"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Kush është Talo Çela që i ekzekutuan vëllain, mori pjesë në grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas, ende në kërkim nga Po
17 Shtator 2020, 06:39Nga DOSJA
ELBASAN– Mëngjesin e sotëm, në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan është ekzektuar me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje.
Por, kush është Talo Çela, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri?
Çela është një person me precedent penal. Ai është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar ndaj tij masës e “arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Ngjarja e parë e bujshme, ku u përmend emri i Talo Çelës, është grabitja në Rinas, që ndodhi më 9 prill të 2019. Disa persona të maskuar, nën kërcënimin e armës arritën të vidhnin 4.6 milionë euro, që kishin si destinacion Vjenën. Në këtë grabitje ka marrë pjesë edhe Talo Çela. Po kështu, dyshohet se Talo Çela ka qenë e atentatit me armë zjarri, ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës.Emri i Talo Çelës doli në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
Sakaq, ai njijhet edhe si miku i Emiljano Ramazanit, i cili u vra pak javë më parë në Elbasan. Aktualisht në burg për dy vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe masakrimin për vdekje të Regis Runajt, janë lënë dy të rinjtë, Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm paranjë lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.3 autorët të veshur si policë vranë me armë zjarri 50-vjeçarin Bujar Çela. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Pas krimit të rëndë ata dogjën mjetin që përdorën gjatë atentatit. Makina është gjetur e djegur në fshatin Murras.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Aktorja e njohur Ema Andrea ka treguar se është telefonuar nga një person i cili i ka komunikuar se është pozitive me COVID-19 e se nuk duhet të lëvizë ...
Prof. Giora Solar është personalitet i njohur botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore.Gjatë viteve 1988-1994 ai krijoi dhe drejtoi Departamentin e Autoriteti...
ELBASAN- Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasanit. Uniformat blu bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri p...
TIRANË– I ftuar në “Arena” në RTV Ora nga Dritan Hila, mjeku Pëllumb Pipero tha se vaksina ndaj virusit stinor na mbron nga ky i fundit dhe na ndihmo...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka lëshuar deklaratën “bombë”! Në emisionin “Repolitix”, Qyno ka bërë me dije se burime të tij nga Policia e Shtetit i kanë zbu...
TIRANË– Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se nuk pret ndonjë mrekulli në betejën me Covid -19 as nga trajtimi me plazmë dhe as nga vaksina.I ...