"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Nis zbatimi i regjimit 41 Bis/ Shullazi, Aliko dhe 5 “bosë” të tjerë për 1 vit në izolim. Gjonaj: SPAK bëri kërkesë
30 Korrik 2020, 08:39Nga DOSJA
TIRANË- Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur sot izolimin e krerëve të bandave kriminale që ndodhen në burgje. Nga sot hyri zyrtarisht në fuqi, sistemi i rreptë i sigurisë në burgje, i njohur si “41 bis”. 7 “bosët” e parë që do të izolohen për një vit janë: Genci Balla, Arbjon Aliko, Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja (Zela).
Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja, Gjonaj theksoi se SPAK bëri kërkesë për 8 subjekte, por 7 u pranuan nga ministria.
“7 subjekte do të jenë në izolim. Ata do të izolohen për 1 vit, pasi kanë mbajtur kontakte me grupet kriminale. Deri më tani SPAK ka kërkuar izolim për 8 subjekte”, u shpreh ministrja Eltida Gjonaj.
Ndërsa, kreu i SPAK, Arben Kraja theksoi se regjimi 41 bis ishte i nevojshëm, pasi ka të dënuar që nga qelitë drejtojnë krimin e organizuar.
“Në punën e përditshme ne hasemi me ngjarje të rënda. Kemi pasur raste që nga qelitë e burgut, të burgosurit menaxhojnë sistemin kriminal jashtë sistemit të burgut. Pra kontrollojnë krimin. Sistemi Bis-41 ishte shumë e nevojshëm. Ajo që dua të them që ne jemi të vendosur për të vazhduar me këtë sistem, për çdo të burgosur që plotëson këto kritere. Çdo i burgosur ka të drejtën për ankimuar vendimin në gjykatë. “, tha Kraja.
Regjimi kishte më shumë se dy vite që ishte gati, pas kalimit të ligjit në Kuvend, por nuk po zbatohej. Në muajin mars, SPAK, (Prokuroria e Posaçme), i kërkoi ministres Etilda Gjonaj të vepronte për të zbatuar 41 bis. Por, në fakt ky vendim u zbatua ditën e sotme.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është shoqëruar sot në Komisariat pasi dyshohet se është i përfshirë në vr...
SHQIPËRI- Përgjaket e enjtja e 30 korrikut. Tri vrasje në Elbasan dhe Shijak. Tri viktima që jeta iu është marrë me një thikë. Rigers Runaj, 23 vjeç...
TIRANË- Delegacion italian në Shqipëri për mbështetje në luftën ndaj COVID-19. 7 ekspertë italianë do të qëndrojnë 14 ditë në ShqipëriNë grup edhe një funk...
Më 17 korrik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, e shoqëruar nga shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi dhe Silva Bino, shefe e laborato...
ELBASAN- Dosja.al ka siguruar foton e dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, i shoqëruar në Polici si i përfshirë në vrajsen e Florian...
Në shtëpinë e familjes Lala, në fshatin Rubjek ( rrugës për ne Gjirin e Lalëzit) , fytyra e prerë e Zyhra Lalës shfaqet mes një çadre të vendosur në obor...
FIER– Mbrëmjen e djeshme, në bodrumin e një pallaati në lagjen “15 tetori” në Fier u përfshinë nga flakët disa makina. Policia bën me dije se fillimisht ka marr...