LIVE UPDATES
Politike

PËRPLASJET/ Radhët në Kakavijë, Meta: Mund të parandalohej, fajin e ka qeveria, tampon falas për emigrantët! Rama: Dhe ng

17 Gusht 2020, 14:48 Nga DOSJA
PËRPLASJET/ Radhët në Kakavijë, Meta: Mund të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë përgjegjëse qeverinë shqiptare, për kaosin e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës. Përmes një statusi në Facebook, me anë të një shkrimi të analistin Artan Hoxha, Meta shkruante se situata dhe radhët kilometrike në Kakavijë, mund të parandaloheshin.

“KAKAVIJA, KRIZA QË MUND TË PARANDALOHEJ! Nga Artan Hoxha: Dihet që edhe në kohë normale kthimi në Greqi në këto ditë të gushtit krijon radhë. Aq më shumë në këto kohë pandemie ishte i parashikueshëm krijimi i superradhës. Lidhur me rregullat e lëvizjes në kushtet e COVID-19, institucionet janë më të mirëinformuarat e më të parainformuarat. Ndaj prej tyre kërkohet fillimisht parashikim dhe parandalim, më pasnderhyrje lehtësuese e zgjidhëse. Shteti ynë u kap edhe këtë herë tërësisht i papërgatitur, a thua se ishte i tëri me leje të zakonshme. Mezi i shkund. Mezi u ngrit. U desh alarm medietik, transmetim me zë e figurë i hallit të madh dhe revoltës vluese të njerëzve që shteti të lëvizte më në fund për ca asistencë humanitare. Për parashikim e parandalim as që bëhet fjalë,”– shkruan Meta.

Ky status, mori përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili uroi për 76-vjetorin e lindjes ish-Presidentin, Rexhep Meidani. Kreu i qeverisë thekson se Meidani ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese, pas përmbysjes së madhe të sistemit. Por, këtë urim për ditëlindje Rama e shfrytëzoi edhe për të sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Kryeministri shprehet se Berisha në rolin e presidentit ka qenë servil i komunistëve dhe më pas i kanosi ata. Ndërsa për Metën, shkruan se sot fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në rolin e Presidentit.

Më pas, Meta, përmes një konference për shtyp, i vijoi kritikat ndaj qeverisë.  Meta nënvizoi se gjatë 5 ditëve qeveria braktisi shqiptarët, pasi nuk u dha informacionin e duhur. Ai theksoi më tej se Edi Rama në të tilla situata drejton gishtin përtej kufirit, ndërsa Presidenca bëri të gjitha detyrat që i takonin. Gjatë konferencës së sotme për mediet, Meta u pyet edhe për ndërhyrjen e Pandeli Majkos tek Kryepeshkopi Janullatos, por presidenti theksoi se qeveria shqiptare sposton debatin tek gjëra që nuk kanë kuptim. Presidenti Ilir Meta i bëri edhe thirrje qeverisë, që të sigurojë tamponë falas për emigrantët. Sipas kreut të Shtetit, është e pamunduar që një familje të paguajë 120-140 euro për tamponë. Ndërkohë, ai shprehu edhe rezerva për stafin diplomatik në Greqi, i cili tha se ndryshimet janë bërë nga qeveria pa marrë një mendim nga presidenca.

“Nga dita e nesërme do t’i çoj një kalendar qeverisë për të parandaluar situata të tilla, si Pashkët, Viti Ri, pra kohët kur vijnë dhe ikin emigrantët. Çdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pakuptim, qeveria greke edhe për të drejtat e një personi shqiptar me shtetësi greke e bën detyrën vet në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo ishte detyrë e qeverisë shqiptare. Rama ka përgjegjësi për të, si kryeministër dhe si ministër i Jashtëm. Ka detyrime ndaj qytetarëve të saj.  Ne e dimë shumë mirë se ku është frekuenca më e lartë e qytetarëve shqiptarë. Këto gjëra nuk u bënë dhe u krijua një situatë e jashtëzakonshme dhe spostojmë debatin në gjërat që nuk kanë kuptim. Ne fajësojmë edhe viktimat e kësaj situate. Për kushtetutën do flasim në shtator. Jemi një vend rekord për emigrantë. Të gjithë strukturat duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve Qeveria duhet të sigurojë tamponë falas për qytetarët. Një tampon nga 120-140 euro është i papërballueshëm. Qeveria duhet të subvencionojë tamponat dhe të marrë masa që situata në Kakavijë të mos përsëritet kurrë.  Falenderoj mediat për rolin e jashtëzakonshëm dhe t’u kërkoj ndjesë qytetarëve që kaluan ato netë e ato ditë me sakrifica të jashtë zakonshme,”– tha Meta ndër të tjera.

Këtyre deklaratave, kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish përmes statuseve në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Rama theksoi se Meta vazhdon me avazin e vjetër dhe se argumentet për fajësimin e tij janë parodi tipike alla Baba Xhike. Rama thekson më tej se Meta është president që abuzon me institucionin e lartë për qëllimet e ulta të LSI-së.

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi,thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike,”- shkruante Rama.

Pas këtij statusi, Meta iu përgjigj Ramës me një shkresë të datës 5 gusht, ku ish-ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Adriana Hobdari, njofton Drejtorinë e Rajonit dhe Vendeve Fqinje, për masat e reja të vendosura nga shteti grek në kufij, si pasojë e pandemisë, ku përfshihet bërja e tamponëve, kufizimi i orareve dhe karantinimi 7 ditor. Referuar shkrësës, presidenti akuzon Ramën, se ishte njoftuar për situatën, por e neglizhoi duke mos marrë masat e duhura.

“Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!”– shkruan ndër të tjera Meta.

Por as këtë radhë, kryeministri Rama nuk qëndroi në heshtje. Ai iu përgjigj sërish Presidentit Ilir Meta, i cili kritikoi qeverinë për radhët kilometrike që u krijuan në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto, dhe teksa citon mediat greke, shkruan se radha e kamionëve që u futën nga Bullgaria në Greqi kishte arritur në 15 kilometra.

Sipas Ramës, referuar të njëjtit shkrim, shton se në Bullgari nuk doli Presidenti që të fajësonte qeverinë, dhe nuk i cilësuan qytetarët si njerëz pa atdhe dhe pa shtet. 

Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km ,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”- shkruan kryeministri Rama.

Por si u zgjidh situata në Kakavijë?

As Kryeministri Edi Rama dhe as Ministria e Jashtme nuk i dhanë dot fund sfilitjes së njerëzve që pritën për pesë ditë në radhë.

Ministri për Diasporën Pandeli Majko, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi se për zgjidhjen e krizës është angazhuar personalisht Kryepeshkopi Anastas Janullatos, të cilit vetë Majko i kërkoi ndihmë.

Tashmë pikat e kalimit kufitar, Kapshtica dhe Kakavija janë kthyer në normalitet. Ndërsa, që nga dita e sotme, të gjithë personat që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, duhet të kenë me vete përgjigjen negative të testit të Covid-19 të certifikuar si dhe të kenë plotësuar formularin e posaçëm. Nga sot në pikën e Kakavijës rikthehen kufizimet për kalimin e 750 udhëtarëve, ndërsa në Kapshticë do të kalojnë 300. Gjithashtu të gjithë do t’i nënshtrohen karantinës prej 1 jave në Greqi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta perplasjet rama-meta per kakavijen edi rama ilir meta perplasjet rama-meta per kakavijen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj