LIVE UPDATES
Politike

Ilir Meta vlerëson ish-Presidentin me ‘Dekoratën e flamurit kombëtar’, i sjell dhe tortë për ditëlindje: Edhe 100 prof

17 Gusht 2020, 16:49 Nga DOSJA
Ilir Meta vlerëson ish-Presidentin me ‘Dekoratën e flamurit

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një ceremoni ditën e sotme, ku ka vlerësuar e nderuar ish-presidentin Rexhep Meidani, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Ceremonia u zhvillua këtë pasdite, ku Meta e vlerësoi Meidanin për përgjegjësinë e lartë shtetërore të treguar si President, për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Meta i dorëzoi Meidanit “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, për të cilën vetë ish-Presidenti tha se ndihej shumë i nderuar.

Fjala e plotë e Presidentit Ilir Meta

Profesor Meidani njihet dhe vlerësohet për përpjekjet e tij të palodhura dhe të frytshme edhe në mbështetje të çështjes së Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë Luftës së Kosovës dhe i mikpritjes së madhe që vendi ynë ju rezervoi 1 milionë vëllezërve dhe motrave nga Kosova, të cilët të detyruar nga gjenocidi i Milloshevicçt u strehuan në Shqipëri dhe u mirëpritën nga familjet shqiptare, gjetën ngrohtësi nga solidariteti historik i Kukësit por edhe në çdo vatër shqiptare që nga Tropoja e deri në Sarandë. Roli i unitetit kombëtar i Presidentit Meidani në atë moment historik ishte një vlerë e shtuar për të gjitha forcat politike, që edhe pse vinim nga një ndarje e thellë e vitit 1997, të shfaqeshin si një komb me një qëndrim. Më 24 maj 2000 Presidenti Rexhep Meidani, vizitoi Kosovën duke shënuar vizitën e parë nga një kryetar shteti që nga themelimi i shtetit shqiptar. President i Republikës së Shqipërisë, deputet dhe politikan, Profesor Meidani është një personalitet i shquar edhe në fushën akademike me një veprimtari të spikatur shkencore me arritje të vyera akademike. Si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, honoris causa nga universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit; mbajtës i shumë titujve nderi dhe gradave akademike nga shumë institucione të huaja që nga SHBA, Itali, Greqi, Mbretëria e Bashkuar, por edhe atyre të hapësirave shqiptare si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, dhe si autor i shkrimeve dhe botimeve shkencore dhe politike, Profesor Meidani mbetet një nga personalitetet më të shquara të vendit tonë, me të cilin ne krenohemi kudo. Dija dhe njohuritë e tij të thella shkencore dhe akademike, por edhe përvoja e tij e gjerë shtetërore dhe politike, të ndërthurura me vlerat e spikatura njerëzore janë transmetuar në shumë breza studentësh të cilët e kujtojnë gjithmonë Rexhep Meidanin si Profesorin e tyre model.  Modestia dhe profesionalizmi, shpalosja e jashtëzakonshme e shtetarisë dhe atdhedashurisë që Profesor Meidani ka treguar në të gjithë karrierën dhe jetën e tij, duhet të shërbejë si shembull për politikanët e sotëm.

Për të vendosur Atdheun dhe kombin përpara çdo ambicie pushteti; për të promovuar demokracinë kur rendi kushtetues dhe institucional është i cenuar; për ta bashkuar vendin kur ka përpjekje serioze për ta përçarë.  Për të ndihmuar e jo penguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane; për të treguar përgjegjshmëri institucionale në çdo nivel të qeverisjes apo të shtetit; dhe mbi të gjitha për të ruajtur e mbrojtur të gjitha ato arritje dhe angazhime euro-atlantike që vendi ynë i ka fituar me aq shumë mund e sakrificë. Kam qenë i nderuar që edhe në rolin e Kryeministrit të Shqipërisë në vitet 1999-2002 të bashkëpunoja me një President të Republikës me plot integritet, dinjitet dhe me përgjegjësi tejet të lartë shtetërore si Profesor Meidani.  Por sot jam edhe më i privilegjuar, t’i akordoj Profesor Meidanit, një personaliteti të tillë kaq të shquar dhe me vlera të rralla për vendin tonë “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. “Një burrë shteti është një politikan që e vendos veten në shërbim të kombit. Një politikan është një drejtues shteti që e vendos kombin në shërbim të vetes”, – ka thënë Xhorxh Pompidu.Profesor Meidani ju falenderojmë që ju e keni vendosur gjithmonë veten dhe të gjitha aftësitë tuaja në shërbim të kombit. Dhe sot, me rastin e 76-vjetorit të lindjes, ju uroj shëndet e mbarësi, dhe në emër të gjithë shqiptarëve ju shpreh mirënjohjen për të gjithë kontributin tuaj shumë të çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Më pas fjalën e mori ish-Presidenti Rexhep Meidani. 

