Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
E TRISHTË! I infektuar me COVID-19, ndërron jetë në moshën 50-vjeçare doktori Geron Husi, mjeku Tritan Kalo: Kujtimet me t
13 Mars 2021, 08:30Nga DOSJA
TIRANË- Mjeku i QSUT-së, Geron Husi ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën, 50-vjeçare për shkak të koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Tritan Kalo, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, i shpreh ngushëllime familjes, sakaq shton se kujtimet me të do ngelen gjithmonë të skalituar në mendjen e tij.
Mësohet se Husi po kurohej në Turqi, po për fat të keq nuk ia ka dalë të fitonte betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.
POSTIMI I PLOTË;
Kohë kovidiane….13.03.2021….E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI….Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor….I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte…Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të…Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time….Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore…..Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!
Në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 2018 persona, sakaq janë infektuar 116,123 të tjerë.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Enejt Shyti, 24 vjeç nga Tirana është arrestuar që nga mbrëmja e djeshme si ekzekutori i biznesmenit. Ai u arrestua në Malin e Zi dhe më pas...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin shpalljen në kërkim të dy personave, pas sulm...
TIRANË– Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjera janë proceduar penalisht.Uniformat blu bënë arrestim...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 2 persona, për përplasjet që ndodhën gjatë ditës së djeshme pranë zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike....
SHQIPËRI- Vendin e pret një fundjavë me vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.Reshje shiu ...
DashiDo të jeni në gjendje të bëni gjëra të menduara mirë. Në dashuri, planifikoni diçka të re me partnerin tuaj. Edhe në punë, gjërat mund të fillojnë p...
TIRANË- Pensionistë kanë treguar se pensioni që marrin në muaj, nuk u mjafton dhe jetesa e kujdesi shëndetësor për ta është i papërballueshëm.Në një interv...
DIBËR E MADHE- Një tërmet me madhësi 4.93 rihter të shkallës rihter ka rënë mbrëmjën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave nga Instituti i Lëkun...