Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në qytetin e Vlorë, ku ka inspektuar punimet në plazhin e ri “Lungomare 2”, që do të ndërtohet në vijën bregdetare të këtij qyteti. I shoqëruar nga kryebashkiaku Dritan leli, Rama shihet teksa bisedon me punëtorët për projetin dhe për mënyrën si do të vendosen pishat dhe stolat.
Krah videos së publikuar edhe në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se në këtë plazh të ri do të ketë dy pishina publike, një olimpike dhe një për fëmije, parkim të klasit të parë për banorët e zonës dhe për turistët.
Kryeministri ka komentuar sërish edhe ndërtimin e karburantit “Kastrati” në Lungomare, gjë për të cilën, banorët e Vlorës, kanë lajmëruar protestë. Ai shkruan se bëhet fjalë vetëm për një ‘benzonato’, që sipas tij kishte mbetur aty, pasi ishte ndaluar të shpronësohej nga Gjykata e Lartë, me një nga vendimet të Drejtësisë së Vjetër. Këtë vendim, Rama e cilëson skandaloz dhe të shpifur.
Postimi i plotë
VLORË, KANTIERI I LUNGOMARE 2 – NJË PLAZH I RI NATYRAL PËRGJATË BUZËS SË DETIT, NJË PLAZH URBAN ME RËRË MBI SHËTITORE, DY PISHINA PUBLIKE, NJË OLIMPLIKE E NJË PËR FËMIJË, PARKIM E SHËRBIME TË KLASIT TË PARË PËR VLONJATËT E PËR TURISTËT
*Dhe një sqarim për “benzinaton” në Lungomare: Sikundër e kam denoncuar publikisht, “Benzinatua” u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër! Kështu “benzinatua” mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt – skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores. Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e “ambalazhuar” me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë. Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim. Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, “benzinatua” do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit.
Më herët, kryeministri Edi Rama, ka thënë se karburanti ka qenë atje edhe më herët, por tani do shndërrohet në një projekt të integruar.
Qytetarët e Vlorës kanë njoftuar do të protestojnë kundër këtij projekti. Dosja.al pak ditë më parë ka publikuar ekskluzivisht pamjet sesi në shëtitoren e Vlorës, e cila i ka kushtuar miliona euro taksapaguesve shqiptarë, po shkuleshin palmat për të ndërtuar një karburant. Karburanti, në pronësi të kompanisë Kastrati, ka marrë leje për rikonstruksion nga Këshilli Kombëtar i Territorit, firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama. Pas kësaj, një grup të rinjsh vlonjatë dhe aktivistë kundërshtuan këtë ndërtim, duke njoftuar një protestë për sot në orën 17:00.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar kthimin e studentëve në auditore. Në një status në rrjetet sociale, Bo&c...
Fier– Ndonëse e pritën me protesta, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka inspektuar projektin e ri të Lumit Gjanica....
FIER– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka denoncuar shoqërimin e tre personave në Fier, të cilët po protestonin kundër kryeministrit Edi Ram...
Tiranë- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka quajtur arrestimin e vrasësve të vëllezërve Besmir e Viktor Haxhisë në Durrës, një goditje të fortë kundër kri...
TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denja ka publikuar ditën e sotme një video-mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Puënsotëve, ku shprehet se duhet...
Ersekë- Presidenti i vendit Ilir Meta në këtë kohë pandemie po shijon bukuritë natyrore të Shqipërisë. Tashmë ai është larguar nga vendlindja e tij në Skrapar d...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sot duke falënderuar punëtorët në ditën e 1 majit. Kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetin social Fac...
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Ndërkohë, qeveria ka lehtësuar masat për virusin, i cili deri më tani ka marrë 31 jetë njerëzish. Ditën e d...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për “ABC News” ka folur për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në kryeqytet. Spikeri i...