"Letra e Elva Margaritit është e turpshme"/ Zhupa në Kushtetuese: Ministrja gënjeu që Butrinti ka marrë lek nga sh...
Aktualitet
Po transportonte 13 metër kub lëndë drusore, arrestohet shoferi në Lezhë
4 Dhjetor 2021, 09:28Nga DOSJA
LEZHË– Një person është arrestuar në Lezhë pasi ëshë kapur duke transportuar lëndë drusore. Shoferi i kamionit me inicialet D.Rr po transportonte 13 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Po ashtu është proceduar dhe poseduesi i lëndëve drusore, 22-vjeçari me banim në fshatin Kqirë, Pukë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore. U kap duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, vihet në pranga 52-vjeçari. Procedohet penalisht poseduesi i lëndës drusore. Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë konstatuar dhe ndaluar në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Shkodër, një mjet kamion që transportonte lëndë drusore. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi D. Rr. po transportonte 13 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Rr., 52 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.
Gjithashtu, u procedua penalisht poseduesi i lëndës drusore, shtetasi R. N., 22 vjeç, banues në fshatin Kqirë, Pukë.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.Policia e Lezhës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin e plotë dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
DURRËS – Kanalizimet në zonën e ish-kënetës së Durrësit janë kthyer në shqetësim prej shumë vitesh për banorët e zonës.Kanalet e Larta në këtë zonë m...
TIRANË– Uzina “Enver”, është viktima e fundit e betonizimit të Tiranës. Në fshehtësi, pas transparencë, pa asnjë tabelë informuese, Bashkia e Tiranës...
TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është vënë në pranga pasi nuk iu është bindur...
TIRANË– Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Jetës ka zhvilluar një protestë përballë Ambasadës së Kosovës në Tiranë, kundër vendimit të qeverisë Ku...
TIRANË-Godina në të cilën ndodheshin zyrat publike të njësisë numër 7 në Tiranë, janë shembur ditën e sotme. Dosja.al ka siguruar pamjet nga prishja e ndër...
Bashkia e Tiranës ka rihapur programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi. Familjet e pastreha në kryeqytet do...
DURRËS – Grumbullimet e mëdha të mbeturinave janë kthyer sërish në problemin kryesor të qytetit të Durrësit. Moslejimi i grumbullimit të sasive të mb...
TIRANË– Reshje shiu, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në zonat malore. Dita e sotme paraqitet më e qetë në lidhje me reshjet e shiut por situat...