Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Mbyllet sërish transporti urban, nga e hëna asnjë autobus në lëvizje, shoqata: Miliona lekë humbje
10 Korrik 2020, 18:59Nga DOSJA
TIRANË– Shërbimi i transportit urban do të ndërpritet sërish ditën e hënë, vetëm pak ditë pasi nisi aktivitetin e tij.
Dosja.al mëson se nga e hëna, asnjë autobus nuk do të lëvizë më nëpër Tiranë dhe ky vendim pritet që të komunikohet edhe në një deklaratë publike nga Unioni i Transportit Publik.
Shkak për këtë rimbyllje, mësohet se është bërë humbja që kompanitë e transportit kanë pësuar këto ditë që kanë qenë në punë.
Për shkak të masave të marar nga pandemia e koronavirusit, autobusët kanë lëvizur me vetëm 30% të kapacitetit të tyre, duke mos sjellë asnjë të ardhur për kompanitë në fjalë.
Ndër të tjera, operatorët shprehen se çdo ditë kanë humbur rreth 3 milionë lekë të vjetra naftë, dhe këto para nuk kompensoheen nga uhdhëtarët pasi autobusët lëvizin pothuajse bosh. Kështu, ky aktivitet do të ndërpritet sërish.
Transporti publik në Tiranë iu rikthyer punës, katër muaj pas mbylljes për shkak të pandemisë. Të hënën, më 6 korrik, qytetarët e parë hipën në urbanë, sipas rregullave të vendosura, me maskë dhe në distancën e sigurisë.
Sips njoftimit zyrtar që u dha, shoqatabëri me dije se sot kishin arritur një marrëveshje me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për rinisjen e punës.
Tranporti urban në Tiranë, ka qëndruar i mbyllur që prej fillimit të muajit Mars me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19. Pasi ministria anuloi këtë urdhër në fund të muajit maj, shoqatat e transportit kanë dorëzuar disa kërkesa dhe deklaruar se nuk mund të rinisnin shërbimin e tyre, pasi kërkonin disa masa lehtësuese nga qeveria dhe subvencione.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TEPELENË- Një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar sot në Memaliaj. Dosja.al mëson se i infektuar është një 57-vjeçar, i cili i është nënshtruar s...
TIRANË- Botimi 37-faqësh i studiuesit Auron Tare, “Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin”, i servirur fillimisht në trajtën e studimit (ndonëse au...
PRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Prrenjas. Sipas informacioneve mësohet se një 24-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident. Burime...
TIRANË- Në qershor 2019, një gjyqtare Apeli e dëgjoi mes lotëve vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë. Lotët vazhduan t...
DURRËS– Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit kanë dalë në protestë. Mësohet se ata kanë proterstuar, pasi pretendojnë se Prokuroria p...
TIRANË- Prej disa ditësh po zien debati mes studiuesve lidhur me një botim të Auron Tares ku i shfaq si agjentë të shërbimeve sekrete dy kolosët e letrave ...
KUKËS– Një sipërfaqe e madhe toke është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kukës, në malin e Gjallicës. Një sipërfaqe ...
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një 21-vjeçar, i cili trafikonte emigrantë të paligjshëm. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se...
TIRANË– Pastori Akil Pano ka prekur me shkrimin që ka postuar në rrjetet sociale, një ditë pasi mori vesh se në ditarin e Anisa Josifit, ishin të shënuara ...