U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
Aktualitet
Prerja e paligjshme e pyjeve, nisin hetimet për 4 persona në Bulqizë, u kapën duke transportuar dru pa leje
5 Gusht 2020, 13:27Nga DOSJA
DIBËR -Policia e Bulqizës ka proceduar penalisht 4 persona për prerje të paligjshme pyjesh. Më konkretisht janë proceduar nga policia F. C., D. Z., D. D., F. L., banues në Bulqizë. Ata u kapën duke transportuar drurë pa dokumentacionin përkatës.
Gjatë aksionit u sekuestruan 15m3 lëndë drusore si dhe 4 automjetet që shërbenin për transport. Materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Në 24 orët e fundit janë goditur nga Policia, 4 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve. Procedohen penalisht 4 shtetas, sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që e transportonin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë 24 orëve të fundit kanë evidentuar dhe goditur 4 raste.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. C., D. Z., D. D., F. L., banues në Bulqizë, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 15 m3 lëndë drusore dhe 4 automjete që shërbenin për ta transportuar.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Kontrolle të tilla do të vijojnë çdo ditë për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër Policia e Dibrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Avokati i Ylli Ndroqit, të cilit iu sekuestruan 26 pasuri nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dalë në një deklaratë për mediat. Sipas avokat...
TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi shtronin dhunë fizike në familje. Arrestimet u kryen në Tiranë, Shkozë dhe Valias të vjetër. Më ...
TIRANË– Spitali në Turqi e pranoi kërkesën, por mungonin paratë. Kursimet e familjes nuk mjaftonin, të gjithë me rroga modeste dhe pensione.“Druhesha...
TIRANË– Identifikohet autori i vrasjes së Abdulla Budllës, taksistit 71-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje në Fushë Prezë.Burime për Dosja.al bëjnë ...
SKRAPAR– Ditën e sotme është konfirmuar zyrtarisht edhe rasti i parë i të infektuarit me koronavirus në qytetin e Skraparit, që prej fillimit të shpërthimit të ...
KORÇË– Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, i cili lejoi që në biznesin e tij të zhvillohej një ce...
Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34
TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...
MALËSI E MADHE- Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan ditën e djeshme disa orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari. Për ...