LIVE UPDATES
Aktualitet

U certifikua dy javë më parë për COVID-19, koncesioni mbyll laboratorin e QSUT, 73 punonjës pushohen nga puna në kulmin e

30 Korrik 2020, 08:16 Nga DOSJA
U certifikua dy javë më parë për COVID-19, koncesioni mbyll

Më 17 korrik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, e shoqëruar nga shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi dhe Silva Bino, shefe e laboratorit të referencës në ISHP, inspektoi laboratorin e QSUT dhe ndau lajmin se tashmë edhe në këtë laborator mund të kryheshin testet në ‘Real Time PCR’ për identifikimin e SARS-CoV-2. “Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre,” deklaroi Manastirliu.

Manastirliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë e ka pasur qëllim primar testimin, gjurmimin, izolimin dhe mundësinë e kufizimit dhe ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit.

“Ky laborator i certifikuar, siç e premtuam, do të rrisë kapacitetet e testimit dhe për t’iu përgjigjur strategjisë së testimit të realizuar me ekspertizën e Komitetit Teknik të Ekspertëve,” shtoi ajo. Por as dy javë pas kësaj deklarate, Manastirliu ka urdhëruar që ky laborator të mbyllet.Vendimi është marrë pas kërkesës së koncesionarit, i cili ka fituar të drejtën që për 10 vitet e ardhshme të bëhet pronar i të gjithë laboratorëve dhe setit të analizave që do të kryejnë shqiptarët nëpër spitalet publike me një vlerë prej 95 milionë euro.

Në kulmin e pandemisë dhe pas certifikimit për kryerjen e testimeve molekulare për identifikimin e SARS-CoV-2 laboratorit të Imunologjisë në QSUT do t’i vihet kyçi, ndërsa stafi prej 73 personel mjekësor pritet të pushohet nga puna. Shefi i laboratorit të Imunologjisë, Andi Koraqi, refuzoi të jepte një sqarim për BIRN qoftë në telefon, qoftë në e-mail.

“Nuk jap sqarime as në telefon dhe as në e-mail, jap sqarime vetëm nëse lini një takim dhe vini në QSUT”, deklaroi Koraqi. Thuajse të njëjtën përgjigje morëm edhe nga zyra e shtypit në QSUT.

Për të marrë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me stafin e laboratorit dhe nëse do të vazhdojë të kryejë analizat e COVID-19 apo jo duhet të drejtoheni me kërkesë zyrtare ose tek burimet njerëzore, ose tek shefi I laboratorit,” theksoi zyrat e shtypit.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në 24 prill 2019 nga zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium. 

Sipas një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një nga çështjet kryesore të vlerësuara si me mangësi në studimin e fizibilitetit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë për koncesionin e laboratorëve janë edhe kostot e personelit të cilat vlerësohen të tepërta si rrjedhojë e pajisjeve të vjetërsuara që përdoren.

“Burimet njerëzore të shërbimit laboratorik publik përfshijnë rreth 504 punonjës në 18 laboratorë, ndërkohë që ky numër pritet të reduktohet në rreth 390 punonjës sipas propozimit të studimit të fizibilitetit, me kategorinë më të prekur të shkurtimeve në mjekët e laboratorit,” shprehet KLSH.

Edhe pse në situatën e re të krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri stafi i mjekëve dhe laborantët në QSUT iu nënshtruan gjatë javëve të fundit trajnimeve për relalizimin e analizave për SARS-CoV-2 , gjatë ditës së martë në ambientet e brendshme të këtij institucioni është afishuar një njoftim sipas të cilit tashmë laboratori do të kalojë në pronësi të koncensionarit.

“…Mbylljen e strukturave laboratorike ekzistuese në QSUT: Laboratorit Imunologjik, laboratorit klinik biokimik, laboratorit mikrobiologjik për shkak të të drejtave të koncensionarit”, thuhet në njoftimin e afishuar në ambientet e brendshme të këtij laboratori. [Kliko këtu për vendimin]

Si pasojë edhe stafi mjekësor nuk do të jetë më nga QSUT por i kompanisë koncensionare, ndaj edhe me sa duket do të ketë largime nga puna, pavarësisht se ata janë të specializuar dhe të trajnuar.

Në njoftimin e afishuar në QSUT thuhet se largimet nga puna do të njoftohen para fundit të muajit gusht.

“Pushimin nga puna të 73 punonjësve në shërbimin e Laboratorit Imunologjik, shërbimin e laboratorit klinik biokimik si dhe në shërbimin e laboratorit mikrobiologjik, aktualisht të emëruar në pozicionet: “Mjek”, “Kryelaborant”, “Biolog”, “Laborant”, “Infermier” dhe “kujdestar kafshësh”, thuhet në këtë njoftim, ndërkohë që është lënë mundësi këshillimi deri me datë 28 gusht.

Por vetë personeli që preket nga ky vendim pretendon se nuk janë sqaruar se çfarë do të ndodhë konkretisht me ta, ndërkohë që ata janë të punësuar prej vitesh nga QSUT dhe kontratën e punës e kanë pikërisht me këtë institucion.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne, është vënë një njoftim tek dera dhe kaq…na kanë thënë që do të na ndërpresin kontratën me shtetin dhe do të na lidhin kontrata me koncensionarin, një shoqëri greke “Pegasus”, por ndërkohë në njoftim thuhet se stafi do të pushohet nga puna…ne duam të dimë se çfarë do të ndodhë me ne,” tha një pjesëtar i stafit mjekësor të këtij laboratori, por që nuk preferoi të identifikohet.

Mjekët e laboratorit shprehen se ‘absurdi’ qëndron edhe në faktin se pasi u trajnuan për një kohë të gjatë për kryerjen e analizave për COVID-19, tashmë duan të heqin nga puna pikërisht një pjesë të konsiderueshme të këtij stafi.

“Me sa dimë në privatë nuk lejohet që të bëjnë testimet për COVID-19, nëse ky laborator i kalon koncensionarit çfarë do të ndodhë me ne,” pyet njëri prej anëtarëve të stafit mjekësor. “Ne u trajnuam për një kohë të gjatë për këtë gjë dhe sapo filluam të merreshim me këtë pjesë, tani duan të na heqin nga puna,” shtoi mjeku i shqetësuar.

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë dhe deputet i opozitës, thotë se kjo që po ndodh ishte e pritshme por e sheh si gabimin fatal dhënien me koncension të laboratorëve e QSUT-së.

“E kishim paralajmëruar që do të prekej stafi sapo ta merrte koncensionari dhe kjo që po bëhet me laboratorët e QSUT është e pafalshme,” tha ai.

“Laboratorët e QSUT nuk janë thjesht laboratorë, janë institucione të kërkimit shkencor, mund të aplikojnë sisteme të reja, nuk kanë një set analizash standard, por mund të merren edhe me inovacione, pra janë një pasuri kombëtare dhe këtë pasuri nuk mund ta lësh në dorë të privatit,” përfundoi Shehu.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koncesionet e covid ministria e shendetesise shkarkimi i 73 punonjesve koncesionet e covid ministria e shendetesise shkarkimi i 73 punonjesve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj