LIVE UPDATES
Aktualitet

Të paprekshëm në Shqipëri por askushi jashtë! Kush janë ‘zotët e rrugëve’ dhe ‘baronët e drogës’ që i kalbi d

27 Shtator 2020, 13:25 Nga DOSJA
Të paprekshëm në Shqipëri por askushi jashtë! Kush

TIRANË– Ata janë biznesmenë, ‘kapo’, njerëz që nuk u bëhet fjala dysh në zonën e tyre, shijojnë makinat e luksit, paratë e pafundme, kërkesat e tyre janë urdhëra për rrethin e ngushtë, kanë edhe ‘fansa’ apo vajza të cilat ndihen krenare krah tyre, ta paprekshëm dhe të përkëdhelurit e drejtësisë….deri në momentin që shkelin jashtë Shqipërisë.

Sapo kalojnë kufirin, ata rreshtohen në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër, dhe toka që u ka shërbyer për t’u fuqizuar, jo pak herë është kthyer në kurth për ta. Më i fundit që u vu në pranga nga drejtësia e huaj është Saimir Taullau, rivali i përjetshëm i kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bare.

Saimir Taullau

Edhe pse në Shqipëri është akuzuar shumë herë për trafik të lëndëve narkotike, është dyshuar për masakrën e Lushnjes, ngjarje ku vdiq Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por asnjëherë drejtësia shqiptare nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ta lënë në burg Taullaun. Ai është dënuar vetëm me 3 vite e 8 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike, dënim të cilin e mbylli më herët duke ndjekur procedura që e lehtësuan atë.

Një tjetër përpjekje e shtetit tonë ishte ajo e Operacionit Forca e Ligjit. Taullau mori pusullën me anë të së cilës duhej të vetëdeklaronte pasurinë e tij, por as këtë herë nuk pati rezultat. Më 12 mars, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) sekuestroi makinën e Saimir Taullaut, të llojit “Nissan”, për të cilën shprehej se ishte e blinduar. Pronat e vëllezërve të tij, Fatmir dhe Albert Taullau u lanë të paprekshme.

Çështja e makinës është në apel, ndërsa vetë Saimir Taullau deklaroi në një intervistë se ai ishte një mjet pune, dhe se e kishte blerë vetëm 3 milionë lekë të vjetra. Në Lushnje, Taullau njihet si një biznesmen i fuqishëm, ndërsa publikisht rezultoi se ai kishte vetëm tre ambiente që nuk i ka legalizuar ende dhe një stan delesh. Edhe vetë ai tha: Për tre gjëra gjithë kjo zhurmë për Sajmir Taullahun, për tre objekte që janë në legalizim e për një stan delesh u bë Saimiri….!

Por drejtësia ndërkombëtare nuk ka menduar kështu. Ajo zvicerane ishte e sigurtë për trafikun e heroinës me të cilën merrej Taullau dhe e dënoi me 4 vite burg në mungesë, duke e shpallur dhe në kërkim. Kështu, më 25 shtator, Taullau u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut. Tashmë Saimir Taullau do të qëndrojë nën masën e “arrestit në burg” me afat 30 ditor, në Maqedoni, dhe më pas do të ekstradohet drejt Zvicrës. Ai është kapur teksa tregtonte një sasi heroinë gjatë aksionit të policisë zvicerane. Gjykata e ka lënë në “arrest shtëpie” Taullaun deri në përfundim të hetimeve, por ai është arratisur dhe ka ardhur në Shqipëri, ku nuk i është prekur asnjë fije floku. Tashmë, erdhi koha për të dhënë logari!

Eldi Dizdari

Më herët, një tjetër ‘kokë’ u arrestua jashtë Shqipërisë. Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi, u arrestua në Dubai. I njohur si kapoja i “Kompania Bello” që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Dizdari tashmë pret të ekstradohet drejt Italisë, e cila kishte lëshuar edhe urdhër arresti për të.

Por në Shqipëri, Dizdari ka jetuar krejtësisht i pashqetësuar. I njohur dhe si kushëriri i Arbër Çekaj që u dënua me 14 vite burg për grup të strukturuar kriminal dhe trafik lëndësh narkotike, Dizdari ia ka dalë mbanë që ta fshijë emrin e tij nga shumë ngjarje në të cilat është përfshirë. Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, por kurrë nuk u vu përballë drejtësisë. Madje në një nga deklaratat e tij, i ftuar në studion e “Opinion”, gazetari Artan Hoxha u shpreh se Dizdari ishte i paprekshëm në Shqipëri dhe nëse urdhër-arresti do të lëshohej kur ai të ndodhej në vendlindje, nuk do të ishte kapur. “Ishte i paprekshëm për vite me radhë. Nëse ai do ishte në Shqipëri, nuk do të ishte i arrestuar. Autoritetet tona nuk do ta arrestonin. Mendoi se mund të ishte më i sigurtë në Dubai, por…ja,”-tha gazetari. 

Eldi Dizdari është edhe bashkëshorti i ish-Missit Suada Sherifi, të cilin ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë nga media. Fotot e tij me familjen numërohen me gishtat e dorës mirëpo jo pak herë ajo është shprehur për të publikisht, teksa tregonte se kishte gjetur djalin e ëndrrave. Gjithsesi, Dizdarit i mbaroi koha…

Met Kanani

Një tjetër arrestim i bujshëm ka qenë ai i Met Kananit. I pagëzuari me nofkën “Eskobari shqiptar” apo “Met shqiptari” siç njihej në Turqi, Kanani u shkatërrua nga autoritetet turke në muajin mars të vitit 2018, teksa priste një ngarkesë kanabisi prej 1.1 ton me vlerë 5 mln euro. Met Kanani shfrytëzonte vende si Shqipëria dhe Maqedonia për të dërguar drogën në Turqi. Rrugë kalimi ishin edhe Greqia me Italinë. Ndërsa nga Afganistani trafikonte në Turqi heroinë dhe nga aty droga e fortë shpërndahej në tregun europian. 

Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshjeje në det. Banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis për tregun turk dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe. Arrestimi i Met Kananit dhe bandës së tij u konsiderua si ndërprerja e një prej rrugëve të trafikut më të madh të drogave të forta ku si rrugë kalimi përdorej Turqia dhe vuri në pranga 66 persona të kombësive të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë.

Lulzim Berisha

Emri që frikësonte Durrësin në vitet e vështira të 1997-s është vënë në pranga në Maqedoni. Në vitin 2006, pas një vëzhgimi disa javor nga drejtësia maqedonase, Berisha ra në pranga, bashkë me disa persona të tjerë. Në 6 dhjetor të 2016, plot 10 vite pas arrestimit të tij në Maqedoni ish-kreu i Bandës së Durrësit fitoi lirinë.  Gjykata e Lartë rrëzoi tre dënime përjetë të anëtarëve të bandës së Durrësit dhe la në fuqi vetëm burgun përjetë të Indrit Dokles, i cili gjithashtu, në ditët e sotme është i lirë.

Berisha u lirua nga Gjykata e Durrësit në një proces larg vëmendjes së mediave dhe ndaj tij është vendosur liri me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit. Edhe pse ky rrjet akuzohet për një seri vrasjesh të ndodhur në ato vite, drejtuesit sot, shjojnë lirinë.

Dosja Karaburuni

Një tjetër operacion ndërkombëtar që vuri në pranga dhjetëra shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës është ai i dosjes “Karaburuni”. Prokuroria italiane ka publikuar emrat e të gjithë personave që do të merren si të pandehur nga drejtësia italiane për kalimin e “mallit” nga Shqipëria në Itali përmes Karaburunit. Edhe pse shumë prej tyre, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda i la të lirë, mes tyre edhe Orges alias (Dritan) Jahelezi, pasi sipas drejtësisë shqiptare nuk kishte lidhje me trafikun e drogës në operacionin “Vol-vo 4”, ajo italiane nuk mendon kështu. Prokuroria italiane ia ka renditur emrin Jahelezit mes shumë të tjerëve që do të japin llogari përpara togave të zeza në Itali. Në Shqipëri, Jahelezi njihet si një biznesmen i fuqishëm. Ai është një prej 6 vëllezërve Jahelezi që kanë një rrjet biznesesh si hetele, klube, spa, bare e restorante në vendin tonë. Konkretisht: Enio pronar i “Cavalli” Clab, “Amsterdam” Club, hotel “Deluxe” etj. Gramoz Jahelezi, i hetuar për dy atentate në dëm të viktimës Flamur Toska, Elvis ose Franc Jahelezi, vëllai i tij Xhevdet Jahelezi, dhe vëllai tjetër Luan Jahelezi.

Astrit Beqiri

Një operacion i shtrirë në 7 shtete të Europës, ka sjellë arrestimin e pronarit të pularisë “RENS 2015” në Shkodër, i cili quhet Astrit Beqiri, ndërsa një person tjetër, i quajtur Sokol Krasniqi, është shpallur në kërkim me vendim gjykate. Sokol Krasniqi, rezulton të jetë kunati i Astrit Beqirit, i arrestuar në Shkodër nga policia, ndërkohë që për autoritet hetimore të Danimarkës, Sokol Krasniqi, identifikohej si shtetas kosovar. Në të vërtetë, ai është Jetmir Kastrati dhe për hetuesit e Danimarkës, ky person drejtonte krah për krah me Beqirin trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine, duke shitur dhe shpërndarë në vendet e gadishullit skandinav. Një pjesë të parave të fituara nga aktiviteti i drogës, Kastrati i pastronte në Shqipëri, duke përdorur emrin e kunatit të tij Astrit Beqiri, i cili investonte në biznese të ndryshme në Shkodër.

Gjatë operacionit që u zhvillua në qershor të vitit 2019, janë sekuestruar 200 mijë euro cesh të futura në thashë, 10 milion lekë të reja, 7 automjete luksoze, një pulari që ndodhet në Bërdicë, 6 vila pushimi në Velipojë. Edhe pse gjithë ky investim bëhej në sy të gjithë hetuesisë shqiptare, ata e kishin veshin të shurdhër, deri në momentin që Danimarka u vu në lëvizje. Fillimisht në vitin 2015 u vunë në pranga disa korrierë të këtij grupi, për të ardhur deri tek emri i Astrit Beqirit. Kunati i tij është ende në kërkim.   

Jurgen Molla

DEA Amerikane dhe bashkëpunimi me hetuesinë greke bënë që në vitin 2016, bashkë me informacionet e dërguara nga drejtësia shqiptare të binte në pranga Jurgen Molla, njeriu që kishte investuar të gjitha paratë e trafikut të drogës në pallate e biznese në Shqipëri.

Prej të paktën shtatë vitesh kishte dyshime se ky grup me paratë e fituara nga narkotikët investoi edhe në lokale dhe hotele dhe në bazë të të dhënave që dispononte institucioni i akuzës, dyshohej se ata kishin investuar rreth 16 milionë euro në total. Vetëm kompania “Molla sh.pk”, ka investuar rreth 10 milionë euro në ndërtim apartamentesh, kryesisht në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Kokat e rrjetit, Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri dhe Anesti Koromani njiheshin zyrtarisht si biznesmenë, mirëpo “statusi” i tyre do të ndryshonte, kur në Shqipëri mbërritën të dhëna nga Italia se këta persona dyshoheshin se ishin përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Në lidhje me operacionin “Ballkan” janë kryer hetime të përbashkëta në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, duke vënë në pranga 30 persona, ndërsa 23 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Jurgen Molla, i cili mbahet mend dhe si njeriu që i ra të fikët kur u vu në pranga, u dënua nga Gjykata për Krimet e Rënda me 15 vite burg më 31 tetor 2018. Bashkë me 8 persona të tjerë, ata u arrestuan nga operacioni “Ballkan” në korrik të vitit 2016 dhe dyshohet se kryesoheshin nga biznesmeni i ndërtimit, Jurgen Molla. Në seancën e 30-të të procesit pesëshja gjykuese i shpalli fajtorë të pandehurit për akuzat e “trafikimit të narkotikëve” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Masa më e madhe e dënimit ishte ajo për të pandehurin Jurgen Molla, 15 vite burg. Të bashkëpandehurit e tij, Shyqyri Kotorri, Anesti Koromani, Arif Çiço dhe turku Abubekir Tuncdemir u dënuan me nga 14 vite burg. Shtetasi tjetër turk Enver Kurtulus dhe i pandehuri Orgest Myftaraj u dënuan me nga 13 vjet, ndërsa Blerim Ukimeraj dhe Elmi Thaçi me nga 12 vjet. Procesi ndaj tyre u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe për këtë shkak të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së këtyre dënimeve.

Aleksandër Pema

Aleksandër Pema, pjesë e rrjetit të biznesmenit Molla u lirua krejt papritur nga drejtësia shqiptare dhe vijoi me aktivitetin e tij të jashtëligjshëm në Greqi. Kjo zgjati deri në janar të këtij viti, kur Pema pas një hetimi nga drejtësia greke u vu sërish në pranga.

41-vjeçari, akuzohet si koka e grupit të 1.2 ton kokainë që u sekuestruan në janar të këtij viti, vlera e të cilës në treg kapte shifrën e 50 mln eurove. Pema është një person me rrezikshmëri të lartë dhe konsiderohet si ‘tmerri’ i drejtësisë greke. Sandër Pema është arrestuar si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, bashkë me cilin trafikonin kokainë nga Shqipëria e Greqi drejt Turqisë.

Ai jeton në Greqi që prej viteve ’90, ku është arrestuar shumë herë dhe është dënuar për vepra të rënda penale. Në vitin 1998, Pema u arrestua për disa vjedhje me dhunë. Ai u dënua dhe arriti të lirohej vetën në vitin 2006. Aleksandër Pema njihet edhe si miku i ngushtë i Marian Kolajt. Ky i fundit është një i arratisur nga burgjet greke, i cili u vra nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë. Në këtë ngjarje ishte edhe Pemaj prezentë, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivi grekë, të cilët i vranë mikun para syve. Në vitin 2010, Pemaj pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij.

Shqiptari u lirua në vitin 2015. Por dy vite më vonë, ai ra sërish në pranga pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës me në biznesmenin krye Jurgen Mollën. E pashpjegueshme, por Pemaj ka rritur të dalë sërish nga qelia duke përgatitur një tjetër rrjet trafikimi me kokainë.

Operacioni për kapjen e Pemës u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe janë kapur 1 ton e 180 kilogram kokainë si dhe disa armë pistoleta dhe një kallashnikov. Sasia e kokainës ishte nisur nga Shën Vinsent i ishujve Karaibe dhe ka mbërritur me rrugë detare, më saktësisht me jaht, në qytezën greke. Më pas droga do të shpërndahej në vende të ndryshme të Europës dhe të Afrikës Veriore. Emrat e te arrestuarve të tjerë janë: Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksim Preçi.

Valentin Selaj

Një tjetër emër për të cilin u desh ndërhyrja e drejtësisë ndërkombëtare është Valentin Selaj, i konsideruari nga mediat italiane si ‘Zoti i drogës’. Në nëntor të 2017, Valentin Selaj u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni. Valentin Selaj u publikua nga gazeta italiane “La Nazione”, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës. Mediat italiane publikuan emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën e tij në atë kohë, gazetaren sportive Viola Spiro. Në një letër porosi të ardhur nga Holanda thuhet se Valentin Selaj, nga aktivi kriminal dhe trafiku  i kokainës paratë e fituar i ka investuar në Shqipëri në prona e biznese të paluajtshme dhe të luajtshme, kështu që Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion kërkoi konfiskimin e  17 pasurive të Valentin Selaj. Nga verifikimet e kryera rezultoi se Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

Sipas mediave italiane, kartelin e Valentinit e zbuluan dy gra të Prokurorisë së Amsterdamit. Këto dy gra dhe një tjetër në sektorin investigativ holandez, bashkëpunuan me një tjetër grua, prokurore nga Firence dhe filluan të investigojnë mbi këtë grup. Investigimi filloi një ditë pas një zënke banale rruge mes shqiptarësh, për kontroll territori në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investiguese që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3-4 prostitutash, por ishte diçka më shumë. Pavarësisht bujës së madhe, Selaj u la i lirë, pak muaj më vonë.

Hellbanianz

“Jemi Zoti i rrugëve”,  kështu vetëquhet banda e frikshme e shqiptarëve që jo pak herë është tallur edhe me drejtësinë britanike. Ata janë bërë shumë herë protagonistë të mediave ndërkombëtare, të cilët edhe pse të arrestuar në Britani, postojnë në rrjetet sociale, teksa ndodhen në burg.

Tre anëtarë të këtij grupi ndodhen pas hekurave: Azen Dajçi, 25 vjeç është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg; Fabion Kuçi, 27  vjeç me 6 vite e 4 muaj burg ndërsa Ardi Sheta, 19 vjeç është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg, pasi akuzohen se në mëngjesin e mëngjesit të 27 nëntorit 2018 kanë kryer një grabitje masive.

Por si trajtohen Hellbanianz në Shqipëri? Në vendin tinë, anëtarët e këtij grupi që jo pak herë kanë zënë faqet e para të mediave ndërkombëtare, janë idhuj për një masë të madhe të rinjsh. “Vinz” dhe “Stealth”, emrat e vërtetë të cilëve janë përkatësisht Ervin Selita dhe Fatjon Dibra, të dy me origjinë nga qyteti i Burrelit, por që prej vitesh jetojnë në Londër, kanë dhënë edhe koncert në Tiranë një vit më parë, ku kanë mbledhur qindra fanse të tyre, që prisnin në radhë për një autograf. Ndërsa në Angli, janë krejtësisht të përfshirë në industrinë e kanabisit, grabitjeve të vilave të mëdha, florinjve dhe diamanteve.

Gjithsesi, nëse djemtë e pasur qe rrethojnë nga beli vajzat e bukura nëpër klipe arrijnë në Londër, i presin ‘probleme’…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander pemaj artan jahelezi eldi dizdari ervin selita fatjon dibra jurgen molla lulzim berisha met kanani orges jahelezi saimir taullau valentin selaj aleksander pemaj artan jahelezi eldi dizdari ervin selita fatjon dibra jurgen molla lulzim berisha met kanani orges jahelezi saimir taullau valentin selaj


Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Shtator 2020, 11:24

Rehabilitimi i rrugëve fut në kaos Tiranën

rojektit të transformimit të Bulevardit Zogu i Parë, i cili zgjat tashmë prej një viti, i është shtuar së fundmi edhe projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të k...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet