LIVE UPDATES
Aktualitet

“I ati i Dendias mbante në zyrë bustin e Skënderbeut”/ Gazetari tregon takimin me Spiro Deden në Korfuz, si iku nga Hima

22 Tetor 2020, 15:18 Nga DOSJA
“I ati i Dendias mbante në zyrë bustin e

TIRANË– Gazetari Nebil Çika ka rrëfyer takimin me babanë e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, kohë më parë në ishullin e Korfuzit. Në një shkrim të gjatë në Facebook, Çika shkruan se Spiro Deden (Dendias), e kishte takuar në fillim të viteve 1990, kur drejtonte disa biznese dhe ishte kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” së Korfuzit. Fliste shumë mirë shqip. Sipas gazetarit, babai i ministrit mbante në zyrën e tij bustin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbut.

Më bëri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante në një dhomë tregtie heroin kombëtar të vendit tim. E di që është një prijës e luftëtar i madh por për tregtar nuk e di të ketë qenë – e pyeta ,jo pa qëllim . Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë : “Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun. E para – ishte një gjeneral i madh! E dyta- luftoi kundër turqve! Dhe e treta, që është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të paret e mi ishin luftëtarë të tij,”-shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË: 

“Të paret e mi ishin luftëtarë te tij “ -Ç’farë më tha i ati i ministrit te jashtëm grek per Skënderbeun! Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë , në të cilin jam përmendur edhe unë. Është e vërtetë që e kam takuar disa herë të atin e tij. Spiro Dede (Dendias) kur botoja e drejtoja gazetën “Saranda” në Sarandë . Në fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” së Korfuzit. Fliste shumë mirë shqip. Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin që ishte nga Iliazi një fshat i Bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi të Shqipërisë nga fshati im Borshi. Të qenit “patriotë” , nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin. Origjinën e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashkë me një grup gazetarësh të tjerë ishim të ftuar në Korfuz në 1994 kur Gjermani i dorëzonte Greqisë kryesimin e BE. Në axhendë kishim edhe një vizitë në dhomën e Tregtisë së Korfuzit ku na priti Spiro Dede . Në zyrën e vet mbante bustin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbut. Më bëri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante në një dhomë tregtie heroin kombëtar të vendit tim. E di që është një prijës e luftëtar i madh por për tregtar nuk e di të ketë qenë – e pyeta ,jo pa qëllim . Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë : “Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun. E para – ishte një gjeneral i madh! E dyta- luftoi kundër turqve! Dhe e treta, që është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të paret e mi ishin luftëtarë të tij .” Që Nikos Dendias është me gjak shqiptari kjo nuk vihet në dyshim , por për të gjaku nuk duket se ka rendësi, rëndësi ka si ndjehet e për kë punon ai dhe është e sigurt që deri tani punon për Greqinë. Qënia e tij gjenetikisht shqiptare nuk i sjell asnjë favor Shqipërisë. 50 % të gjakut, shqiptar, e ka edhe kryeministri Micotaqis . Marika, nëna e tij ishte nga familjet e njohura shqiptare ( arvanitase) të Athinës . Por sa ai, 50 % shqiptar, e ka gjakun edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama . Gjaku ka rëndësinë e vete në veprimet e një njeriu por ne kemi parë se shumë herë gjëmën, si popull e komb, na e kanë bërë njerëz me gjak shqiptari. Por me që lajmi u botua në kuadër të marrëdhënieve me Greqinë, ja vlen të kujtojmë se edhe Nepolon Zerva, që drejtoi gjenocidin ndaj çamëve, me gjak shqiptari ishte! Nebil Çika”.

Kryediplomati grek ka pranuar vetë se është shqiptar prej babait dhe e ka origjinën nga një fshat i Himarës, të cilin ka premtuar të vizitojë herën tjetër që do të vijë në Shqipëri. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nebil cika nikos dendias spiro dendias nebil cika nikos dendias spiro dendias

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj