Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– 250 viktima, 3845 të infektuar aktivë me Covid-19 dhe 4332 persona të shërnuar nga koronavirusi. Ky është bilanci i koronavirus në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë të tjerë nga Covid-19, duke e çuar numrin e viktimave në 250.
Një 50-vjeçare nga Tirana, një 74-vjeçar nga Fieri, një 70-vjeçar nga Elbasani, një 56-vjeçar nga Durrësi, një 74-vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë, pasi nuk e kanë përballuar dot koronavirusin.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, pasi janë kryer 785 testime. Në testimet përfshihen testimet në dy strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.
Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve. 148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4332 që nga fillimi i epidemisë.
Në vijim të vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në fillim të ketij komunikimi ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni, ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, dezifektoni objeketet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm. Jeta është shumë e shtrenjtë për ta humbur, duke neglizhuar disa veprime të thjeshta, por që vlejnë shumë:
Ruani distancën;
Ruani higjienën personale dhe kolektive;
Vendosni maskën;
Evitoni grumbullimet;
Eleminoni eventet.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, IZOLOHUNI dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
COVID-19 – Statistika (23 Gusht 2020)
Testime totale 56057
Raste pozitive 8427
Raste të shëruara 4332
Raste Aktive 3845
Humbje jete 250 (Qarku Tiranë 120, Shkodër 35, Durrës 34, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1952
Durrës 505
Shkodër 301
Fier 187
Lezhë 169
Korçë 174
Vlorë 137
Kukës 129
Elbasan 134
Berat 65
Gjirokastër 47
Dibër 45
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PRRENJAS– Një automjet i llojit “Benz” ka marrë flakë në ecje dhe është shkrumbuar totalisht. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë- Pr...
LEZHË– Një automjet është aksidentuar në aksin Lezhë-Shëngjin. Mësohet se mjeti që shikoni në fotot e mëposhtme, po udhëtonte në këtë aks rrugor, mesditën ...
KUKËS– Stina e verës përveç zjarreve që ka shkaktuar, ka nisur edhe probleme të tjera. Për shkak të thatësirës e temperaturave të larta, është...
ELBASAN– Pronari i një lokali, me iniciale A.H., është gjobitur me 1000000 lekë pasi ka lejuar që në subjektin e tij të organizohej një dasmë. Gjithashtu ...
Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë e pranon, se hyrja në fuqi e ligjit për kthimin e rregulluar të refugjatëve e azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi ...
QAFË THANË- Pika kufitare e Qafë Thanës ka pasur fluks pushuesish nga Maqedoni e Veriut, të cilët kanë tentuar që të kalojnë në drejtim të vendit tonë...
TIRANË– Zëvendësministri Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka postuar në rrjetet e tij sociale disa gëzhoja që i përkasin kohës së Luftës së Dyt...
SHKODËR– Përkeqësohet gjendja e mjekut nga Shkodra, Eno Kanani, i cili është prekur nga pandemia e koronavirusit. Për të dërguar në Turqi për një mjekim të...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale. Në prangat e Policisë ka rënë një 60-vjecar...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin me rregullat për rihapjen e shkollave, fillimisht më 31 gusht pë rata që humbën mësimin onl...