Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur sit në Fier, Krujë dhe Fushë Krujë, ku u ka dërguar pusullën katër subjekteve të radhës, të dënuar apo akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Dosja.al mëson se katër personat, që duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë janë: Hasan Albrahimi, Muharrem Kulla, Agim Hëna, Abaz Berhami.
Konkretisht, Hasan Albrahimi, banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;
Muharrem Kulla banues në Krujë, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Agim Hëna banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
Abaz Berhami banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Njoftimi i OFL-së, 1 korrik
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
H. A., banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;
M. K., banues në Krujë, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
A. H., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
A. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë sot vendimin për të konfirmuar në detyrë gjyëtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Në një njoftim p...
TIRANË-Dalin pamje nga aksidenti në Vorë, ku u lënduan 3 persona mes tyre edhe një foshnjë 2-muajsh. Pas përplasjes së 2 makinave, gruaja e lënduar me inic...
TIRANË- Infektohet me COVID-19 një punonjës i Policisë së Tiranës. Mësohet se kolegët e tij kanë kërkuar që të kryejnë analizën. Nuk dihet ende gjendja e t...
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj, ka analizuar situatën e COVID-19 dhe shkruan se të gjithë duhet të përballen me realitetin e ri. Një nj...
TIRANË– Në një kohë që vendet e Ballkanit janë në pritje të një vendimi për hapjen e kufijve me BE-në, sëfundmi BBC raporton se Austria ka lëshuar n...
VORË- Dy aksidente kanë ndodhur mesditën e sotme në Vorë. Policia njofton se në aksidentin parë janë përplasur 2 automjete, ku është plagosur një nga shofe...
DURRËS- Instituti i Shëndetit Publik në Durrës ka rifilluar punën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se punonjësit që nuk u prekën nga COVID-19 janë rikthy...
TIRANË- Hatixhe Sula po kujdesej për të bijën tetraplegjike në kohën kur kamionët e ushtrisë zbarkuan pranë kampit të kontenierëve në Manzë – rreth 16 kilo...
TIRANË- Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ishte i ftuar në “Ditari” në A2, ku foli për ligjin e ri të regjistrimit të pronës. Ai zbuloi se ka marrë shumë k...
TIRANË– Vëllezërit Nitin Jayantilal Sandesara, Chetankumar Jayantilal Sandesara dhe Deepti Sandesara, të cilët po kërkohen me ngul të ekstradohen në ...