Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale, arrestohet 25-vjeçari në Durrës
9 Tetor 2020, 07:36Nga DOSJA
DURRËS– Një 25-vjeçar me inicialer M.Gj., është vënë në [ranga nga Policia e Durrësit pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për të. Sipas njoftimit zyrtar të zyrës së Interpolit, mësohet se 25-vjeçari është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Ai akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Njoftimi i policisë Durrës: Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Kapet dhe ndalohet një 25-vjeçar, me qëllim ekstradimi në Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”. Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Durrës është bërë lokalizimin i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar: M. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi, në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania deklaroi se presidenti Ilir Meta ka kapur momentin për të ndërhyrë në favor të L...
Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:15
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e 12 të grevës së urisë. Mëngjesin e sootëm, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj dhe një tjetër gre...
SHKODËR– Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt është vënë në pranga një ditë pas gjetjes së trupave të dy të rinjeve, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Më...
SHQIPËRI-Ditën e sotme do të kemi një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Meteoalb parashikon se në asnjë pjesë të territorit nuk do të ketë reshje ...
SHKODËR– Fshati Bajzë në Malësinë e Madhe është në zi. Një ditë pas gjetjes së dy trupave të viktimave, familjet e Klement Ppepajt dhe Vilson Çutajt...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja,com kanë në faqe të parë gjetjen e 2 trup...
Sipas saj shkaku ka qenë vlerësimi i dosjeve nga zyra arsimore dhe drejtoria e shkollës .Lindita thotë se në dosjen e saj vlerësimi në muajin qershor të vitit 2...
Vrasja e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj ka sjellë dhe njëherë në vëmendje problematikën e mbjelljes së kanabisit në vend. Pas gjetjes së trupave të vikti...
SHKODËR– Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfshitë të ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor...