LIVE UPDATES
Aktualitet

Distanca ka përparësi! Nxënësve do t’u matet temperatura para se të hyjnë në shkollë, Ministria e Shëndetësisë mira

23 Gusht 2020, 10:23 Nga DOSJA
Distanca ka përparësi! Nxënësve do t’u matet

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin me rregullat për rihapjen e shkollave, fillimisht më 31 gusht pë rata që humbën mësimin online gjatë periudhës së izolimit, dhe më 14 shtator për pjesën tjetër. Me pika të veçanta, në një protokoll të firmosur nga Albana Fico, thuhet se të gjithë nxënësit do të hyjnë dhe do të dalim VETËM një hera nga ambientet e shkollës, në orare të ndryshme nga njëri-tjetrit dhe gjithmonë duke mbajtur një largësi 2 metra. Nxënësve do u matet temperatura dhe nëse kanë simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njoftohet mësuesi kujdestar, i cili më pas njofton edhe mjekun e familjes për të konfirmuar rastin. Mjeku i familjes do të jetë i vetmi që do të justifikojë mungesat. Në protokoll thuhet se do të ishte ideal dezinfektimi i pjesëve të poshtme të këpucëve para hyrjes në klasë, ndërkohë që kërkohet që nxënësit të jenë të pajisur me maska me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjenën e hundëve. Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura, ndërkohë mësuesit do të duhet që t’u flasin nxënësve të tyre çdo ditë për pandeminë dhe rregullat për të parandaluar infektimin.

UDHËZUESI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Nr.______prot. Tiranë, më___.___.2020

U D H Ë ZIM

MBI KUJDESIN DHE MASAT ANTI COVID-19 NË STRUKTURAT ARSIMORE PARAUNIVERSITAREPËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

Hyrje

Një nga dimensionet e rëndësishme për hapjen e sukseshme të shkollave mbetet mirëqenia dhe mbrojtja e fëmijëve nga infeksioni që sjell sëmundjen e COVID-19. Për këtë arësye si më poshtë rekomandojmë:

KUJDESI PËR NXËNËSIN

Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës

Orari për hyrjen e nxënësve në shkollë rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore. Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre. Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi2 metra. Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo. Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes. Personi përgjegjë si stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të kryej vlerësimin për çdo nxënës si më poshtë vijon:

➢Matjetë temperaturës me termometër dixhital;

➢Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar;

➢Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen,si dhe shami letre përhigjenën e hundëve;

Sipas mundësive mund të vendosen vasketa/tapet/sfungjer me solucion dezinfektues me bazë të kloritaktiv, për desinfektimin e pjesëve të poshtme të këpucëve për para hyrje snë ambjentet e brendshmetë shkollës. Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës. Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre. Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës. Dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 1.5 metra),nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së femijëve vetëm në një kah apo një drejtim, njëri pas tjeterit. Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.

Qëndrimi dhe mësimi në klasa

Gjatë procesit mësimor, mësuesiqëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra. Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera. Në se transporti i nxenësve kryet me mjetet tëtransportittë dedikuara ose publik, duhet të mbahet maska gjatë gjithë kohës së transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin . Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit. Nxënësit e cikilt të ulët 9 vjeçar duhet të mbajë maskë gjatëaktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambjentet të shkollës.
Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendëshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës. Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato.
Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhett ë shoqërohet. Kur është e mundur, praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme. Nuk lejohet ushqimi në klasë.

Lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës

Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore duhet të jetë e përcaktuar në mënyrë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të. Kjo do të thotë, p.sh., nxënësit e klasës Iª do të hyjnë vetëm në sallën e përcaktuar për nxënësit e kësaj klase, do të përdorin vetëm tualetin në korridorin ku ndodhet klasa e tyre, pa u takuar asnjë moment me nxënës të klasave të tjera. Rregullatpërlëvizjen e nxënësveduhettë jenë të afishuaranë ambjentet e klasavedhenë korridore. Nuk lejohen qëndrimet në korridore. Nxënësit të mbajnë largësinë minimale të paktën 1.5 metra nga njëri-tjetri kur lëvizin në korridore. Komunikimi, në rast nevoje, i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin social e fizik dhe rregullat e tjera të përcaktuara me lart.Mund të jetëedhe nëpërmjet telefonit apo kompjuterik, kur nxënësi nuk ndodhet në klasë. Nuk do të përdoren sende personale të panevojshme për procesin mësimor.

Kujdesi për higjienën

Nxënësit të ndërgjegjësohen dhe të mbahen në komunikim të vazhdueshëm për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë shkollës, nëpërmjet mesazheve sensibilizuese të shpërndara nga ekipi mjekësor dhe shërbimi psiko-social i shkollës.

Nxënësve duhet t’u flitet çdo ditë për rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e kollitjes, teshtitjesdhembajtjen e maskës. Çdo nxënës në shkollë duhettë lajë duart pas çdoveprimiqë mundtë përbëjë rrezikpërpërhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës, etj. Të minimizohet prekja e herë pas hershme e maskës, të kihet kujdes që gjatë heqjes të kryhet nga pjesa e pasme e maskës si dhe larja e menjëherëshme e duarve apo përdorimi i desinfektantëve në fund të këtij procesi. 

Duhet të sigurohen nga struktura arsimore: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngshëm, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në të gjithë ambjentet e shkollës.
Gjatë qëndrimit në ambjentet e shkollës, çdo individ duhet të mbajë detyrimisht maskë (sipas specifikimit të grup moshave). Dritaret duhet të mbahen të hapura, ose të paktën klasat të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit. Klasat duhet të kenë aq nxënës sa lejojnë distancimin jo më pak se 1.5 metra nga njëri nxënës tek tjetri. Janë të ndaluara takimet dhe mbledhjet ballë përballë në ambientet e shkollës. Nëse nxënësi manifeston gjëndje stresi dhe ankthi, ai i drejtohet shërbimit psiko-social të shkollës nëpërmjetmësuesit kujdestar dhe “Këndit të psikologut” online pranë DRAP-së. Në një klasë apo sallë laboratori të mos qëndrojnë më shumë nxënës se sa mund të qëndrojnë në atë mjedis duke respektuar distancimin social dhe fizik.

Aktivitetet në ambjentet e shkollës, sportive e artistike duhet të kryhen në grupe jo më shumë se 10 persona dhe duke ruajtur distancimin fizik. Të jenë të afishuara në të gjithaambjentet e shkollësposterambimasat e parandalimittë infeksionit COVID-19 dhepostera me mesazhetë qartadhetë thjeshta. Të vendosen postera të veçantë për mënyrën e larjes së duarve dhe mbajtjes së maskës. Në hyrje dhe dalje të ambjenteve të shkollës, rekomandohet të vendoset një higjenizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%, i cili duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm
Të kryhet dezinfektimi i çdo klase, çdo ditë. Pas përfundimit të proçesit mësimor, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese. Dezinfektim i mjediseve të brendëshme dhe të jashtëme të shkollës duhet të kryhet pas procesit mësimor 2 herë në javë.

Do të pranohen në ambientet e shkollës vetëm nxënësit apo prindërit (në rastet e nxënësve të ciklit fillor) që do të firmosin rregulloren mbi parandalimin e perhapjes se COVID-19.

Përpara se të rifillojnë mësimin në ambjentet e shkollës sipas rregulloreve të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nxënësit duhet të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për situatën e tyre shëndetësore dhe të familjarëve të tyre, e cila shërben për të hetuar paraprakisht mundësinë e një vatre infeksioni COVID-19. Nxënësit që nuk zbatojnë rregulloren, trajtohen me masë sipasrregullores së shkollës.

