"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
EMRAT/ Operacion anti-drogë në Elbasan! Tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohen tre persona d
6 Qershor 2021, 07:21Nga DOSJA
ELBASAN– Një tjetër operacion-anti drogë është zhvilluar në Shqipëri në ‘sezonin e kanabisit’. Këtë herë, shenjestra ishte Elbasani, ku policia ka arritur të godasë tentativën për kultivimin e bimëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar 3 persona, të identifikuar si Mevlan Balla 32 vjeç, Dashamir Balla 39 vjeç dhe Federik Gaçi 47-vjeç, pasi tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël. Po ashtu, në kërkim janë shpallur edhe dy të tjerë, I. B., 83 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël. Në banesën e këtij të fundit, policia ka gjetur 26 fishekë dhe fara kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Sekuestrohen fara kanabisi, bimë narkotike kanabis dhe municion.
Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, shërbimet e Policisë Elbasan kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit duke arrestuar në flagrancë shtetasit:
Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi kanë tentuar për të kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Shqipëria pas më shumë se një viti pandemi po merr frymë lirshëm. Jo më larg se dje u shënua edhe rekordi i rasteve me COVID19, ku në të gjithë ven...
TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar gjatë natës në kryeqytet, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se në pranga ran...
Në vitet 1890, bota u godit nga një prej pandemive më të mëdha në histori, e njohur në atë kohë si “gripi rus”. Ajo rezultoi në 1 milion të vdekur. Tani mendohe...
TIRANË– Paraditja e sotme do të paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas herëshme, ku më të shpeshta do të jenë në zonat lindore të...
TIRANË– Numri i personave që përfituan pension vitin e kaluar arriti në 665 mijë, ose 23% e popullsisë totale, kurse pensioni mesatar në qytet shënoi ulje ...
Një duzinë njerëzish qëndronin në radhë, të shkujdesur, me zë të lartë dhe me padurimin për të kryer vizitën e tyre në Poliklinikën Qendrore në kryeqytet. Shqet...
TIRANË– Sot në Shqipëri janë kryer 4 mijë e 674 vaksinime.Në një njoftim në rrjetet sociale, vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bër...
TIRANË– Pas përjetimit të Covid-it, janë të shumtë qytetarët që ankohen se nuk ju është rikthyer ende nuhatja, ose edhe më keq se nuk nuhasin dot asn...
VLORË– Shkëlzen Velaj, i cili u vra në Vlorë në derën e shtëpisë kishte dy emra. Mësohet se Shkëlzeni njihej edhe si Altin, identitet me të cili ka d...