Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
FIER– Një 60-vjeçar është vënë në pranga pasi në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 2.2 kilogramë kanabis gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 60-vjeçari i identifikuar si Petrit Hykaj është arrestuar, ndërsa djali i tij, Shkëlqim Hykaj, u ka shpëtuar ‘duarve të efektivëve’ pasi nuk ndodhej në banesë në momentin që u ushtrua kontrolli nga policia.
Njoftimi i policisë Fier
Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disa mujor. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu pa leje, bie në pranga një shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi disa mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 60 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Gorishovë, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 Kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
VLORË– Dy shtetas italianë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë tentuar të kalonin kufirin për të udhëtuar drejt Italisë duke falsifikuar testin ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ë...
TIRANË– Efekivët e Policisë së Shtetit kanë ushtruar sërish kontrolle në rrugën ‘5 Maj”, aty ku u shënua vrasja e Mehmet Qemës gjashtë ditë më parë. Sipas ...
TIRANË– Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet të jetë autori i grabitjes së një dyqani në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Mësohet s...
TIRANË– 49-vjeçarja me inicialet F.Z., është vënë në pranga pasi akuzohet se është shkaktarja e aksidentit të rëndë të ndodhur një natë më parë në z...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar ...
SARANDË– Efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë kanë shoqëruar një person, pasi ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë uniformat e Shtetit. Videoja e p...
TIRANË– Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin ve...
Në pranverën e 2021, çmimet e apartamenteve në Sarandë, Qerret dhe Gjirin e Lalëzit janë rritur mesatarisht me 20% krahasuar me vjet. Çmimet e lar...
TIRANË– Një mjet ka përfunduar në stacionin e autobusit në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, ku dy këmbësore kanë mbetur të lënduara, po...