KUJDESI PËR MËSUESIN

Mësuesi paraqitet në shkollë në orëne përcaktuar nga drejtoria, përpara ardhjes së nxënësve. Mësuesit e kujdestarisë ditore/javore paraqiten në shkollë në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës. Stafi mjekësor i shkollës (mjeku/infermierja e shkollës), ose personeli i shkollës i caktuar nga drejtori dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo nxënës procedurën si më poshtë: Mat temperaturën me termometër digjital. Spërkat solucion dezinfektues me përmbajtje 70% alkooli në duart e nxënësve dhe të stafit. Kontrollon nëse çdo nxënës është i pajisur me maskë. Mësuesi mban gjatë orarit zyrtar maskën dhe solucione dezinfektuese. Gjatë orës së mësimit, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit. Mësuesi i arsimit fillor largohet nga institucioni vetëm kur klasa e tij mbaron procesin mësimor. Mësuesi i AMU-së dhe AML-së largohet nga institucioni vetëm me miratim të drejtorit të shkollës.

III. KUJDESI PËR PERSONELIN NDIHMËS

Sanitaret

Personeli ndihmës paraqitet në institucionin arsimor në orëne përcaktuar nga drejtoria e shkollës. Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën dhe solucione dezinfektuese. Korridoret pastrohen çdo dy orë. Tualetet pastrohen e dezinfektohen çdo 30 minuta. Rezervuarëve të ujit që mund të ketë shkolla, u hidhet klor sipas udhezimeve përkatëse çdo ditë. Dorezat e dyerve dhe dritareve të çdo klase dhe mjedisi pune si dhe parmaket e shkallëve dhe vende të tjera pastrohen dhe dezinfektohen sa më shpesh. Largimi nga institucioni arsimor bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe dezinfektimit të çdo mjedisi të tij. Kryen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mesuesit.

Roja i institucionit/oficeri i sigurisë

Paraqitja në institucionin arsimor bëhet në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës.
Roja/oficeri i sigurisë të mbajë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat dhe solucione dezinfektuese. Roja nuk lejon prezencën e prindërve dhe çdo individi tjetër brenda në institucion (me përjashtim të nxënësve dhe personelit të deklaruar të institucionit arsimor). Çdo kërkesë për komunikim me drejtuesin e institucionit të bëhet nëpërmjet numrit të kontaktit të drejtorit ose të stafit drejtues. Kryen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mesuesit dhe sanitaret.

KUJDESI PËR PRINDIN

Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike tek mësuesi apo mësuesi kujdestar këtë rregullore. Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar. Në rast nevoje për komunikim me mësuesin, drejtuesi përdor komunikimin elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë. Në rastet e shoqërimit të fëmijës/fëmijëve në shkollë, nuk futet brenda mjedisit të shkollës për çfarëdo arsyeje që mund të paraqesë.

KUJDESI PËR DREJTUESIT

Ngrenë grupe pune dhe hartojnë planet e veprimit për menaxhimin e situatës, garantimin e standardeve dhe respektimin e rregullave të përcaktuara më këtë rregullore. Monitorojnë pajisjen e nxënësve dhe të stafit me mjetet mbrojtëse, si: maskë, xhel dezinfektues për përdorim personal (sipas mundësive). Mbajnë kontakte, përmes komunikimit elektronik, me njësinë e vetëqeverisjes vendore, njësinë e mbrojtjes së fëmijëve, strukturat e Shëndetit Publik, Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese për ecurinë e procesit mësimor. Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore, si p.sh rritje të temperaturës etj., apo ka njoftim nga prindi, ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID-19 si dhe nëse prindi përkatës është i sëmurë apo ka patur kontakte me COVID-19 lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto njësi. Për cdo mësues apo personel tjetër të shkollës i cili paraqet probleme shëndetësore si p.sh. rritje të temperaturës etj. apo ka njoftim se ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID-19 lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto njësi. Drejtuesit e strukturave arsimore duhet të ndjekin me rigorozitet protokollin e kontrollit të riskut të miratuar nga autoritetet shëndetësore. Rezervojmë të drejtën të rivlerësojmë elementët e këtij udhëzuesi në rast të ndryshimeve epidemiologjike të COVID-19.

DREJTOR- Albana FICO

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi rihapja e shkollave ne shtator koronavirusi ne shqiperi rihapja e shkollave ne shtator

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit