Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË- Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ishte i ftuar në “Ditari” në A2, ku foli për ligjin e ri të regjistrimit të pronës. Ai zbuloi se ka marrë shumë kërcënime nga njerëzit që nuk marrin atë që pretendojnë, por nuk shqetësohet për to.
“Jam kërcënuar shumë herë dhe asnjëherë. Janë të pafundme kërcënimet e inatit, kur njerëzit e shohin se nuk e marrin dot atë që pretendojnë. Kërcënimet e tipit do të bëj këtë e do të bëj atë nuk i marr seriozisht, pasi shumica e tyre e harrojnë edhe vetë që e kanë thënë të nesërmen. Ka edhe një kategori që ta çojnë llafin në mënyrë më të strukturuar, por edhe këta nuk arrijnë deri në fund. Unë arsyetoj kështu: nëse nuk i ke hyrë kujt në risk, sepse kushdo e di nëse i takon me të vërtetë ajo që pretendon, duhet të rrish i qetë. Unë kam 20 vite që merrem me këto histori dhe i përmbahem rregullit që nëse nuk i ke hyrë njeriu në risk, nuk ka për të bërë gjë”, tha Lame.
Sipas tij, ligji i ri “pretendon të mbyllë të gjitha proceset 30-vjeçare të pronësimit”. “Në vitin 1991 nisi ndarja e tokës me ligjin 7501, në 1993 kthimi i tokave te ish-pronarët, më vonë procese të tjera të regjistrimit të banesave dhe oborreve, legalizimet etj. Këto procese nuk janë mbyllur ende dhe ky ligj do të mbyllë të gjitha këto procese. Kadastra nuk është gjykatë, por magazinë e pronave. Njerëzit, në dëshpërimin 30-vjeçar, na drejtohen sikur do të zgjidhim problemet e tyre. Por, problemet zgjidhen ose nëpërmjet ligjit, kur ai është i qartë se kujt i takon prona dhe Kadastra bën regjistrimin; ose me gjyq. Po t’i thuash njerëzve drejtojuni gjyqit, sikur i ke vrarë”, tha Lame.
“Njerëzit duhet të kuptojnë se lëmshi i 30 viteve nuk mund të zgjidhet brenda disa muajsh. Duhet të rregullojmë gjyqësorin, siç po përpiqemi ta bëjmë, dhe atij t’ia adresojmë të gjitha problematikat me pronat. Nuk ka rrugë tjetër. Në sistemin kapitalist, gjyqësori vendos se kush ka të drejtë mes dy personave që kanë konflikt. Por, çfarëdo që të bësh, gjysma do të mbetet e pakënaqur”, shtoi Lame.
Në lidhje me çështjen e Kadastrës së Vlorës, Lame tha: “Po paguajmë marrëzinë e 30 viteve duke pasur kurajon të zgjidhim pisllëkun. Edhe Vlora po përballon marrëzinë e 30 viteve, ka pjesën më të madhe të bregdetit më interesant të vendit, janë vlonjatë dhe nuk kanë durim, por thelbi është që ajo drejtori po vuan problematikat e grumbulluara për 30 vite”.
(Marrë nga A2)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Vëllezërit Nitin Jayantilal Sandesara, Chetankumar Jayantilal Sandesara dhe Deepti Sandesara, të cilët po kërkohen me ngul të ekstradohen në ...
SHKODËR- Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19 në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve janë një pu...
TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Tiranë, J. Q 41 vjeç dhe A. S. 37 vjeçe. Unformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit sh...
MILOT– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në në superstradën Lezhë-Milot në afërsi të fshat...
TIRANË- Shkon në 65 numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 të mosh...
SHQIPËRI- Rëndohet sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë t...
SHËNGJIN- Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer këtë të mërkurë për shembjen e një objekti në zonën e Kunes në Shëngjin. Mësohet se ...
POGRADEC- Banorët e fshatit Gëshenjas në Pogradec janë ngritur në protestë, pasi janë kundër ndërtimit të një pike grumbullimi plehrash në fshatin e tyre. Ata s...
KUKËS- Një 53-vjeçare me iniciale Z.O ka humbur jetën në Klosh të Kukësit, pasi e ka zënë korenti. Mësohet se 53-vjeçarja ra në kontakt me r...
ELBASAN- Policia ka arrestuar 25-vjeçarin me iniciale R.L, i cili është pronari i lokalit ku ndodhi sherri në Elbasan. Uniformat blu bëjnë me dije se i r...