LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria i hapi rrugë ndërtimit të teatrit të ri, AMT kërkesë kushtetueses: Përshpejtoni procedurat, plani kriminal po ço

25 Qershor 2021, 09:31 Nga DOSJA
Qeveria i hapi rrugë ndërtimit të teatrit të ri, AMT

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilës kërkojnë përshpejtimin e procedurave për marrjen e një vendimi në lidhje me padinë e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar. Pas lajmeve se qeveria i ka akorduar fondin Bashkisë Tiranë duke i hapur rrugë kështu ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, AMT shprehet se po veprohet në kudnërshtim me ligjin.

Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kjo çështje ndodhet në Gjykatën Kushtetuese dhe deri në momentin që Kushtetuesja të shprehet nuk mund të ndërmerret asnjë veprim.  Vetë avokatja e AMT-së, Adriana Kalaja tha para derës së Gjykatës Kushtetuese se duhet të vijë edhe reagimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Kalaja shtoi se Kim nuk duhet të merret me vogëlsira dhe të fajësoje mediat për gjithçka por që duhet të dalë e të prononcohet për këtë çështje të rëndë që po ndodh para syve të të gjithëve.

Pas saj, fjalën e mori edhe regjisori Edmond Budina. Vendimin e Këshillit të Ministrave, Budina e cilësoi një pështymë në fytyrën e drejtësisë. Qeveria shqiptare i ka kaluar një fond prej 900 milionë lekësh (rreth 7,3 milionë euro) Bashkisë Tiranë për “ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar”. Në padinë e AMT-së dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta kërkohet shfuqizimi i Ligjit Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, shfuqizimin e vendimit të KM të kalimit në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar si dhe shfuqizimin e vendit të Bashkisë Tiranë për shembjen e godinës së TK-së.

KËRKESA E PLOTË:
DREJTUAR: GJYKATËS KUSHTETUESE

PËR DIJENI: PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

E NDERUAR KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE,
TË NDERUAR ANETARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE,
E NDERUAR RELATORE E ÇËSHTJES,
Ju jeni tërhequr për të marë vendim në lidhje konfliktin kushtetues me palë ndërgjygjëse:

KËRKUES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS.

PALË TË INTERESUARA: KUVENDI I SHQIPËRISË;
KËSHILLI I MINISTRAVE;
MINISTRIA E KULTURËS;
MINISTRIA E FINANCAVE DHE
EKONOMISË;
BASHKIA E TIRANËS.

PALE E TRETË: ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT.

OBJEKTI: 1- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.
1.1- Pezullimin e zbatimit të Ligjit Special Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
2- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare;
2.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, konkretisht në pikën 1 dhe 2, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi;
3- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020, të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.
3.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
4- Pezullimin e zbatimit të çdo akti apo veprimi të çdo autoriteti publik që buron prej Ligjit Special Nr.37/2018, VKM-së Nr.377/2020, dhe VKB-së Nr.50/2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.
_________________________
E Nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese,
Të nderuar Anetarë të Gjykates Kushtetuese,
E Nderuar Relatore e çështjes,
Duke shprehur konsideratën më të lartë për Ju dhe Institucionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe nisur nga fakti tashmë publik se Ju, më datë 16.06.2021, jeni tërhequr për të marë vendimin lidhur me kërkesat që ka disponuar Presidenti i Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, vendim i cili jo vetëm ka një dimesion të gjërë në kuptim të interesit të publikut të gjërë, por do jetë dhe një vendim historik në 30 vite, për të kthyr besimin te DREJTËSIA, për të kthyer besimin te Institucionet e Drejtësisë dhe, mbi të gjitha për të dëshmuar para qytetarëve shqiptarë në gjithë botën, që presin me shumë interes dhe ankth këtë vendim, se Gjykata Kushtetuese ËSHTË E PAVARUR.
Procesi kushtetues si dhe fakti se Ju jeni tërhequr për vendim, nuk ka e penguar aspak Këshillin e Ministarve dhe Bashkinë Tiranë, që në bashkëpunim të vazhdojë me veprime konkludente arbitrare, në shkeljëe të plotë të Kushtetutës, për çuarjen deri në fund të planit të tyre korruptiv dhe kriminal, të ndërtimit të Teatrit të Ri, fakte, argumenta dhe të cilat i parashtruam para Jush edhe gjatë gjykimit.
Nisur nga lajmet e bëra publike ditët e fundit si dhe nga fakti se për shkak të ngarkesës së madhe që Ju keni këto ditë, me çështje me interes shumë të lartë publik, për të cilat e keni të pamundur objektivisht të ndiqni këto lajme, ndjehemi të oblikuar dhe të detyruar T`Ju informojmë se nga ana e Bashkisë Tiranë po vazhdojnë intensivisht përpjekjet për fillimin e punimeve, pasi Këshilli i Ministrave i ka akorduar fondin për ndertimin e Teatrit të Ri, veprime dhe procedura të cilat janë bërë duke injoruar edhe procesin kushtetues si dhe faktin se nga ana Juaj pritet të disponohet me vendim.
Në morinë e të gjithe medieve që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, po Ju japim info lidhur me dy artikuj të cilat konfirmojnë faktin e paraqitur nga ne më siper.
Kështu sipas shkrimit me titull “Çështja ende në Kushtetuese, Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit të Ri, pritet të nisë puna” e datës 23.06.2021, publikuar nga Politiko.al, në linkun https://xn--cdaaa.facebook.com/, jepen të dhëna mbi faktin se megjithëse Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vedim, asgjë nuk e ka ndaluar Qeverinë të akordojë fondin për ndërtimin e Teatrit të Ri, veprim i cili do lejojë Bashkinë Tiranë për nisjen e punimeve.
Po kështu, edhe te shkrimi datë 24.06.2021, titulluar “Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, i hapet rrugë nisjes së punimeve”, në linkun https://shqiptarja.com i medies shqiptarja.com, jepen të dhëna dhe fakte mbi veprimin e miratimit të fondit si dhe mundësinë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri, në Truallin ku ka qënë Teatri Kombëtar (para shembjes).
Në këto kushte, e vlerësojmë të nevojshme dhe emergjente se, nisur nga fakti i interesit të lartë publik që mbart çështja e Teatrit Kombëtar si dhe, i injorimit që po i bëhët Autoritetit të Gjykatës Kushtetuese nga Këshili i Ministrave dhe Bashkia Tiranë,

KËRKOJMË:

Dhënien e vendimit në afatin më të shkurtër të mundshëm, duke pranuar të gjithë kërkesat e Presidentit të Republikës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me:

1- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.
1.1- Pezullimin e zbatimit të Ligjit Special Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
2- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare;
2.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, konkretisht në pikën 1 dhe 2, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi;
3- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020, të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.
3.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
4- Pezullimin e zbatimit të çdo akti apo veprimi të çdo autoriteti publik që buron prej Ligjit Special Nr.37/2018, VKM-së Nr.377/2020, dhe VKB-së Nr.50/2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.

Jemi besimplotë se JU, si Anëtarë të Gjyatës Kushtetuese, do të ngiheni në lartësine e detyrës për të cilën ne si qytetarë shqiptarë presim kaq shumë, dhe për një çështje e cila është kthyer tashmë në kauzën e të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Po kështu, shprehim bindjen e thellë se ky vendim i Juaji, jo vetëm do i shërbejë interesit publik nga pikpamja morale dhe materiale dhe do bëjë krenarë breza të tërë, ata që protestuan dhe vazhdojnë të protëstojnë për Teatrin Kombëtar, por edhe breza të tërë të fënijëve dhe nipërve tanë, të clët duhet të krenohen me Ne dhe me këtë vendim Tuajin.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja aleanca per mbrojtjen e teatrit edmond budina adriana kalaja aleanca per mbrojtjen e teatrit edmond budina

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Qershor 2021, 09:05

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje