LIVE UPDATES
Aktualitet

Camaj dhe Koliqi agjentë të shërbimeve të huaja? Historiani Gurakuqi: Falsifikim i mirëfilltë, Tare duhet të japë shpjeg

10 Korrik 2020, 17:42 Nga DOSJA
Camaj dhe Koliqi agjentë të shërbimeve të huaja? Historiani

TIRANË- Prej disa ditësh po zien debati mes studiuesve lidhur me një botim të Auron Tares ku i shfaq si agjentë të shërbimeve sekrete dy kolosët e letrave shqipe, Martin Camajn dhe Ernest Koliqin. Profesori i historisë, Romeo Gurakuqi, thotë se kemi të bëjmë me falsifikimin më të famshëm dhe Auron Tare do të duhet të japë llogari mbi arsyet që e ka bërë.

Gurakuqi: Prej katër ditësh merrem me burimet të cilat janë burime parësore. Sipas informacioneve kjo është një prej falsifikimeve më të famshme, falsifikim terësor i autorit të atij artikulli mbi pozicionin e dy prej kolosëve më të rëndësishëm të letrave shqipe dhe katolicizmit shqiptar, por të Shqipërisë para së gjithash. I pikësynuar për arsye që ai do të na i shpjegojë. Është falsifikim total i një dosje të Sigurimit të Shtetit, të Drejtorisë së Dytë dhe të Tretë që kanë ndjekur për 42 vite me radhë shkrimtarin e madh  Martin Camaj. Është një dosje që fillon si dosje bashkëpunimi por që pas tre muajve të parë përfundon në një dosje kërkimi për një armik të pushtetit. Kjo ëshë e gjitha që ka kjo dosje. Autori është i detyruar ti japë publikut shpjegimet e posaçme lidhur me mënyrën si ka shtrembëruar fakte që ndodhen në dosje, pse e ka bërë një gjë të tillë, arsyet pse ka njollosur në mënyrë kaq të pilotuar dhe të saktësuar dy prej njerëzve më të shquar të letrave shqipe, epokës bashkëkohore.

Gurakuqi për Ora News thotë se ka prova që Camaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Gurakuqi: Martin Camaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ai është arrestuar me 5 maj të 1948 është arrestuar, pas 5 ditësh ka nënshkruar një akt tip të Sigurimit të Shtetit dhe pas 3 muajsh është larguar nga Shqipëria dhe ka ndjekur jetën e tij prej gjeniu.

Po Ertnest Koliqi?

Gurakuqi: Nëse ka pasur një person që ka qenë referent për Shqipërinë dhe emigracionin shqiptar, i besueshëm, ky person ka qenë Ernest Koliqi. Nuk ka operuar me agjencitë si një agjent por si mendja më e ndritur e Shqipërisë, ka qenë negociator për çështjen e Shqipërisë. E thotë në dhjetra letra, njerëzit tanë po grihen nga diktatura e Enver Hoxhës dhe njerëzve të ortës së familjeve që prodhojnë njerëz të tillë në 2020 që shkruajnë me urrejtje ndaj shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë, ndaj gegnisë dhe ndaj Shkodrës. Është e papranueshme të ecet me regjistra të tillë falsifikues në një kohë kur është e mundshme me dhënë të vërteta që çdo historian serioz duhet ti bëjë.

Ish-deputeti demokrat thotë se Tare nuk ka kualifikimin e duhur për të bërë studime historike.

Gurakuqi: Bëhet fjalë për në një ushtarak që është futur në një fushë të studimit të historisë dhe nuk arrin të kryejë alfën e aspektit metodik të një studimi. Është cungim gjykimi. Ka ndërmarrë një gjë që nuk ka kapcitetin e nevojshëm, nuk ka formimin e nevojshëm dhe nuk ka realizimin në vlerësimin e gjërave. Nuk bëhet fjalë për të mohuar faktet historike.

(Marrë nga Ora News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ernest koliqi martin camaj romero gurakuqi studimi i auron tares ernest koliqi martin camaj romero gurakuqi studimi i auron tares

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!