LIVE UPDATES
Politike

Rama nuk tërhiqet: Meta e humbi të drejtën për të qenë në atë zyrë, parlamenti reagon

12 Qershor 2019, 16:54 Nga DOSJA
Rama nuk tërhiqet: Meta e humbi të drejtën për të

DIVJAKË- Gjatë takimit me qytetarët në Divjakë Rama tha se Ilir Meta kreu një akt të shëmtuar, pasi firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Sipas Ramës Parlamenti ka të drejtë të reagojë në emër të sovranit, nëse presidenti “çmendet”.

“Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe ç’firmos, sikur bota të hynte në logjikën e Metës që firma e cdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej nuk do të kishte më shtet dhe rregull, dhe drejtim, por do të bëhej mbarë bota një rrumpallë e madhe. Prandaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, pa përgjegjshmërie dhe që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet. Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit për sa kohë fuqia e popullit sovran është te parlamenti dhe që parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet” u shpreh Rama.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(a.m/dosja.al)                                                       

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në divjakë ilir meta ps feson 28 vjetorin rama feston me mushkonjat shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama në divjakë ilir meta ps feson 28 vjetorin rama feston me mushkonjat shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit