Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
377 viktima/ Humbin jetën 2 pacientë të tjerë me Covid-19 brenda 24 orëve, 106 të infektuar, Ministria: Mos e ulni vigjile
27 Shtator 2020, 14:03Nga DOSJA
TIRANË– 377 të vdekur, 5348 të infektuar aktivë dhe 7534 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se dy pacientë të tjëerë kanë ndërruar jetë.
Një 66-vjeçar dhe 73-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 377 në total.
Në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, 137 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe sigurohuni të mbani maskën në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk arrini të ruani distancën.
Ju lutemi mos neglizhoni shenjat e COVID-19, në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020) Testime totale 85.554 Raste pozitive 13259 Raste të shëruara 7534
TIRANË– Ata janë biznesmenë, ‘kapo’, njerëz që nuk u bëhet fjala dysh në zonën e tyre, shijojnë makinat e luksit, paratë e pafundme, kërkesat e tyre janë u...
TIRANË- Më 1 tetor hapen bar-kafetë, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura, por, do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura pub-e e disko-t, apo vep...
KUKËS– Gjatë ditëve të fundit moti i keq ka përfshirë vendin. Në të gjithë territorin ka pasur reshje të dendura shiu dhe nuk kanë munguar as rrebeshet.Ndë...
TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente...
TIRANË- Ditën e sotme Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për pedagogun e Korçës, Alket Dino dhe për s...
TIRANË– Shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar, Agron Tufa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Nasho Jorgaqi, autori i romanit...
rojektit të transformimit të Bulevardit Zogu i Parë, i cili zgjat tashmë prej një viti, i është shtuar së fundmi edhe projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të k...
POGRADEC- Toni Jashari, 35-vjeç, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar mesditën e sotme në pikën kufitare të Qafë Thanës. Ai ishte shpallur në...