Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS– Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se personat me inicialet I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, janë arrestuar pasi rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa personi me inicialet L. V., 29 vjeç, është i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Në kërkim është shpallur personi me inicialet L.S., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i plotë: Durrës. Kapen dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike. Të 4 autorët e arrestuar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe automjeti që do përdorej për transportin. Shërbimet e Komisariat të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, falë reagimit të menjëhershëm arrestuan në flagrancë shtetasit: I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, L. V., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, të katërt banues në Tiranë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. S., 54 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, ditën e sotme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Romanat, Durrës, janë konstatuar dhe kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe mjeti me të cilin do e transportonin.Nën drejtimin e Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve në të cilat këta shtetas mund të jenë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një i ri, identititeti i të cilit nuk bëhet ende me dije është shoqëruar me forcë nga policia e Tiranës. Pamjet e publikuara nga FaxNews tregojnë m...
TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjsië Elektrike ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të stakohen dritat për 7 orë. Në një pistim në Facebook, OSH...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur provat shtesë të depozituara nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pranë Komisionerit Publik për Drejtuesen e Prokur...
TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një status në ‘Facebook’ ku ka komentuar ngjarjen mes kryebashkiakut të Lezhë...
TIRANË– 2 mijë e 456 viktima, 56 raste active dhe 130 mijë e 2 të shëruar. Ky është bilanci i Covis-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend...
TIRANË-Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme.Reeker do të ketë...
TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj është shprehur se nuk i janë vënë në dispozicion aktet e provave shtesë që Operacioni Ndërkom...
TIRANË– Nëntë drejtues mjetesh janë vënë në pranga në 24 orët e fundit pasi janë kapur duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara e të dehur n...
TIRANË– Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur prova shtesë pranë Komisionerit Publik për Drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ...
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri përmes një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar projektin ‘Mini-Shengen’, pas takimit që mbajtën ditën e sotme me vi...