Factcheck

Thellohet skandali/ Karburanti i Kastratit në Lungomare u ndërtua me lejen e Ramës

  • Shkulen Palmat në Lungomare për t'i hapur vendin karburantit të Kastratit
  • Vendimi me datë 17 maj 2019, i jep të drejtën kompanisë "Kastrati", të rikonstruktojë këtë karburant, si dhe t'i ndërtojë edhe një tendë. 
    Featured image of article: Thellohet skandali/ Karburanti i Kastratit në Lungomare u ndërtua me lejen e Ramës Vendimi per hapjen e nje karburanti ne Lungomare

    VLORË- Thellohet skandali me ndërtimin e karburantit në zonën e Lungomares, një shëtitore që i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 12 milionë euro. Dosja.al ka siguruar edhe vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, me firmën e kryeministrit Edi Rama. Vendimi me datë 17 maj 2019, i jep të drejtën kompanisë “Kastrati”, të rikonstruktojë këtë karburant, si dhe t’i ndërtojë edhe një tendë.

    Vendimi per te ndertuar karburant

    Ky vendim për të rregulluar karburantin, në një shëtitore si Lungomarja që ka vetëm një korsi, në favor të Kastratit vjen disa muaj pasi në këtë zonë u prishën dhjetëra banesa për t’i hapur rrugë palmave. E sot, në mes të këtyre palmave, zë vend një karburant.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dosja.al publikoi edhe pak më herët disa pamje, sesi po shkulen edhe palmat e vendosura me paratë e taksapaguesve shqiptarë për t’i hapur vendin gati karburantit të Kastratit. 

    (F.g/dosja.al)

    Një Koment në “Thellohet skandali/ Karburanti i Kastratit në Lungomare u ndërtua me lejen e Ramës

    1. Përveçse është ndërtuar në atë zonë, ku politikisht prishi pallatin e Bashës 13 mln € (që do ti paguajë populli shqiptar), kjo leje është dhënë në shkelje flagrante me ligjin e urbanistikës. Ç’punë ka KKT që të japë leje aty? Kjo leje nuk përkon me asnjë nen të atij ligji, që përcakton se kur i jep lejet KKT. Eshtë një rast i pastër korrupsioni, që duhet ta vërë në lëvizje SPAK, nëse duan të fillojnë të punojnë. Këta kanë filluar që të vjedhin dhe të shkelin me të dyja këmbët ligjin, duke marrë gjasme vendime "kolegjiale", kur vendimet i merr i vetëm KM ynë me 4 klasë (se pas klasës së katërt ka bërë vetëm kurs pikture, lice). Jam vlonjat dhe më dhemb Vlora, jo si ai, që e do vetëm për fushatë dhe për batuta. Duhet të ngrihemi dhe mos ta lemë të na shkelë me këmbë. Batutat nuk hahen. Ka vajtur ku nuk mban më, o bashkëqytetarët e mi. Të tregojmë veten që nuk e duam diktaturën.

    Shto Koment