Aktualitet

Vritet 57-vjeçari në Gjirokastër, bashkëudhëtari e goditi me sende të forta pas sherrit për konfliktin e hershëm mes dy fiseve dhe e la të vdekur në kamionçinë, shpallet në kërkim

Vritet Gëzim Saraçi në Gjirokastër. 57-vjeçari u godit me sende të forta në kokë nga bashkudhëtari në aksin Polican-Suhë. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes. Krimi ndodhi pas një sherri.
Featured image of article: Vritet 57-vjeçari në Gjirokastër, bashkëudhëtari e goditi me sende të forta pas sherrit për konfliktin e hershëm mes dy fiseve dhe e la të vdekur në kamionçinë, shpallet në kërkim Foto ilustruese
Përditësuar:

GJIROKASTËR– Një 57-vjeçar i identifikuar si Gëzim Saraçi, është vrarë me sende të forta në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në aksin rrugor rural, Polican-Suhë, ku Saraçi u gjet i vdekur brenda mjetit të tij, të llojit kamionçinë.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Gëzim Saraçi, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve në kokë me sende të forta. Dosja.al raportoi se 57-vjeçari po udhëtonte në kamionçinë me autorin e krimit, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Rrugës, ata janë konfliktuar dhe autori e ka goditur Saraçin me sende të forta, duke e lënë të vdekur. Pas krimit, ai është larguar nga mjeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autori i krimit të rëndë, sapo ka zbritur nga kamionçina ka marrë në telefon familjen e tij, të cilët e gjetën të parët Saraçin e vdekur. Nga kjo telefonatë, mësohet se është kuptuar se gjatë përleshjes me 57-vjeçarin që mbeti i vdekur, edhe vetë autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur.

Gjithsesi, ai tashmë është identifikuar dhe po kërkohet nga policia, por terreni ka krijuar vështirësi. Pas krimit të rëndë dhe pas telefonatës, autori është larguar drejt zonës së pyllëzuar dhe telefoni i tij ka sinjalizuar dy vendndodhje në dy fshatra pranë vendit ku ndodhi krimi. Bëhet fjalë për fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe fshatin Ndëran në Zagorie. Motivi që nisi këtë konflikt që përfundoi me një viktimë, mësohet se është i hershëm dhe që shumë herë ka futur dy fiset në sherr.

(f.m/dosja.al)

  • 18:37

    Familjarët e autorit gjetën të parët trupin e Gëzim Saraçit, konflikti në fis që solli një viktimë datonte prej kohësh, dy vendndodhjet që sinjalizoi telefoni pas krimit

    Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Gëzim Saraçit, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se të parët që kanë gjetur të pajetë trupin e 57-vjeçarit, kanë qenë familjarët e autorit që është shpallur në kërkim. Ka qenë ky i fundit ai që i ka telefonuar familjarët e tij, për t’i sinjalizuar për krimin dhe ata kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes. Pas telefonatës, autori është larguar drejt zonës së pyllëzuar dhe telefoni i tij ka sinjalizuar dy vendndodhje në dy fshtra pranë vendit ku ndodhi krimi. Bëhet fjalë për fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe fshatin Ndëran në Zagorie. Motivi që nisi këtë konflikt që përfundoi me një viktimë, mësohet se është i hershëm dhe që shumë herë ka futur dy fiset në sherr.

  • 18:08

    Identifikohet personi që vrau Gëzim Saraçin në Gjirokastër, autori mbeti edhe vetë i plagosur gjatë përleshjes në kamionçinë, pas krimit telefonoi familjen dhe u ‘zhduk’ në terrenin malor

    Personi i cili vrau me sende të forta Gëzim Saraçin, telefonoi të afërmit e tij menjëherë pas ngjarjes. Dosja.al mëson se autori i krimit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor rural, Polican-Suhë, sapo ka zbritur nga kamionçina ka marrë në telefon familjen e tij. Nga kjo telefonatë, mësohet se është kuptuar se gjatë përleshjes me 57-vjeçarin që mbeti i vdekur, edhe vetë autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur. Gjithsesi, ai tashmë është identifikuar dhe po kërkohet nga policia, por terreni ka krijuar vështirësi. Pas krimit të rëndë, autori mësohet se është nisur drejt zonës krah lumit të Suhës dhe terreni i thyer malor e bën të vështirë gjetjen e tij.

  • 17:30

    Udhëtoi në makinë me viktimën dhe pas sherrit e goditi në kokë, si e vrau bashkëudhëtari Gëzim Saraçin në Gjirokastër, zbriti nga kamionçina pas krimit

    Dosja.al ka zbardhur detaje nga vrasja e 57-vjeçarit Gëzim Saraci, në Gjirokastër. Mësohet se personi që ka kryer krimin, po udhëtonte në të njëjtin mjet me viktimën Saraçi, në kamionçinë ku dhe u gjet i pajetë 57-vjeçari. Gjatë rrugës, Saraçi dhe autori emri i të cilit nuk dihet ende, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. Sherri ka agravuar dhe autori i vrasjes e ka goditur me sende të forta në kokë Saraçin, duke bërë që ky i fundit të humbasë jetën. Më pas, ai e ka lënë të vdekur në kamionçinë dhe është larguar për të humbur gjurmët.

  • 17:26

    Policia jep detaje për ngjarjen

    Njoftimi i policisë Gjirokastër. Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një Koment në “Vritet 57-vjeçari në Gjirokastër, bashkëudhëtari e goditi me sende të forta pas sherrit për konfliktin e hershëm mes dy fiseve dhe e la të vdekur në kamionçinë, shpallet në kërkim

  1. O leshi o lleshi o leshi ku je fut..ku je fut ? Ku je fut o ftyr mut …ngelen tu u vra perdit ..o leshi po cpun leshi ben ti ??merru me dasmat e muziken …se kriminelet ikin drejtim paditur si gjithmon …o leshi ik rruj na i lesh ..leqe ti as me rrujt delet s’hy pun ..

Shto Koment