“Në rradhë të parë, më lejoni të falënderoj Presidentin Meta, për këtë vlerësim tepër të veçantë, madje krejt të papritur me rastin e 76-vjetorit të lindjes. Në të vërtetë Dekorata e “Flamurit Kombëtar” është dekorata më e lartë në Republikën e Shqipërisë. Më këtë Dekoratë që u nderua nga shtetit shqiptar edhe Presidenti Klinton, pas çlirimit të Kosovës, nderohem dhe unë sot, dhe për këtë arsye jam sinqerisht mirënjohës, për vlerësimin e lartë të punës, jetës dhe të angazhimit tim në funksion të zhvillimit politik, institucional dhe social-kulturor të vendit, emancipimit demokratik  të popullit dhe konsolidimit integrues dhe unifikues të kombit shqiptar. Në këtë rrugë të gjatë jetësore dhe sfidat nuk kanë qenë të pakta, apo të vogla.  Më kanë ndihmuar, për të qëndruar me këmbë në tokë dhe për të ruajtur edhe në momente mjaft të vështira, aspektin racional dhe human, përgjegjësinë sociale  dhe drejtësinë njerëzore, aset që u krijua dhe u edukua tek unë, nga familja, nga rrethi miqësor dhe shkolla, nga mjedisi universitar dhe shkencor. Së fundmi, nuk mundem të mos theksoj që në këtë nderim të sotëm, është mishëruar në një mënyrë apo në një tjetër dhe  kontributi dhe mbështetja e njerëzve të mi të afërt.  Të ish-studentëve dhe kolegëve, të miqve e bashkëpunëtorëve të ngushtë, një pjesë tepër e vogël e të cilëve janë të pranishëm edhe në këtë ceremoni. Midis tyre si kryeministër i suksesshëm i dy qeverive socialiste ka qenë edhe zoti Ilir Meta, sot President i Shqipërisë.  Kontributi i tij, së bashku me atë të kryetarit të Kuvendit Skënder Gjinushi, dhe kryeministrit Majko, kanë qenë vendimtare në zhvillimin e Referendumit, për miratimin nga populli të Kushtetutës së Shqipërisë.  Po përfitoj nga ky rast që të shpreh për të dhe për të gjithë kolegët dhe miqtë,  mirënjohjen dhe respektin tim të thellë”, – u shpreh ish-Presidenti Meidani.

Më pas, Presidenti Ilir Meta u kërkoi falje edhe shumë të tjerëve, personazhë e personalitete të politikës shqiptare, që do të kishin patur dëshirë të ishin prezentë, por për shkak të pandemisë nuk është bërë e mundur. Meta, përveç verës, kishte sjellë edhe një tortë për ish-Presidentin Meidani, i cili sot festoon edhe 76-vjetorin e lindjes.

U kërkojmë falje të gjithë personaliteteve që do të donin të ishin sot këtu, por nuk mundeshim, për shkak të pandemisë. Kjo është ceremonia e parqë që nuk ka vetëm një gotë verë për të uruar, por edhe një tortë për ditëlindje. Edhe 100 vite të tjera profesor,”- shtoi Meta.

 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta dekoron meidanin rexhep meidani ilir meta meta dekoron meidanin rexhep meidani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj