"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kundërshton projektin ‘Mini-Shengen’: Është anti-shqiptar, u ideua nga Serbia për t
29 Qershor 2021, 14:10Nga DOSJA
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri përmes një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar projektin ‘Mini-Shengen’, pas takimit që mbajtën ditën e sotme me videokonferencë Edi Rama, Presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Ata e kanë quajtur ‘Mini-Shengenin’ si anti-shqiptar si dhe kanë kritikuar mungesën e transparencës së plotë të këtij takimi. Lëvizja Vetëvendosje ka risjellë në fokus 4 pikat të cilat janë formuluar në kuadër të dëmit që ky projekt shkakton dhe për këtë gjë nuk mbështetet nga 3 prej 6 vendeve të Ballkanit perëndimor.
Sipas Lëvizjes Vetvendosje Shqipëria dhe Kosova janë të njejtit komb dhe duhet të punojnë të koordinuar, dhe jo sikur Kosova të mos ekzistonte. Projektin “Mini-Shengen” e kanë krahasuar me “Unionit Ekonomik Euroaziatik” i cili është i udhëhequr nga Rusia, ku është pjesë edhe Serbia. Kjo gjë e ka penguar Serbinë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këtë projekt i cili mund të bëhet pengesë për aderimin në BE.
Sipas tyre ky projekt është ideuar dhe krijuar nga Serbia, me synimin e qartë për të dominuar ekonomikisht dhe politikisht gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Postimi:
Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kanë kërkuar që Bashkimi Europian të përmbushë premtimet e saj në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor. Më 29 korrik, do të takohen fizikisht në Shkup për të shqyrtuar progresin dhe për të nënshkruar mes tre vendeve marrëveshje që zbatojnë angazhimet e Samitit të Berlinit, si marrëveshja për bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të katastrofave natyrore dhe ajo për lehtësimin e tregtisë, eksporteve dhe importeve në vendet tona.
(e,k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka konsideruar si një mesazh për Gjykatën Kushtetuese vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit të Teatri...
MALLAKSTËR-Nje zjarr i madh sapo ka rëne në pyllin me pisha te fshatit Drenovë në MallakastërBurime për dosja. al bëjnë të ditur se zjarri rrezikon puset e...
Fajdet vazhdojnë të jenë fenomen aktual në Shqipëri, ndërkohë që janë rritur denoncimet për persona që marrin para borxh dhe nuk i kthejnë. Një person, identite...
Në foton siper inxhinieri Selçuk Bayraktar (djathtas) me gruan e tij Sümeyye Erdogan (majtas), vajza e vogël dhe këshilltar special i Presidentit Rexhep ...
Këta të moshuar francezë që i gjetëm në plazhin e Dhërmiut nuk e fshehin entuziasmin për bukurinë dhe pastërtinë e ujërave ku janë zhytur në Dhërmi.“Uji është i...
TIRANË– Një 8-vjeçar është gjetur ditën e sotme në zonën e Saukut vetëm. Ai është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë afruar pranë një lokali n...