"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Vrasja e Kudret Saliajt, autori dhe e bija vëzhguan lëvizjet e viktimës për 30 minuta, deklarime kontradiktore në polici, M
6 Qershor 2021, 09:10Nga DOSJA
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar 2 ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në afërsi të gjykatës së Tiranës, ku ngeli i vrarë Kudret Saliaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, (ish-gruaja e viktimës), e kanë vëzhguar për më shumë se 30 minuta Kudret Saliajn.
Të dy kanë komunikuar me njëri-tjetrin në lidhje me veprimet dhe lëvizjet e fundit të viktimës, ndërsa deklarimet kontradiktore iu kanë rënë në sy hetuesve. Autori ka deklaruar se ka qenë i ulur në lokalin ku ndodhi vrasja i vetëm, ndërsa Dhurata ka pohuar se ndodhej me babain në tavolinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë të hënën në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– 52-vjeçari Luftar Panahor që tentoi të kalonte me kamion në urën Darzezë është lënë në arrest shtëpie nga Gjyakata e Fierit.Shoferi ka dalë ditën e...
VLORË– Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi ishin shpallur në kërkim për dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.Policia bën me dije...
BRUKSEL– Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksu...
DURRES- Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në një karburant në Fllakë të Durrësit. Burime për Dosja.al sqarojnë se autorët kanë qenë të a...
BOLONJA– Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptar ka ndodhur të premten në mesditë në Bolonja. Një 35-vjeçar ka sulmuar një prift pranë kishës së ...
ELBASAN– Një tjetër operacion-anti drogë është zhvilluar në Shqipëri në ‘sezonin e kanabisit’. Këtë herë, shenjestra ishte Elbasani, ku policia ka arritur të g...
TIRANË- Shqipëria pas më shumë se një viti pandemi po merr frymë lirshëm. Jo më larg se dje u shënua edhe rekordi i rasteve me COVID19, ku në të gjithë ven...
TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar gjatë natës në kryeqytet, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se në pranga ran...
Në vitet 1890, bota u godit nga një prej pandemive më të mëdha në histori, e njohur në atë kohë si “gripi rus”. Ajo rezultoi në 1 milion të vdekur. Tani mendohe...
TIRANË– Paraditja e sotme do të paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas herëshme, ku më të shpeshta do të jenë në zonat lindore të...