LIVE UPDATES
Aktualitet

22 Tetor 2020, 16:04 Nga DOSJA

TIRANË- Gerta Matohiti bashkëshortja dhe motra e dy të arrestuarve, përkatësisht Grid Leno dhe Mariglen Matohiti, për atentatin daj Andon Dhimës, ka nxjerrë blof policinë, por edhe mediat që i kanë kryqëzuar si “vrasësit me pagesë nga Kurbini”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, i siguruar nga Dosja.al, Matohiti shkruan se vëllai i saj, gjatë kohës që ka ndodhur atentati, vëllai i saj Marigleni ka qenë në punë prej 12 orësh, në lokalin e saj, ku dhe sipas Gertës, paguhet me një rrogë minimale.

Ndërsa, për të shoqin, Gerta Matohiti shkruan se ka qenë i ftuar në një ditëlindje. Krahas statusit, denoncuesja ka nxjerrë edhe foton që ka publikuar në rrjetet sociale, pikërisht ditën e atentatit të ndodhur, ku shihet dhe ora. Në orën 22:06 të darkës, Mariglen Matohiti shihet me pjata në duar në lokal, ndërsa në orën 22:09, është bërë atentati. (Shiko fotot më poshtë). Tre minuta diferencë që hedhin shumë hije mbi ngjarjen, se kur u bënë gati dhe shkuan tek pallati i Andon Dhimës, dy personat e akuzuar për “vrasje në tentativë”.

Për të shoqin, Gerta shton gjithashtu se ai është dënuar në Gjermani 17 vjeç, e ka mbyllur dënimin e tij dhe prej asaj kohe, nuk ka më asnjë lloj ‘njolle’. Ajo bën thirrje që mediat ta raportojnë këtë denoncim, teksa shkruan se po përdhosin emrin e dy familjeve, duke i konsideruar si vrasës me pagesë, pa qenë të tillë.

Denoncimi i plotë:

Për të gjithë ata që e dinë dhe s’e dinë, burri im dhe vëllai im, Grid Leno dhe Maringlen Matohiti janë të ARRESTUAR për atentatin e bërë ndaj biznesmenit Dhimo. Policia ka deklaruar që Leno dhe bashkëpunëtori Matohiti kanë qenë në vendngjarje dhe janë larguar të dy bashkë në drejtim të banesës. Po çfarë janë këto SHPIFJEEEEE, ku e para tjetri ka qenë në punë 12 orë (M. Matohiti dhe tjetri i ftuar në ditëlindje…Po trajtohet çështja si kriminela me pagesë kur të dy janë të pafajshëm dhe poshtë është dhe prova ku im vëlla është me pjata në duar duke punuar për motrën e tij prej 1 viti me pagën minimale thjesht duke më mbështetur dhe Grid Leno si kriminel që është dënuar në Gjermani 17 vjeç dhe ka shlyer dënimin dhe ka qenë një shtetas pa asnjë njollë në të gjithë jetën e tij…Çfarë janë këto SHPIFJEEEEE të shemtuara që pa u marrë as urdhërin e arrestit të dalin e të thonë u kapën autorët pa prova…Ky s’është ligj, unë kam besuar që ka por sot jam e hidhëruar të them që jooo, nuk ka, dhe tu vijë turp se po përdhosin emrin e dy familjeve të nderuara..Dhe media Jonë e dashur që bën sehir dhe s’pranon asnjë ta flasë këtë gjë publikisht…Nga çfarë kanë frikë, nga e verteta? Kush do ta lexojë, ju lutem ta shperndajnë që të kuptojnë çfarë policie kemi ne. Përpos dhunës verbale që kam pësuar unë dhe ajo fizike të burrit tim, lanë edhe femijën tim deri në orën 12 të natës duke kërkuar mamin ?? TURPPPP DHE SHPIFJEE KËTU JETOJMË NE.

Të dy të arrestuarit, sot kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Grid Lenon, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti, 30 vjeç, dhe Enea Hoxha, kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarjen e 15 tetorit, kur në rrugën “Mustafa Gjollesha” dy persona hynë pas biznesmenit Andon Dhima në hyrjen e pallatit dhe ky i fundit denoncoi se donin ta vrisnin. Ata pritet të dalin nesër para trupit gjykues, ku dhe do të njihen me masën e sigurisë.

Çfarë ndodhi më 15 tetor?

Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit, tek dera e ashensorit, ku dy persona shihet se hynë pas tij dhe menjëherë u larguan. Dosja.al ka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një iskenim. Megjithatë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë?

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj andon dhimes gerta matohiti grid lena mariglen matohiti atentati ndaj andon dhimes gerta matohiti grid lena mariglen matohiti


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj