Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e 12 të grevës së urisë. Mëngjesin e sootëm, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj dhe një tjetër grevist janë shtruar në spitalin e Ballshit në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe nëntë të tjerët po rëndohen nga ana shëndetësore.
Dautaj mori ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Ballshit, nga ku deklaroi se kishte probleme me hipertensionin. Edhe pse mjekja e spitalit i numëroi të gjitha problemet shëndetësore dhe i sugjeroi të mos kthehej pranë kolegëve, Dautaj, u kthye.
Ai ndodhet sërish në grevën e urisë, në ndërtesën ku tashmë janë ngujuar dhe nuk pranojnë as praninë e gazetarëve. Para se të futej, Dautaj lajmËroi dorëzimin e dosjes së tyre në SPAK.
Një ditë më parë, naftëtarët morën vendimin për të mbyllur dyert e vendit ku janë ngujuar prej kaq ditësh dhe nuk lejuan askënd të futet brenda. Ata nuk pranuan as mjekët apo gazetarët dhe u shprehën se që aty do të dilnin me barela. Para dy ditësh edhe tre grevistë të tjerë janë përkeqësuar dhe janë shtruar në spital. Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe për rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem.
Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Ata kanë protestuar edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.
Pak ditë më parë nafëtarët u vizituan nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili i bërë thirrje shtetit që t’u japë pagat naftëtarëve. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët me temë ekonominë tha se ka shkuar posaçërisht në Azerbajxhan disa javë më parë, ku ka takuar presidentin e vendit për problemin e naftëtarëve. Rama tha se bëhet fjalë për një privatizim kriminal dhe shtoi se i vjen keq për situatën e punonjësve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt është vënë në pranga një ditë pas gjetjes së trupave të dy të rinjeve, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Më...
SHQIPËRI-Ditën e sotme do të kemi një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Meteoalb parashikon se në asnjë pjesë të territorit nuk do të ketë reshje ...
TIRANË- Arben Meçe, një nga miqtë e Azem Hajdarit ka folur në emisionin “Repolitix” në Report Tv për atë që quhet vrasja e shekullit.Meçe ka...
SHKODËR– Fshati Bajzë në Malësinë e Madhe është në zi. Një ditë pas gjetjes së dy trupave të viktimave, familjet e Klement Ppepajt dhe Vilson Çutajt...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja,com kanë në faqe të parë gjetjen e 2 trup...
Sipas saj shkaku ka qenë vlerësimi i dosjeve nga zyra arsimore dhe drejtoria e shkollës .Lindita thotë se në dosjen e saj vlerësimi në muajin qershor të vitit 2...
Vrasja e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj ka sjellë dhe njëherë në vëmendje problematikën e mbjelljes së kanabisit në vend. Pas gjetjes së trupave të vikti...
SHKODËR– Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfshitë të ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor...
Në stacionin e përgjumur, rural të Szbadaszallas, 80 km në jug të kryeqytetit hungarez, gjysmë duzinë udhëtarësh zbresin nga treni. Pas një ndalese prej më pak ...
TROPOJE– Situata vijon sërish problemantike në zonën e Tropojës aty ku 80 banorë vijonë të qëndrojnë të bllokuara në Bjeshkët e Sylbicës. Deri më tani jan...