Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Zbardhen dy ekzekutimet që kanë ndodhur në mars-prill në qytetin e Durrësit. Altin Ndoci, 33 vjeç dhe K.A.,22 vjeç janë arrestuar nga policia e Shtetit si dy autorët e vrasjeve të Besmir e Viktor Haxhisë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë dhe ekzekutimi i 3 marsit 2020, ku humbën jetën Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. Ata janë pjesë e një grupi që vepron në këtë zonë dhe njihet si grupi i Shkozetit.
Sipas Policisë, të dy këta persona kanë patur lidhje me viktimat dhe pista kryesore e vrasjeve është ajo e prishjes së pazareve për shkak të aktivitetit kriminal.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dha detajet e operacionit të koduar “Shën Vlashi”, ku sqaroi se në total për këto ngjarje akuzohen 4 persona, 2 prej të cilëve janë shpallur në kërkim. Ndërkohë që janë sekuestruar armët e krimit, që u gjetën në një kanal në zonën e Nishtullës, makina tip”Toyota” me të cilën autorët u larguan nga vendngjarja, 12 aparate celularë dhe gjurmë gishtash dhe ADN e cila është çuar për ekzaminim. Ka qenë 22-vjeçari nga Durrësi, K.A., ai i cili ka rënë i pari në duart e Policisë. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit duke treguar të gjithë skemën e vrasjeve. Burime për Dosja.al sqaruan se objektivi i vrasjes së ditës së hënë, ka qenë Besmir Haxhia e jo i vëllai, Viktori.
Të dy vëllezërit u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Në ditën e 1 majit kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kërkon nga strukturat drejtuese, përmirësimin e kushteve të punës së per...
TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani ka dalë bllof as një postimi që ka bërë në rrjetet sociale. Teksa po tregonte modestinë e saj, pas lajmit të bujshëm për rro...
Tiranë- “Organi i parë që prek koronavirusi është zemra .” Kështu ka deklaruar mjeku kardiolog në spitalin e Parmës në Itali, Giampaolo Palma. Në një intervistë...
TIRANË– Botuesi dhe konspiracionisti Alfred Cako ka deklaruar se koronavirusi është një armë biologjike, ndërsa fëmijët e vegjël në amerikë shfrytëzohen pë...
Krujë- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burimet bëjnë me dije se nga testimi i 31 personave, vetëm 4 prej ty...
TIRANË– Familja Hysa, banuese në Qinam të Tiranës, ka rënë pre e disa grabitësve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të një nate më parë. Pe...
Gjirokastër- Pamje shumë të bukura nga vijnë nga Bredhi i Hotovës në Gjirokastër, ku kamerat kurth kanë kapur në pyll një kaproll. Kafsha shfaqet duke ecur në ...
“Ne morëm përgjigjet e tamponit dhe po bënim një feste me këngë tona shqipe. Nuk është i vërtetë lajmi që ishim duke pirë. Thjesht u shtua doza e të kënduarit m...
Tiranë- Ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu në një intervistë në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e Covi...