"Letra e Elva Margaritit është e turpshme"/ Zhupa në Kushtetuese: Ministrja gënjeu që Butrinti ka marrë lek nga sh...
Aktualitet
Burg për dy të arrestuarit për vrasjen e Pashko Ujkës, familjarët: Ishin në Kosovë
4 Dhjetor 2021, 14:05Nga DOSJA
SHKODËR– Kristian Kelmendi, 20 vjeç dhe Marjan Kola 53 vjeç janë lënë në burg dy ditë pasi janë vënë në pranga pasi akuzohen për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë për Kelmendin që akuzohet të jetë personi që e ekzekutuar Ujkën dhe Kolën, mbi të cilin rëndon akuza e përfshirë apo të të pasurit dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit. Të dy janë lënë në burg për 30 ditë.
Përpara gjykatës kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e dy të arrestuarve për vrasjen e Ujkës. Konkretisht babai i Marjan Kolës është shprehur se djali i tij ka qenë në Kosovë me datë 28 dhe 29 nëntor në një polygon. Madje ai kërkoi që të hapeshin dhe kamerat e poligonit për ta vërtetuar këtë gjë.
Ditën e djeshme u bë publike nga gazetari Artan Hoxha video ku shfaqet Kristian Klemendit dhe Marjan Kola, dy të dyshuarit për vrasjen e Pashko Ujkës në Kosovë. Të rinjtë shiheshin në Prishtinë në një qendër tregtare, një ditë para se të ndodhte antentati ndaj ish-kryebashkiakut të Velipojës.
Ish-deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Velipojës Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nentorit në Shkodër. Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.
SHKODËR– Kristjan Kelmendi, i akuzuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka është shprehur se nuk ka lidhje fare me ekzekutimin e politikanit. Përp...
TIRANË – Për ndarjen nga keta të Edi Luarasit, ikonës së ekranit dhe Teatrit shqiptar ka dhënë homazhet e saj edhe aktorja Rajmonda Bulku e cila ka t...
LEZHË– Një person është arrestuar në Lezhë pasi ëshë kapur duke transportuar lëndë drusore. Shoferi i kamionit me inicialet D.Rr po transportonte 13 ...
DURRËS – Kanalizimet në zonën e ish-kënetës së Durrësit janë kthyer në shqetësim prej shumë vitesh për banorët e zonës.Kanalet e Larta në këtë zonë m...
TIRANË– Uzina “Enver”, është viktima e fundit e betonizimit të Tiranës. Në fshehtësi, pas transparencë, pa asnjë tabelë informuese, Bashkia e Tiranës...
TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është vënë në pranga pasi nuk iu është bindur...
TIRANË– Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Jetës ka zhvilluar një protestë përballë Ambasadës së Kosovës në Tiranë, kundër vendimit të qeverisë Ku...