Nuredin Dumani dëshmon mes tensioneve në GJKKO, rrëfen grabitjet në bashkëpunim me Talo Çelën: Goditi kam...
Politike
Qeveria “lëshon dorën” për fundjavën, liri për pensionistët dhe prindërit me fëmijë, masat lehtësuese për javët
1 Maj 2020, 05:37Nga DOSJA
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Ndërkohë, qeveria ka lehtësuar masat për virusin, i cili deri më tani ka marrë 31 jetë njerëzish. Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama deklaroi se të shtunën dhe të dielën, të moshuarit do të lejohet që të dalin deri në orën 10:00 të paradites. Po ashtu, këto dy ditë nga ora 11:00-17:30, do të kenë orarin për të dalë të gjithë prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Ai theksoi se të shtunën do të jenë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, ndërsa të dielën do të jetë gjithçka mbyllur. Ditën e dielë është e ndaluar edhe lëvizja me mjete private.
Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi pasditen djeshme se nga data 4 maj do të përfshiren në “zona të gjelbërta” edhe të 18 bashki të tjera në vend që konsiderohen me risk të ulët për përhapjen e infeksionit. Më tej ajo tha se një tjetër lehtësim do të jetë dhe lëvizja me taksi në të gjithë vendin, ku mund të jenë 2 anëtarë të një familje gjatë udhëtimit. Sipas saj në 11 maj do të lejohen të vijojnë punën berberët dhe parukerët. Ministrja dha edhe një lajm të mirë për emigrantët që duan të riatdhesohen, pasi nga java e ardhshme nuk do detyrohen më të rrinë të izoluar në hotele për 14 ditë, po karantinimi do të bëhet në banesat e tyre. Po kështu, ajo nënvizoi se nga data 18 maj do hapen baret dhe restoranet që kanë ambient të jashtëm.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për “ABC News” ka folur për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në kryeqytet. Spikeri i...
TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi, ka folur sot për betejën e tij me COVID-19, e ka treguar se si arriti që të mposhte virusin. Në një lidhje direkte me e...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i është kthyer edhe njëherë debatit për shkarkimin e Metës, duke thënë se procedura do të vijojë de...
TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha, ka treguar se çfarë do bënte ai nëse do të ishte kryeministër. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Basha mas...
TIRANË– Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, i është përgjigjur akzuave të deputetit, Ditmir Bushati. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story”, ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion”, është shprehur se nuk ka tentuar që të komunikojë me kryeministrin Edi Rama gjatë...
TIRANË- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur sot në lidhje me sezonit turistik 2020. Në një intervistë në Syri Tv, Klosi u shpreh se en...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me përballimin e koronavirusit në Shqipëri nga ana e qeverisë.Në fjalën...
VLORË- Kryetari i Degës së Partisë Demorkatike në Vlorë, Genc Deromemaj, ka publikuar sot të dhënat e një tenderi që po bëhet nga Spitali i Vlorës. Në një ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga zyra e tij u ka treguar qytetarëve vështirësitë e punës së tij si numri një i qeverisë. Në fjalën e ti...