariatin Dixital, çdo rast të paligjshmërisë duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ernejt shyti leonar xhixha skënder vathi xhuljano visha ernejt shyti leonar xhixha skënder vathi xhuljano visha

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta