LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Në Kosovë kalohet me vaksinë!Protestë, Sazan Guri:Kurti je tu vepru gabim or majk

4 Dhjetor 2021, 12:51 Nga DOSJA
VD-Në Kosovë kalohet me vaksinë!Protestë, Sazan Guri:Kurti

TIRANË– Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Jetës ka zhvilluar një protestë përballë Ambasadës së Kosovës në Tiranë, kundër vendimit të qeverisë Kurti për kalimin në shtetin fqinj vetëm me pasaportën e vaksinimit që vërteton se ke marrë të dy dozat e vaksinës. I pranishëm në këtë protestë ishte avokati Altin Goxhaj, i cili e krahason kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me ish-liderin e ish-Jugosllavisë, duke theksuar këtë që po bën sot Kurti nuk e ka bërë as Millosheviçi.


“Ne sot kemi ardhur t’i japim mesazh paralajmërues Albin Kurtit, i cili në mënyrën më absurde, nga viti 2022 i ndalohet hyrja në Kosovë të gjithë shqiptarëve që nuk qeveria në Kosovë që të hyjnë. Që nga viti 1945 deri në vitin 99, duhej ta caktone qeveria e Kosovës nëse të lë apo jo. Tani 2 milionë shqiptarët e Shqipërisë, ata të Maqedonisë së Veriut, në trevat e tjera dhe në Diasporë nuk hyjnë dot në Kosovë nga 3 janari po nuk patën 2 doza vaksinësh. Po patëm vetëm një dozë vjen Albini dhe të shpon në kufi. Mua dhe dy milionë shqiptarëve të tjerë nuk na lejohet të futemi më në Kosovë. Unë jam stërnip i Stalin Nivicës, i cili ka qenë përfaqësuesi i Komitetit për Shpëtimin e Kosovës. Stërnipi i tij nuk hyn dot në Kosovë. Këtë vendim e ka marrë Albin Kurti në mënyrën më unike në Europë. Unë isha në Kosovë para një muaji e gjys kundër Ballkanit të Hapur. Nuk shkoj më dot sepse unë nuk jam i vaksinuar. Isha me test PCR, u lejova, tani nuk lejohem më. Jemi përballë një realiteti nuk ka ndodhur kurrë. Arsyeja përse kam shkruar Albin Sllobodan Millosheviçi, është kjo, pra ndalimi i qytetarëve të pavaksinuar. Nese ke bërë vetëm një dozë të jepet mundësia të shpohesh në kufi. Dua t’ju kujtoj se Albini para se të merrte kete vendim ishte në takim me Aleksis Sorros. Mos është kjo ndarje e madhe, kur këta tallen me shqiptarët thonë nuk do të ketë kufi. Nuk shkoj dot në Kosovë. Vetëm Millosheviçi e ka bërë këtë gjë, askush tjetër,” tha Goxhaj.

Të pranishëm në protestë ishin dhe qytetarë të ndryshëm të cilët kërkojnë që të vendosin vetë për jetën e tyre. Ata mendojnë se duhet hequr ky rregull pasi krijon ndasi në dy shtetet.

QYTETARËT:

Qytetari: Në 3 mars 1998, ne 200 shqiptarë protestuam para ambasadës jugosllave në Athin ë për të qenë të bashkuar me Kosovën. Këtë veprim që ke bërë të të vijë turp. Se ka bërë as Millosheviçi. Ai me një vizë të linte të futeshe. Hiqe këtë turp Albin Kurti, anuloje vendimin.

Qytetari 2: Vaksina nuk të mbron nga vdekja. Meqenëse kam një mbrojtje natyrale, le të më vijë vdekja natyrale. Albin Kurti të lutem mos i ndaj shqiptarët. Shqiptarët të kanë dashur. Të lutem, në emër të gjithë atyre që nuk duan të vaksinohen, mos me detyro. Dua të vdes ashtu siç zoti më bëri me dy prindërit e mi.

Qyteterja 3: Kam qenë shumë e acarume, e irritume. Shyqyr që gjeta një mënyrë me ardh sot. Është gjynah. I raftë pika i raftë.

Ambientalisti Sazan Guri po ashtu ishte i pranishëm këtë protestë kundër këtij vendimi të qeverisë së Kosovës. Ai iu drejtua me nota ironie Kurtit duke i thënë se “je tu vepru gabim or majk”.

“Di të them se duket sikur jemi pak, por e vërteta një është. Edhe zoti një është. Nuk del dot një shtet para shëndetit të vërtetë real. Kundër Shqipërisë ka 36 projekte si ta ndajmë, si ta zvogëlojmë. Projekte që të vijnë nga vetvetja, siç është rasti i mini-schengen nga kryeministri shqiptar, dhe projekti tjetër nga kryeministri Albin Kurti. Kemi takim së shpejti me të. Ai bën çudinë e radhës si të ndahen shqiptarët. Kjo është shumë e rëndë z.Albin Kurti të drejtohem direkt për të thënë se nuk je tu vepru drejt o majk. Je tu vepru gabim. Edhe nese do jesh pre e elites së madhe botërore nuk mund te jesh i pari ti. Bëhesh shembull i parë për të ndarë shqiptarët, ndërsa ne ne datë 10 shkojmë në Prizren. 70% e shqiptarëve janë të pavaksinuar me të drejtë. Vaksina anti-ligj, antishendet. Lojë e ndyrë e poshtër. Mos bëj lojën që bën Kryeministri jonë me Ballkan të Hapur e ti të bësh Shqipëri të mbyllur”, theksoi Guri.

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne tirane sazan guri tirane proteste ne tirane sazan guri tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet